Vizite ne Madrid, Fluturim direkt nga Tirana
Datat: 19-22 Dhjetor 2021, Cmimi: 450 Eur
Fluturim Direkt: Tirane - Madrid - Tirane
Tirane - Madrid: 19 Dhjetor: Nisja 17.30 - 20.35 dhe Madrid - Tirane: 22 Dhjetor: Nisja 20.25 - 23.20.
Tur ne grup me guide. Vizite e Madrid-it dhe Toledos.
Akomodim 3 nete ne Eurostar Central 4*, mengjesi i perfshire. (kliko..)
Oraret e fluturimit:
Tirane - Madrid: 19 Dhjetor: Nisja 17.30 - 20.35
Madrid - Tirane: 22 Dhjetor: Nisja 20.25 - 23.20
Dita 1. 19 Dhjetor
Nisja nga Tirana ne 17.30 dhe mberritja ne Madrid ne 20.35. Transferta ne hotel. Marrja e dhomave darka e lire.
Dita 2. 20 Dhjetor
Pas mengjesit vizite e plote e Madrid-it. Nje tur panoramik me autobuz dhe guide me ndalesa per foto ne vendet me te bukura. Nje udhëtim nëpër historinë, artin dhe kulturën e Madridit nëpër rrugët, monumentet dhe vendet me me interes. Do te njihemi me thelbin e Madridit historik dhe modern. Itinerari përshkon Madridin historik të Austrisë dhe Bourboneve, ku ndodhen vendet dhe ikonat më emblematike dhe përfaqësuese të qytetit, si Puerta del Sol, Gran Via njëqindvjeçare, Plaza de la Cibeles dhe Paseo del Arte, duke mberritur në Madridin modern dhe kozmopolit si stadiumi Santiago Bernabeu i Real Madridit.
Kohe e lire per dreke per te shijuar tapas-et Madrilene, proshuten iberike apo "tortilla con patatas" (omleta spanjolle). Pas dreke do te vizitojme Pallatin Mbreteror ose Muzeun El Prado.(Bileta e hyrjes nuk eshte e perfshire, detajet do te saktesohen disa dite perpara nisjes)
Dita 3. 21 Dhjetor
Pas mengjesit ekskursion me autobus ne Toledo, nje qytet I vogel mesjetar prane Madridit, I cili mban nje nga koleksionet me te rralla te monumenteve Spanjolle te pasur ne trashegimi artistike dhe arkitekturore me ndertesa te te gjitha periudhave te historise Spanjolle qe nga stili Gothic deri tek ai Baroque. Toledo quhet gjithashtu dhe qyteti i tre kulturave ; Kristiane, Muslimane dhe Hebre.Gjate ketij turi do te vizitoni monumentet kryesore te qytetit ku mund te permendim: Katedralen e shekullit 13, Synagogen Shen Maria e Bardhe dhe Kishen Santo Tome. Dreka ne nje nga restorantet tipike te qytetit.
Kthimi ne Madrid mbasdite, per te vizituar: Pallatin Mbreteror ose Muzeun El Prado.(Bileta e hyrjes nuk eshte e perfshire, detajet do te saktesohen disa dite perpara nisjes). Ne darke opsionale: Flamenco Show
Dita 4. 22 Dhjetor
Mengjesi ne Hotel. 11.00 Dorezimi i dhomave, futja e bagazheve ne autobus dhe nisja per ne Segovia, 90km larg, rreth 1h 15 min. Nje qytet pjese e trashegimise kulturore te Unescos..Një lagje e vjetër hebreje, pallate madhështore, pamje të jashtëzakonshme dhe një brez i gjelbër i cili është ideal për një shëtitje të këndshme nën rrezet e diellit. Do te vizitojme: Akuadukt-in Romak, lagjen e Hebrenjve dhe Katedralen. Kohe e lire per dreke.
Nisja per ne aeroport ne 17.30 Fluturimi drejt Tiranes ne 20.25
Ne cmimi perfshihen:
- Fluturimi me avion Tirane - Madrid
- Akomodim 3 nete Eurostar Hotel 4* me mengjes (kliko..)
- Transfertat me autobus sipas programit
- Guide dhe shoqerues nga agjensia
- Vizite ne Toledo dhe Segovia
- Guide e plote e Madrid-it
Nuk perfshihen:
- Biletat e hyrjeve ne Pallatin mbreteror, Muzeun El Prado, katedralja e Toledos
- Bagazh Shtese per check in (ne stive) 10 kg: afersisht: 35 Eur v/a.
- Flamenco Show: 29 Eur vetem show, ose 40 Eur Darke+Show
Kufizimet e Covid - 19, per hyrjen ne Spanje: Vaksinimi i plote eshte i detyruar.
Kushtet dhe konditat e Kontrates: https://www.mtitravel.al/media/images/kontrate_mtitravel.pdf
Commenti
Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.