Sei qui Home » Krishtlindje - Viti i ri » Viti i Ri 2023 ne SICILI

Viti i Ri 2023 ne SICILI

Ultimo aggiornamento
Viti i Ri 2023 ne SICILI
Viti i Ri 2023 ne SICILI

Taormina - Catania - Krateret e Malit Etna - Siracusa - Noto - Palermo.

Datat: 29 Dhjetor-3 janar
Cmimi: 690 Euro/person ne dhome 2-she.
Guide  e plote, Vizite ne Palermo, Monreale, Siracusa, Noto, Catania, Etna, Taormina.
Fluturim: Tirana - Catania - TiraneDarka e Vitit te Ri ne Palermo.

Vlefshmeria / disponibiliteti

Tur i konfirmuar, Vende te vlefshme: 10+

Ne udhetimin e tij ne Itali shkrimtari i njohur gjerman Gete mberriti ne Sicili ne 2 prill 1787 me nje anije te vogel. Pasi ndenji disa dite ne Palermo, akoma pa vizituar pjesen tjeter te ishullit, shkruan ne ditarin e tij te udhetimit: Pa Siciline nuk mund te krijosh nje ide per Italine: vetem ketu, eshte celesi i te gjithave.

Dita 1: 29 Dhjetor

Nisja nga Tirana ne oren 20.25 dhe mberritja ne 22.00 ne Catania. Akomodimi ne hotel ne Catania. 

Dita 2: 30 Dhjetor

Pas mengjesit do te nisemi per ne Palermo. Gjate rruges do te ndalojme fillimisht ne Monreale, 8 km larg Palermos, nje qytet i vogel ne maje te Malit Caputo.  Ky qytet eshte i famshem per katedralen e Duomos (fillimet e se ciles jane ne 1174 nga mbreti normad Guliemi  II), e cila eshte cilesuar si nje nga kryeveprat e artit Mesjetar ne sheshin e Vittorio Emanueles ku ndodhet dhe shatrivani i Tritonit.
Mbasdite mberritja ne Palermo, eshte nje qytet ne kembet e Malit Pellegrino. Eshte nje qytet i krijuar nga Fenikasit, te cilet e quanin Panormos, qe do te thote Porti. Ky qytet peson nje prosperitet gjate perandorise Romake, arrin shkelqimin e tij gjate periudhes Arabe kur bente rivalitet me qytete si Kordoba ne Spanje apo Kajro ne Egjypt (ndertimi i Palazzo Fortezza), dhe me vone me Normaded behet kryeqyteti i Mbreterise se Sicilise (Regnum Siciliaei).
Nga kjo periudhe ka mbetur pak sot ne Palermo, por influenca orientale eshte akoma sot e dukshme ne kishat, sheshet apo tregjet e qytetit. Me vone gjate viteve 1500 – 1700 ndertimet civile dhe fetare kane lene gjyrmet e tyre ne arkitekture dhe stilin barok. Mbas bombardimeve te renda gjate 1943 qyteti filloi te zhvillohej ne nje menyre kaotike, midis klientelizmit dhe mafies. Por gjate viteve te fundit  rrota duket sikur eshte kthyer, i eshte dhene me shume rendesi qytetit te vjeter historik dhe zhvillimit te turizmit.
Darka e lire dhe fjetja ne Palermo

Dita 3: 31 Dhjetor

Pas mengjesit vizite e plote e qytetit te Palermos.Vizitohen: Il Palazzo dei Normani (qe nga koha arabe), Katedralja e Palermos (stili Norman), Kisha e San Domenicos (perfaqeson artin barok me interesant ne qytet), teatri Massimo, Sheshi Pretoria me shatrivanin e saj etj.

Nata e Vitit te Ri festohet e lire ne Palermo

Dita 4: 01 Janar

Pas mengjesit do te nisemi per ne Noto, pjese e trashegimise boterore te Unescos. Noto quhet si qyteti i artit Barok. Pas termetit te 1693 kjo zone e Sicilise iu nenshtrua nje rindertimi, te udhehequr nga arkitekt te viteve 1700, si Rosario  Gagliardi etj.
Do te vizitohen: Katedralja e Notos (e rindertuar)Kisha e San Domenicos, Pallati Decezio (Bashkia).

Me tej do te vazhdojme me viziten e Sirakuzes, kryeqytetit te Sicilise gjate periudhes se Grekeve te lashte.

Per gjate 27 shekujve ky qytet ka pasur nje rendesi te madhe si ekonomike ashtu dhe  kulturore. Duke filluar qe nga kultura neolitike,  duke kaluar tek Korinthi qe e krijoi kete qyetet, dhe duke mberritur tek lindja e nje qyteti Barok, historia e Sirakuzes eshte akoma e dukshme per vizitoret dhe turistet e ndryshem.

Do te vizitohen  ishulli i Ortigias, Katedralja, sheshi Duomo, Teatri Grek  si dhe zona arkeologjigke Neapolis.

Darka e lire dhe fjetja ne Sirakuza.

Dita 5: 02 Janar

Pas mengjesit do te nisemi per te Eksploruar Malin e Etnes, Vullkani me i madh ne Europe, lartesia maksimale 3346 m. Ne do te arrijme me makine ne Piazzale Rifugio Sapienza, ne lartesine 1900m ne nje distance 56 km nga Taormina.
Pastaj kush te deshiroje do te vazhdojme me Teleferik deri ne piken e pare kuota 2500m mbi nivelin e detit. (pagesa e ketij ekskursioni 65 Eur, ku perfshihen: teleferiku + fuoristrada + guida vullkanologjike).
Pamje spektakolare, kohe e lire per ecje me kembe. 

Vazhdojme rrugen per ne Taormina

I pozicionuar ne nje tarace ne brigjet e detit Jon, ne kembet e Malit  Tauro, Taormina eshte nje nga zonat me turistike te njohura ne Sicili, gjithmone e preferuar per pushimet  e familjeve fisnike dhe bankiereve te ndryshem qe nga Xhuliemi  II i Gjermanise deri te Rothscilded. Taormina nje qytet me origjine Siciliane, dikur greke, romane, qyteti dhe qendra kane nje plan urbanist mesjetar. Shkrimtari i njohur farncez G. De Maupassant shprehet: “Taormina eshte nje qyteze ku cdo gje qe ekziston duket sikur eshte krijuar nga toka per te joshur pamjen vizuale, mendjen dhe fantazine”

Vizitohen: Pallati Corvaja. Parlamenti i pare Sicilian ne 1411, sot eshte Muze.
Sheshi Duomo, Rruga Umberto I ku ndodhet dhe qendra e qytetit, Katedralja etj.
Teatri Grek, i cili per nga permasat eshte i dyti ne Sicili mbas atij te Sirakuzes.

Darka e lire dhe fjetja ne Taormina

Dita 6: 03 Janar

Pas mengjesit nisja per ne Catania. Vizite e Catanias, qendres, sheshit Duomo, Katedrales etj.
Pasdite e lire. 
Rreth ores 20.00 nisja per ne aeroport per te marre fluturimin per Tirane. Nisja 22.35, mberritja ne Tirane ne 00.05  

Ne pakete perfshihen:

  • Udhetimi me avion Vajtje/Ardhje
  • 5 Nete fjetje ne Sicili me mengjes. (Hotele 3* dhe 4*)  1N Catania + 2N Palermo + 1N Sirakuza + 1N Taormina.
  • Udhetimi me autobuz komod sipas programit ne Sicili.
  • Guida dhe shoqeruesi sipas programit.

Nuk perfshihen:

  • Drekat dhe Darkat dhe Darka e Vitit te ri.
  • Biletat e hyrjeve ne monumente dhe muzeume:
  • Mali Etna 65 eur/personi + Katedralja e Palermos 5 Eur, Katedralja a Sirakuzes 5 Eur etj.
  • Bakshish per shoferin dhe guiden 5 Eur/person

È stato letto 1365 volte

Commenti

  • Non ci sono commenti per questo articolo.
 
Per favore attendi ...

Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike