Permet, Banjat e Benjes dhe Ishulli i Zvernecit 3 Dite
Gryka e Kelcyres, Qyteti i Permetit, Kisha e Shen Merise se Leuses, Banjat e Benjes, Kanoni i Lengarices dhe Ishulli i Zvernecit
Pershkrimi
Cmimi Baze: nga 79 Eur/person.
Nisjet cdo te Premte: 5 Qershor, 12 Qershor, 19 Qershor, 26 Qershor....Korrik....Gusht..... 2020.
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona
Cfare perfshihen:
- Akomodimi 2 Nete ne Permet
- Mengjeset e perfshira
- Transporti me Minibus sipas programit
- Parkimet
- Shoqerues nga Agjensia
Nuk perfshihen:
Drekat dhe Darka, shpenzimet personale, siguracion shendetesor ne udhetim.
Itinerari i Turit
Ky tur ka si qellim per te vizituar zonen e bukur te Permetit, si Banjot e Benjes, Kanionet e Lengarices, per te ngrene dreke apo darke me pjatat tradicionale permetare, per te shijuar veren apo rakine e kesaj zone dhe produktet bio te saj. Gjithashtu diten e trete do te shkohet ne ishullin e Zvernecit ne krahinen e Vlores, per te vizituar natyren, Manastirin e Zvernecit dhe per te shijuar nje dreke ne nje nga restorantet e peshkut ne Lagunen e Nartes.
Dita 1.
Nisja nga Tirana rreth ores 09.00 (orari i nisjes mund te diskutohet). Mbas 1 ose 2 ndalesa rruges mberritja ne Gryken e Kelcures. Ndalese per vizite panoramike, kohe e lire per dreke ne nje nga restorantet buze lumit Vjosa. Me tej do te vazhdojme per ne Permet ku do te behet marrja e dhomave. Vizite me kembe ne qytet, Guri i qytetit, Kisha e Shen Premtes, Kisha e Shen Kollit. Darka ne nje nga restorantet tradicional te Permetit.
Dita 2.
Mbas mengjesit dte e plote ne Banjot e Bënjes (kohe per plazh) dhe vizite ne Kanionet e Lengarices. Kthimi ne hotel Mbasdite. Darka ne nje restorant Tradicional.
Dita 3.
Mbas mengjesit vizite ne kishen Shen Meria e Leusës. Ndodhet buzë fshatit Leusë, 2.3 km nga Permeti. Pjesa e përparme e kishës është si manastir, kurse vetë kisha është si tempull, dhe rrethohet nga 3 përrenj të mëdhenj që dalin nga malet dhe derdhen në lumin Vjosa. Përpara kishës gjenden disa monumente të vjetra varresh të viteve 1800-1900.
Me tej do te marrim rrugen drejt Tiranes, ku ne Levan te Fierit do te devijojme per ne Zvernec (30 min devijim). Vizite ishullit, Manastirit dhe kohe e lire per nje dreke peshku ose mishi ne nje nga restorantet e Lagunes se Nartes.
Kthimi ne darke ne Tirane.
Hoteli ne Permet:
Ne jemi shume te kujdesshem ne zgjedhjen e hoteleve, te cilet duhet te plotesojne kushtet e standartit Konfort, te perfaqesojne jeten, kulturen dhe traditat e zones. Ju mirepresim ne kete tur.
Komento | Cancel reply
Specifikimet
SKU | PER/ZVE/5QE |
Disponibiliteti | 14 |
Transporti me autobus | |
Shoqerues dhe Guide | |
Madhesia e Grupit | Min 6 - Max 14 persona |
Vaktet e perfshira | Mengjes |
Hits | 15691 |
Date | Maj 17, 2020 |
* IP |
Vleresoni produktin
Ture te ngjashem nga MTI TRAVEL
-
Liqeni i Komanit dhe Lugina e Valbones, Tur 2 Ditor
€ 68.00 -
Riviera Shqiptare 2 Dite
€ 50.00 -
Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.
€ 60.00 -
Permet, Banjat e Benjes 2 Dite
€ 50.00 -
Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor
€ 60.00 -
Riviera Shqiptare 3 Dite
€ 99.00