Sei qui Home » MTI TRAVEL BLOG » Muzeu i Prados, Madrid » The Story of Nastagio Degli Onesti

The Story of Nastagio Degli Onesti

The Story of Nastagio Degli Onesti
nella Muzeu i Prados, Madrid

Autori: Sandro Botticelli. Krijuar: 1483. Porositur nga: Antonnio Pucci, si dhurate per martesen e djalit te tij. Qellimi : dekorim per dhomen e gjumit te djalit qe do martohej.

THE STORY OF NASTAGIO DEGLI ONESTI Ne Vitin 1483 Sandro Boticelli u porosit nga fisniku Fiorentino Antonio Pucci per te krijuar nje sere pikturash me rastin e marteses se te birit Gianozzo me Lucrezia Bini. Pikturat ilustrojne nje tregim nga Decamerone di Boccacio ( 1953), nje koleksion tregimesh te cilat lidhen nga nje grup personazhesh gjate 10 diteve per te zbavitur vetveten si dhe ata qe iken nga Firenze per te shpetuar nga epidemia e murtajes. Pikturat e Boticellit tregojne Historine e “Nastagio degli Onesti”, lidhur me karakterin e Filomena-s ne diten e 5-te te Decameron. Nastagio eshte nje djale I ri nga Ravenna, I cili eshte dashuruar me nje grua, por eshte refuzuar. I deshperuar ai niset drejt periferise se qytetit per te sheruar plaget. Piktura e pare, tregon Nastagion ne nje pyll, ku ai sheh nje grua nudo e cila ndiqet nga qente, dhe nje njeri hipur mbi kale. Njeriu, Guido del Anastagi, ishte I dashuruar me gruan, ashtu si Nastagio, dhe ishte refuzuar nga ajo. Ai ishte aq I shkaterruar nga refuzimi I saj saqe u vetvra. Nastagio po perjeton dy zhgenjime, denimin e perjetshem te Guidos duke bere vetvrasje dhe refuzimin e dashurise se tij. Jane te denuar te perserisin gjuetine djallezore. Guido e rrezon poshte duke e lene pa fryme, I nxjerr zemren dhe zorret per tja u dhene qenve. Gjuetia perseritet perseri, pa fund. Ne pikturen e dyte, Nastagio iken nga skena e dhunshme, dhe ne sfond shohim gjuetine te filloje perseri. Nastagio ndihet I tronditur nga dhuna qe ai ka pare, por ne te njejten kohe I frymezuar. Ai e kupton se mund te perdore ndeshkimin e ciftit tjeter per te bindur te dashuren e tij ti jape fund vuajtjes se tij. Ne pikturen e Trete, Nastagio ka ftuar te dashuren e tij dhe familjen e saj ne nje banket ne pyll, duke e ditur qe do te nderpritet nga gjuetia e te dashuruarve te mallkuar. Nastagio I dashuruar, ne te majte me nje veshje te bardhe, kuptohet qe eshte I traumatizuar. Pasi perjeton denimin e dhunshem qe ju be gruas e cila refuzoj dashurine e Guidos, ajo ndryshon mendje mbi Nastagion. Ne te djathte, sherbetori I tij I thote Nastagios qe e dashura e tij e pranon propozimin. Piktura e Katert, tregon banketin e tyre te dasmes se kushtueshme, me grate e veshura bukur, te cilat qendrojne ulur ne te majte, dhe te burrave ne te djathte. Ndersa sherbetoret sjellin pjatat e ushqimeve.
https://www.mtitravel.al/components/com_mikro/images/up/s1/
https://www.mtitravel.al/inner.php/it/mikro/
Torna allo Muzeu i Prados, Madrid
 
Per favore attendi ...

Blog Turet e Shkurt-it

Blog Turet e Pranveres

Blog - Shen Valentini - Festat e Marsit

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike