Ju jeni ketu Home » MTI TRAVEL BLOG » Muzeu i Prados, Madrid

Muzeu i Prados, Madrid

Perkthime ne shqip te disa pikturave te famshme ne muzeun e Prados Madrid

The Spoliation (Rrembimi, Detyrimi)

The Spoliation Rrembimi, Detyrimi
In Muzeu i Prados, Madrid

El Greco (Domenico Theotokopulos) Krijuar: 1577-79 Vendodhja: Katedralja e Toledos, Spanje

The Spoliation ( Rrembimi) – El Greko The Spoliation konsiderohet sin je nga pershkrimet me mahnitese te Krishtit, vecanerisht duke pasur parasysh edhe mantelin e kuq te ndritur, ne nje nga figurat e heshtura. Skena pershkruan Krishtin me kembet ne kryq, te cilin e bejne gati per kryqezim. Piktura qendron ne altarin e larte te katedrales se Shenjte ne Toledo. Piktura u nis ne vere 1577 dhe u perfundua ne pranvere te 1579. Kjo veper paraqet punen e pare te dokumentuar te El Greko-s ne Spanje. Kjo picture ofendoj Inquizicioni-n ( Nje institucion kishtar i themeluar nga Kisha Katolike per te hetuar dhe denuar, nga nje gjykate speciale, mbeshtetesit e teorive qe konsiderohen ne kundershtim me ato te te Ortodoksise Katolike, ose Herezive), I cila e akuzoj artistin per vendosjen e krishtit ne nje nivel me te ulet sesa spektatoret. El Greko u burgos, dhe kariera e tij mund te perfundonte aty nese ai nuk do te kishte miqesi te forta me disa klerike te moderuar te Toledo-s. Piktura ka nje efekt te fuqishem per shkak te ngjyrave origjinale te theksuara. Kjo picture u soll ne traditen byzantine tradicionale te artit. Ne pjesen e poshtme te pictures, e cila duket e ndare nga turma, gjenden ata te cilet po merren drejtperdrejt me flijimin, Maria-t dhe ekzekutoret. Mes tyre, te pikturuara me nje delikatese ekstreme, jane kembet e Krishtit. Te treja grate jane duke pare ne menyre te fiksuar nje gozhde me te cilen do te gozhdohet Krishti. Por njesoj si burrat, fytyrat e tyre nuk tregojne emocion. Kjo eshte nje nga vecorite e cuditshme te “Espolio”. Espolio jep nje shembull te mire te levizjes, shenja e dores se majte te Krishtit, qe duke kaluar nen krahun e torturuesit te tij, fal ekzekutorin qe po punon per kryqin.

Las Meminas (Rethi i familjes) ose Familja e mbretit Filip IV

Las Meminas Rethi i familjes ose Familja e mbretit Filip IV
In Muzeu i Prados, Madrid

Autori: Diego Velazquez Krijuar: 1656 Lloji i piktures: Art , Portret Muzeu i Prados, Madrid

Las Meminas ( Shoqerueset e nderit) Kjo eshte nje picture e vitit 1656 e cila ndodhet ne Muzeun e Prados ne Madrid. Eshte nje portret i Margarites, vajzes se Mbretit Philip 4 dhe gruas se tij te dyte, Mariana e Austrise. Perberja komplekse dhe enigmatike e pictures eshte nje shembull I shkelqyer se si jane bere veprat e medha te artit. Vepren Las Meminas e ka rikrijuar edhe Picasso ne Vitin 1957 duke e portretizuar hutimin e te vogles Margerita ne nje menyre shume ekspresive dhe mjeshterore. Las Meminas lejon spektatorin per te bashkevepruar lirisht me pikturen ne pika te ndryshme kontradiktore te pictures nga pamja dhe per kete arsye I ofron nje kuptim me te plote e te thelle emocionues dhe intelektual. Ne nje dhome te madhe te Alcazar ne Madrid ne shohim te voglen Margarita te rrethuar nga dy shoqerueset e nderit ( Sherbetoret e nderit) “ Meminas” Njera eshte Maria Agustina Sarmiento e cila I ofron uje te vogles ne nje ene prej qeramike, dhe tjetra eshte Isabel de Velasco. Ne te majte te saj, pak me tutje shohim xhuxhin Maribola dhe nje qen roje. Pas tyre, duken lehtesisht si hije nje asistent, burre I paidentifikuar dhe Marcela de Ullo. Ne krahun tjeter ndodhet vete Velaquez. Ne pjesen e pasme ted homes shihet Jose Nieto, (officer I pallatit mbreteror) I cili qendron si siluete deren e hapur. Gjendet nje vecori e cutitshme ( Paradoks) ne Las Meminas. E vogla Margarita nuk eshte apsolutisht duke pozuar per pikturen e saj. Me pas shohim se Mbreti dhe Mbreteresha reflektohen ne pasqyren e pasme ne murin e studios e tij. Per kete supozohet se Velaquez eshte picture me portretin e ciftit mbreteror te cilet qendrojne ne kembe pas kembalecit te tij. Por nese shohim me thelle verejme se Margarita e vogel eshte ne qender te vemendjes dhe fokusit te “Las Meminas”. Teknikat e pictures se Velaquez jane frymezuar nga stili Barok. Barok eshte periudha dhe stili ku perdoreshin levizje te ekzagjeruara per te prodhuar drame dhe tension.

EL GRECO, Annunciation, Lajmerimi

EL GRECO, Annunciation, Lajmerimi
In Muzeu i Prados, Madrid

El Greco – Biografia Krijuar: 1600 per: Kolegjin e Zonjes se Mire ne: Kishen e DONA MARIA DE ARAGON (HIGH ALTAR OF THE COLLEGE OF DONA MARIA DE ARAGON)

El Greco – Biografia El Greco ka lindur rreth 1541 ne Krete- Greqi, e cila ishte me pas pjese e Republikes Veneciane Rreth te 20-tave ai udhetoj drejt Venecias duke studiuar nen tutelen e Titian, I cili ishte piktori me I njohur I kohes se tij. El Greco u trasferua ne Rome pas nje fare kohe, nga 1570-1576 duke qendruar ne pallatin e Kardinalit Alessandrio Farnese, nje nder individet me te pasur dhe me ndikim ne Rome. Ne 1572 ai u bashkua akademise se piktoreve dhe krijoj nje studio, por suksesi ishte I pa arritshem. Rreth moshes 35 Vjecare ai shkoj ne Toledo- Spanje . Ne Toledo ai takoj Diego de Castilla, dekanin e Katedrales se Toledos I cili porositi El Greco-n per te pikturuar nje grup me punime per altarin e Kishes se “Santo Domingo el Antiguo”. Castilla gjithashtu mundesoj porosine e “Disrobing of Christ” dhe keto piktura do behen disa nga veprat me tem ira te realizuara nga El Greco. Pavareisht porosive qe mund te merrte, El Greco nisi nje kariere te rendesishme ne Toledo dhe prodhoj vepra te tilla te cilat jane pike referimi si “San Sebastiano” 1578, “San Pietro in Tears” 1582 dhe “ La sepoltura del Conte di Orgaz” 1588. El Greco jetoj dhe punoj ne Toledo per pjesen tjeter te jetes se tij duke prodhuar pikturat e tij me te njohura. Ai eshte permendur kryesisht per figurat e tij te zgjatura, torturuara, shpesh me natyre fetare, stil I cili habiti bashkekohesit e tij, por qe e ka ndihmuar ne krijimin e reputacionit ne vitet ne vijim EL GRECO HIGH ALTAR OF THE COLLEGE OF DONA MARIA DE ARAGON Kolegji I zonjes se misherimit, ishte nje Seminar I Augustinianeve ne Madrid per trajnimin e prifterinjve. Ndertimi I kishes filloj ne 1581 dhe El Greco, I cili ishte resident ne Toledo dhe kishte relativisht pak kontakte ne Madrid. Ishte me fat qe fitoj kontraten per altarin kryesor. Marreveshja ndermjet piktorit dhe keshillit Castilias u nenshkrua ne Dhjetor 1596 dhe I kerkoj El Grecos per te dorezuar altarin ( duke perfshire punimet e drurit, skulpturat dhe pjeset e lyera me ar) brenda Krishtlindjeve 1599. Altari u kompletua perfundimisht ne korrik te vitit 1600. Altari I Dona Maria de Aragon ishte porosia me ee rendesishmee El Greco-s qe u mor ne ate kohe, dhe ai u pagua per kete 6000 ducats, nje shume e madhe. Kjo u pagua me shume se cdo pune tjeter e tij. Ishte ketu, ku ai ka realizuar plotesisht vecorite e vonshme te stilit te tij “mistik”-forma e zgjatur, efektet e lehta dritash, kombinime ngjyrash ( Ngjyre jeshile bari, roze ciklamin, ngjyre ari dhe blu), theksime gjestesh dhe shprehjesh. Altari u shperbe ne 1810 pas shtypjes nga Jozeph Bonapart nen urdhrat fetare te Spanjes. Nuk ka detaje per veprat e shpetuara, por sipas nje dokumenti te 1814 ajo permban 7 piktura dhe 6 skulptura. Ka pasur shume debate gjate viteve te fundit mbi shfaqjen e altarit original, por aty ka nje marveshje te konsiderueshme e cila perfshin 5 piktura ne El Prado: Ringjallja, Kryqezimi, Pentecost ( Feste e Krishtere), Pagezimi I Krishtit dhe Lajmerimi dhe e gjashta Adhurimi I barinjve ne Bukuresht. Piktura e 7 konsiderohet e humbur dhe mendohet te kete qene nje kurorezim I Virgjereshes. Lajmerimi Tiparet stilistike Ekspresioniste, karakteristike e pikturave te El Greco-s ne fund te vitit 1590 jane gjetur gjithashtu edhe ne pikturat e nje altari te cilin El Greco e krijoj per Kolegjin Augustinian per Zonjen e Misherimit ne Madrid midis 1596 dhe 1600. Mbrojtesja –Zonja e kolegjit , dama e shoqerimit “Dona Maria de Cordoba Y Aragon” kishte vdekur ne 1593, duke lene te kuptohet se porosia erdhi nga ekzekutuesi I testamentit te saj. Altari, si shume vepra te tjera ne zoterim te Kishes ishte cmontuar nga perberesit e tij gjate pushtimit Francez ne Spanje. Gjithcka qe dihet nga burimet e shkrimeve te shpetuara eshte se El Greco ka furnizuar ne total me 5 Piktura. “LajmerimI” ne Prado eshte nje nder keto piktura, dhe ajo eshte nje shembull vecanerisht I mire I games ngjyrave qe I karakterizon. Ne pjesen e pasme te pictures, bota tokesose sapo eshte treguar nga shkallet, shportat e qepjes dhe dege trendafili ne flake. Flaket jane dhene ne menyre natyrale, dhe ato ndoshta jane shfaqur per te pasqyruar flaket e verteta te qiririt te ndezur qe digjet mbi altarin gjate kremtimit te Meshes. Por pertej kesaj El Greco e ka shtremberuar lehtesisht driten, ngjyren dhe formen. Ne te vertete e gjithe forma eshte ne gjendje fluksi. Ritmi I madh I kraheve te Gabriel dhe Shpirtit te Shenjte pershpejtojne dramen. Petkujt blu kristalin, ngjyra e kuqe dhe e verdhe-gjelber lekundet kundrejt zbrazetise blu-gri. Drita inkandeshente eshte reflektuar ne figurat me intensitet te tille qe secila te duket se eshte nje burim drite.

The Worship of Venus, Adhurimi i Venusit

The Worship of Venus, Adhurimi i Venusit
In Muzeu i Prados, Madrid

Adhurimi i Venusit. Autori: TITIAN. Krijuar: 1518-1519. Muzeu i Prados, Madrid.

The Worship of Venus ( Adhurimi – Besimi I Venusit) Eshte nje picture me tekniken e vajit, e cila ruhet ne Museo del Prado Madrid. Titian u porosit per te bere nje sere pikturash ne 1516 nga Duka I Ferrares. Pikturat te cilat kishin si destinacion dhomen Alabastro, kishin teme Dinonysiane. Nje nder to eshte dhe “ Adhurimi I Venus” Kjo pjese me mjaft ngjyra e vepra arti, perfshin si subject temat e dashurise, pjellorise, rigjenerimit te natyres, dhe shenjave komike te cilat paraqiten me nje elegance formale te hijshme. “Adhurimi I Venus” ishte piktura e pare e Titian ne serine e tij te porositjes, ai u bazua ne mitologjine e lashte Greke dhe shkrimet e Philostratus, nje sofist Grek I periudhes Romake ne shek 3 pas Krishtit. Piktura pershkruan estetikisht nje rit Roman te adhurimit per nder te Venus, Deas se dashurise, bukurise, seksualitetit, pjellorise, begatise, dhe fitores. Ne kete dite adhurimi –besimi, grate I benin oferta Perendeshes se Venus ne menyre qe te pastronin veten e tyre. Ne picture shihen dy Nimfa, ose shpirtra te natyres femerore, te cilat ishin te lidhura me Venus-in duke qendruar ne te djathte tek statuja e Venusit ne anen e tyre. Cupid, konsideroheshin femijet e Nimfave, te cilat jane te shumte ne picture. Cupid-et gjenden duke luajtur dhe shprehur dashurine ne nje livazh ne mes statujes se Venus dhe rreshtit te pemeve me molle. Philostatus I pershkruan Cupid-et duke mbledhur mollet neper shporta me shigjeta prej ari te cilat I kane ngulur ne pemet me molle. Ky pershkrim I ri dhe I kendshem tregohet ne “Adhurimin e Venusit” me gjestet lozonjare dhe komike te femijeve te vegjel, ose sic pershkruhen ndryshe Cupid.

The Bacchanal of the Andrians

The Bacchanal of the Andrians
In Muzeu i Prados, Madrid

Orgjia e Andrianeve Autori: TITIAN Krijuar: 1523-1526 Koleksioni i pikturave italiane ne Muzeun e Prados.

The Bacchanal of the Andrians Ne Vitin 1516 Titian kontaktoj me Alfonso D’este, Duka I Ferrares per te punuar prej 10 vjetesh per pikturat qe do te destinoheshin per “ Dhomen Alabaster”. Ne kete periudhe ai pikturon nje sere pikturash te mrekullueshme te temave Dionysiane. The Bacchanal of the Andrians ishte piktura e fundit e serise. Subjektet jane marre nga pershkrimet klasike te veprave te artit. Ketu Titian riprodhon imazhin e shkrimtarit Filostrato, duke perfaqsuar njerzit e ishullit Grek Andros, duke festuar buze lumit me veren te cilen Dionisi e ka krijuar. Kjo mundesi e shkelqyer per te bashkuar te shkuaren nuk ka humbur te Titian, ku natyralizmi I ngjyrave brilante dhe te mrekullueshme tregojne barazi . Subjekti I kesaj picture I referohet ardhjes se Bacchus ne ishullin Andros, aty ku ndjekesit ( pasuesit) e tij nen efektet e veres e presin duke qene te dehur ne menyra te ndryshme. Ata pijne nga lumi I ishullit nga I cili nuk rrjedh uje por vere. Vete Zoti nuk eshte I pranishem, por anija e tij veshtrohet rrishtazi ne distance dhe thelbi i Bacchanalia qendron ne nje poce me vere e cila mbahet lart. Hijet e zhvendosura mund te shkaktojne menyra te nderlikuara te mos permbajtjes, por aty nuk ka mosmiratim moral dhe atmosfera eshte elegjiake dhe tolerante. Zgjedhja e subjektit mund te ndikoje jo vetem ne Hedonizmin e porositesit, por edhe ne begatine e agricultures se provinces se Ferrareses, plot me ushqime dhe pije. Njeriu I cili qendron ne qender te pictures I perkulur mbi berrylin e tij, rrjedh nga “ Beteja Cascina Cartoon” e Michelangelos, ndersa nimfa e dehur e cila qendron e shtrire ne te djathte bazohet ne statujen klasike te Adriadne.

The Story of Nastagio Degli Onesti

The Story of Nastagio Degli Onesti
In Muzeu i Prados, Madrid

Autori: Sandro Botticelli. Krijuar: 1483. Porositur nga: Antonnio Pucci, si dhurate per martesen e djalit te tij. Qellimi : dekorim per dhomen e gjumit te djalit qe do martohej.

THE STORY OF NASTAGIO DEGLI ONESTI Ne Vitin 1483 Sandro Boticelli u porosit nga fisniku Fiorentino Antonio Pucci per te krijuar nje sere pikturash me rastin e marteses se te birit Gianozzo me Lucrezia Bini. Pikturat ilustrojne nje tregim nga Decamerone di Boccacio ( 1953), nje koleksion tregimesh te cilat lidhen nga nje grup personazhesh gjate 10 diteve per te zbavitur vetveten si dhe ata qe iken nga Firenze per te shpetuar nga epidemia e murtajes. Pikturat e Boticellit tregojne Historine e “Nastagio degli Onesti”, lidhur me karakterin e Filomena-s ne diten e 5-te te Decameron. Nastagio eshte nje djale I ri nga Ravenna, I cili eshte dashuruar me nje grua, por eshte refuzuar. I deshperuar ai niset drejt periferise se qytetit per te sheruar plaget. Piktura e pare, tregon Nastagion ne nje pyll, ku ai sheh nje grua nudo e cila ndiqet nga qente, dhe nje njeri hipur mbi kale. Njeriu, Guido del Anastagi, ishte I dashuruar me gruan, ashtu si Nastagio, dhe ishte refuzuar nga ajo. Ai ishte aq I shkaterruar nga refuzimi I saj saqe u vetvra. Nastagio po perjeton dy zhgenjime, denimin e perjetshem te Guidos duke bere vetvrasje dhe refuzimin e dashurise se tij. Jane te denuar te perserisin gjuetine djallezore. Guido e rrezon poshte duke e lene pa fryme, I nxjerr zemren dhe zorret per tja u dhene qenve. Gjuetia perseritet perseri, pa fund. Ne pikturen e dyte, Nastagio iken nga skena e dhunshme, dhe ne sfond shohim gjuetine te filloje perseri. Nastagio ndihet I tronditur nga dhuna qe ai ka pare, por ne te njejten kohe I frymezuar. Ai e kupton se mund te perdore ndeshkimin e ciftit tjeter per te bindur te dashuren e tij ti jape fund vuajtjes se tij. Ne pikturen e Trete, Nastagio ka ftuar te dashuren e tij dhe familjen e saj ne nje banket ne pyll, duke e ditur qe do te nderpritet nga gjuetia e te dashuruarve te mallkuar. Nastagio I dashuruar, ne te majte me nje veshje te bardhe, kuptohet qe eshte I traumatizuar. Pasi perjeton denimin e dhunshem qe ju be gruas e cila refuzoj dashurine e Guidos, ajo ndryshon mendje mbi Nastagion. Ne te djathte, sherbetori I tij I thote Nastagios qe e dashura e tij e pranon propozimin. Piktura e Katert, tregon banketin e tyre te dasmes se kushtueshme, me grate e veshura bukur, te cilat qendrojne ulur ne te majte, dhe te burrave ne te djathte. Ndersa sherbetoret sjellin pjatat e ushqimeve.

The Garden of the Earthly Delights nga Bosch

The Garden of the Earthly Delights nga Bosch
In Muzeu i Prados, Madrid

Autori: Hieronymus Bosch. Titulli: Kopeshti i kenaqesive te tokes Shkolla: Fleminge Tema: Alegori Viti: 1503–1504

Hieronymus Bosch’s autori I vepres “The Garden of the Earthly Delights” qendron si nje nga kryeveprat me te medha te Rilindjes Veriore. Deri tani me I njohuri nga punet ambicioze, “Kopshti I Kenaqesive Tokesore” ilustron stilin artistic individual Bosch-is, I cili permban imazhe te gjalla dhe kompleksitetin e kuptimit simbolik. Kopshti I kenaqesive Tokesore, eshte nje Triptik, qe do te thote se ajo perbehet nga 3 pjese. Nje panel qendror dhe 2 anesore. Triptiku pershkruan nje sfere te tejdukshme qe perfshin Token, qiellin dhe detin. Krahet e Triptikut te Bosch jane te hapur per te treguar pjesen e brendshme plot ngjyra deri ne piken e thyerjes me arkitekture te cuditshme, morfologji jo natyrale, dhe te gjitha tipet e krijesave hibride. Triptiku mendohet te jete nje paralajmerim per rreziqet e tundimit, por u be object I shume supozimeve dhe verifikimeve. Ne panelin e pare ne te majte, Zoti gjendet mes figurave nudo te Adamit dhe Eves, I rrethuar nga Flora dhe Fauna. Ky eshte pa dyshim kopshti I Eden-it, edhe pse skena nuk eshte pa nje ane te erret. Ne distance shihet nje kafshe qe loton mbi pren-e e tij, dhe zogj te zinj qendrojne perreth qarkut te zi. Ndekohe qe disa besojne se paneli I qendror I cili pershkruan nje bote me njerez nudo, fruta me permasa te medha, dhe elemente te tjere sygjerues, eshte thjesht nje shembull I parajses se humbur. Te tjere besojne se eshte nje paralajmerim moral qe do te coje ne ferr, ashtu sic eshte paraqitur ne panelin e trete te pictures I cili eshte me shqetesuesi dhe enigmatiku. Aty jane pershkruar tmerret e ferrit, vendi ku mekataret fshikullohen nga lepuj gjigand, torturohen mbi instrumenta me permasa te medha, dhe perpihen nga nje insekt si qenie grotesk. Gjithsesi kuptimi triptik si nje e tere, Bosch e rikujton shikuesin qe perfundimi eshte denimi I mundur, ( Ndoshta I vetmi I mundshem) ne kete bote te korruptuar. Edhe pse ka shume shpjegime kontradiktore, ne pergjithesi mendohet te jete nje paralajmerim kunder epshit, nje nga 7 mekatet vdekjeprurese.

3 Zanat e Rubensit, 'Three Graces'

3 Zanat e Rubensit, 39;Three Graces39;
In Muzeu i Prados, Madrid

Autor: RUBENS, Shkolla Fleminge Tema; Mitologji

The Three Graces- Rubens Sipas Hesiodit kishte 3 Hire ( Zana- Zemergjeresi), Aglaia qe do te thote ndricim, Euphrosyne qe do te thote Gezim, dhe Thalia qe do te thote Lulezim. Te tre Hiret ishin virgjeresha te pastra qe jetonin me perendite, sherbenin ne bankete, dhe per te nxitur deshiren per te jetuar. Ato I sherbyen Aferdites, perendeshes se bukurise, dhe nuk ishin kurre te merzitura. Ato I dhane njerzve dashamiresi, karakter te drejte si dhe embelsi ne biseda. Ato jane prezantuar si 3 virgjeresha te bukura, dhe ishin ose krejtesisht te zhveshura ose te veshura me nje cope pelhure transparente. Qendronin ashtu te bashkuara te treja ne menyre qe dy prej fytyrave ishin kthyer nga spektatori dhe njera e kthyer ne te kundert. Rubens I tregon ato afer nje burimi, nen peisazhin e luleve, qiellit dhe pemeve. Portretet jane bazuar ne skulpturen klasike, ne te cilen eshte e dukshme tentativa e artistit per te percjelle ftohtesine e mermerit ne lekuren e tyre. Portreti I majte eshte frymezuar nga gruaja e tij e dyte Helene Forment. E pikturuar pak pas marteses se tij, e cila tregon lumturine e jetes se artistit. Kjo picture e vonshme e Rubens e tre figurave te zhveshura ilustron ne menyre madheshtore trajtimin e e misherimit njerezor. Rubens I nderton ato me 3 ngjyrat primare, te verdhe, te kuqe dhe blu. Ne picture duket qarte nje perqindje e larte e ngjyres Blu. Ne kete menyre, figura njerezore mbart te njejtat ngjyra primare qe perbejne pamjen e botes dhe te te gjithe kozmosit. Kjo picture I perkiste artistit deri ne vdekjen e tij ne 1640 dhe me pas u fitua nga Felipe i 4 dhe u dergua ne Spanje.

Maja e xhveshur dhe Maja e veshur

Maja e xhveshur dhe Maja e veshur
In Muzeu i Prados, Madrid

Maja Desnuda e Maja Vestida. Autori: FRANCISCO DE GOYA 1800. Porositur nga Godoy.

Maja Desnuda e Maja Vestida. MAJA E ZHVESHUR: Eshte nje nder pikturat me te njohura te Francisco Goya. Ajo u realizua ne vitet 1800-1803. E realizuar me tekniken e vajit me permasa 97x190cm, e cila ruhet aktualisht ne” Museo del Prado Madrid”. Behet fjale per nje picture pa asnje referim mitologjik, nje picture e nje gruaje plotesisht nudo dhe e shtrire ne nje divan. Kjo eshte ndoshta nudoja e pare e cila eshte realizuar pa reeferime letrare apo mitologjike, keshtu qe rendesia e saj nuk eshte vetem ne realizimin e pictures por edhe ne rolin e saj historic. Gruaja eshte portretizuar ne nje qendrim joshes. Duart e kryqezuara pas kokes, shikimi I drejtperdrejte dhe provokues. Permbajtja erotike e kornizes dhe sidomos qendrimi provokues I gruas, shkaktuan thirrjen e autorit nga ana e gjykates se inkuizicionit. Goya eshte marre ne pyetje persa I perket pictures, zanafillene saj, arsyet per te cilat eshte bere dhe cili ishte bleresi. Ai nuk u procesua ( Nuk u perndoq), por piktura u sekuestrua dhe nuk u shfaq per publikun deri pas viteve te par ate shek 20, si kjo picture dhe e kunderta e saj. MAJA E VESHUR: Ne te portretizohet e njejta grua ( edhe pse disa prej kritikeve pretendojne se nuk eshte e njejta grua) por e veshur, u gjeten nga Akademia e San Fernando ne nje dhome e cila nuk ishte e hapur per publikun. Edhe kjo picture, ndoshta ishte subject I hetimit nga ana e inkuizicionit. Pothuajse me siguri “La Maja Vestida” u pikturua duke e imagjinuar si kopertina e “La Maja Desnuda” dhe klientit te saj Manuel Godoy, I cili supozohet qe argetonte te ftuarit e tij duke zhveshur pikturat. Dallimi mes dy prikturave ka te beje mbi te gjitha me zgjedhjen e ngjyrave-hijeve. Ato me te ftohta ne pikturen e gruas nudo dhe me te ngrohta ne pikturen e gruas se veshur. Pervec kesaj ne pikturen “ La Maja Desnuda” jasteket dhe kuverta jane pikturuar ne menyren me te perpikte dhe te rafinuar. Shenim: Inkuizicioni ishte institucioni kishtar I themeluar nga Kisha Katolike per te hetuar dhe denuar, nga nje gjykate speciale mbeshtetesit e teorive qe konsideroheshin ne kundershtim me Ortodoksine Katolike. ( Te ashtequajturat Heresie).
https://www.mtitravel.al/components/com_mikro/images/up/s1/
https://www.mtitravel.al/inner.php/mikro/
1
Back to page
 
Please wait...

Blog Turet e Shkurt-it

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike