The Worship of Venus, Adhurimi i Venusit
nella Muzeu i Prados, Madrid
Adhurimi i Venusit. Autori: TITIAN. Krijuar: 1518-1519. Muzeu i Prados, Madrid.
The Worship of Venus ( Adhurimi – Besimi I Venusit)
Eshte nje picture me tekniken e vajit, e cila ruhet ne Museo del Prado Madrid.
Titian u porosit per te bere nje sere pikturash ne 1516 nga Duka I Ferrares. Pikturat te cilat kishin si destinacion dhomen Alabastro, kishin teme Dinonysiane. Nje nder to eshte dhe “ Adhurimi I Venus”
Kjo pjese me mjaft ngjyra e vepra arti, perfshin si subject temat e dashurise, pjellorise, rigjenerimit te natyres, dhe shenjave komike te cilat paraqiten me nje elegance formale te hijshme. “Adhurimi I Venus” ishte piktura e pare e Titian ne serine e tij te porositjes, ai u bazua ne mitologjine e lashte Greke dhe shkrimet e Philostratus, nje sofist Grek I periudhes Romake ne shek 3 pas Krishtit.
Piktura pershkruan estetikisht nje rit Roman te adhurimit per nder te Venus, Deas se dashurise, bukurise, seksualitetit, pjellorise, begatise, dhe fitores. Ne kete dite adhurimi –besimi, grate I benin oferta Perendeshes se Venus ne menyre qe te pastronin veten e tyre. Ne picture shihen dy Nimfa, ose shpirtra te natyres femerore, te cilat ishin te lidhura me Venus-in duke qendruar ne te djathte tek statuja e Venusit ne anen e tyre.
Cupid, konsideroheshin femijet e Nimfave, te cilat jane te shumte ne picture. Cupid-et gjenden duke luajtur dhe shprehur dashurine ne nje livazh ne mes statujes se Venus dhe rreshtit te pemeve me molle. Philostatus I pershkruan Cupid-et duke mbledhur mollet neper shporta me shigjeta prej ari te cilat I kane ngulur ne pemet me molle. Ky pershkrim I ri dhe I kendshem tregohet ne “Adhurimin e Venusit” me gjestet lozonjare dhe komike te femijeve te vegjel, ose sic pershkruhen ndryshe Cupid.