Sei qui Home » Arkiva2 » Viti i Ri 2016 Budapest 30 Dhjetor

Viti i Ri 2016 Budapest 30 Dhjetor

Ultimo aggiornamento
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

30 Dhjetor - 3 Janar, fluturim me avion Trane-Beograd-Tirane

Cmimi: 589 Eur
Vende te lira: 0
Fluturim me avion + 3 nete ne Novotel Centrum Budapest + Darka e Vitit te ri (menu e pasur, pije pa limit, muzike live deri ne agim) + Vizite ne Pishinat me Ujera Termale+ 1Nate ne Beograd + Eskursione

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, vende te vlefshme 0

Programi

Dita 1:

30 Dhjetor : Nisja nga Tirana ne 15:25. Mberritja ne Beograd. Transferta direkt ne Budapest.(365 km, autostrade) Mberritja ne Budapest.(4,5 ore udhetim) Akomodimi ne hotel

Dita 2:

31 Dhjetor: Pas mengjesit ne oren 09 00 nisja per nje tur te shkurter ne Budapest gjate te cilit do te vizitojme Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit. Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verërash dhe bare e lokale per tu ç’lodhur dhe për te shijuar ëmbëlsirat tradicionale Hungareze.

Kjo pjese e guides do te zgjase deri ne oren 11 00.

Do te vazhdojme per tek Ishulli i Margarites, nje park madheshtor ne mes te Lumit Danub ku do te shijoni qetesine dhe bukurine e ketij ishulli dhe do te vizitoni rrenojat e Manastirit dhe Varrin e Shen Margarites.

Pushim per dreke 2 ore ne rrugen Vaci Utca, ku mund te beni dhe Pazar ose te vizitoni tregun e Krishtlindjeve, te pini nje gote vere te ngrohte dhe te shijoni atmosferen festive dhe te zhurmshme te oreve te fundit te Vitit.

Kthimi ne hotel pasdite dhe pergatitjet per darken e Vitit te Ri e cila do te zhvillohet ne hotel. Nje darke elegante e stilit buffe dhe me pas muzike dhe kercim deri ne oret e para te mengjesit.

Dita 3:

01 Janar: Pas mengjesit ne hotel ne oren 10 30 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.

Do te fillojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.

Do te vazhdojme me nje shetitje me kembe ne lagjen e cifuteve, ku ndodhet edhe Sinagoga, e dyta ne Europe per nga madhesia,

Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen:Keshtjella e HunjaditBanjot termale SzechenyiKopshti ZoologjikMuzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.

 Kjo pjese e guides me autobus do te perfundoje ne oren 14 30, pas se ciles mund te ktheheni ne hotel ose mund te vazhdoni me nje nga programet opsionale te meposhtme:

  • Vizite ne Muzeun e Arteve I cili do te jete I hapur nga ora 12 00 – 18 00. (Bileta e Hyrjes varion nga 8 – 10 Euro/person)
  • Pishinat termale te Szechenyi te cilat do te jene hapur nga ora 10 00 – 18 00. (Bileta e hyrjes varion nga 12 – 15 Euro/person. Ne kete rast sugjerohet te keni me vete kostumet e banjes). Kthimi ne hotel per personat qe do te bejne programet opsionale do te behet me metro..

Darka do te jete e organizuar ne Restorantin « Sir Lancelot », nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.(Darka eshte opsionale, 20 euro/person)

Dita 4:

02 Janar: Pas mengjesit dhe dorezimit te dhomave, kohe e lire per shopping ne qender tregetare ne Budapest. Rreth ors 12.00 nisja per ne Beograd.

Mberritja ne Beograd, akomodimi ne hotel dhe me pas do te dalim me kembe ne rrugen Krajla Milana, nje nga rruget me te bukura me lokale, dyqane dhe restorante. Mbremje e lire.

Dita 5:

03 Janar: Pas mengjesit kohe e lire deri ne oren 11.00 kur do te behet nisja per ne aeroport. Kthimi ne Tirane ne 13.25. Mberritja ne Tirane ne oren 13.20

Perfshihen

Ne pakete perfshihen:

  • 3 nete fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Budapest (Hotel Novotel Centrum)
  • 1 nate fjetje ne hotel 4* me mengjes ne Beograd 
  • Darka festive e Vitit te Ri+pije pa limit.(Novotel Centrum Budapest Hotel 4*)
  • Udhetimi me avion Tirane-Beograd-Tirane
  • Transferta me autobus komod Beograd-Budapest-Beograd.(365 km, autostrade)
  • Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia

Ne pakete NUK perfshihen:

Drekat
Darka e 1 Janarit (reth 20 euro)
Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte .... Eur

Cmimi / Rezervo

Viti i Ri ne Budapest 30 Nentor-03 Janar

COR.ART.: BUD2
Cmimi per person ne dhome 2-she
Importo: 589 €
Prodotto aggiunto al carrello
https://www.mtitravel.al/inner.php/it/ajax
YXJraXZhMi92aXRpLXJpLTIwMTYtYnVkYXBlc3QtYmVvZ3JhZC5odG1s

Dergo Kerkese
Contatto
I campi con asterisco * sono obbligatori.

Darka e Vitit te Ri 

Programi I Vitit te Ri ne Novotel  Budapest Centrum 2016
20.00-20.30 - Pija e Mirseardhjes
20.30 -  Darke Bufe
20.30 -  Pije pa limit
Paketa: Uje natyral, pije te lehta, kafe, caj, birra dhe vere.
22.00- 03.00-  Orkester me muzike live dhe kercime
24.00- Shampanje dhe Pjata e Vitit te Ri

Menuja - Bufe e Vitit te Ri

Sallate me domate te thata, hudhra dhe “Ramsons”

Tartuf me Salmon te marinuar me kerpudha dhe havjar
Mish Gici i pjekur me recel boronice
Brusketa me mish pate dhe fiq te fresket
Supe me melci pate dhe perime
Gjoks Fazani i mbushur me asparag, i mbeshtjelle me pancete dhe i pjekur me vere te kuqe, salce arrash dhe kerpudha
Karcof ne furre me salce kungulli dhe perime

Cokollate Belge Torron me arra

Embelsire me cokollate te bardhe dhe recel manaferre

Qershi te zhytura ne cokollate

KONSUMIM I PIJEVE TE ZGJEDHURA PA LIMIT

Kokteil me Shampanje, Leng portokalli

Pergjate Mbremjes: Vere, Birre, pije te lehta, uje natyral, kafe

Ne Mesnate

Shampanje " Chateau Vincent"
Supe thjerreza e lakra, proshute e tymosur dhe krem kosi.
Rosto Gici me tranguj turshi

Pema e krishtlindjeve ne Budapest Budapest, Bulevardi Andrasy Budapest, Rruga Vaci Utca Budapest, Sheshi Basilika e Shen Stefanit Budapest, Basilika e Shen Stefanit Budapest, Tregu i Krishtlindjeve Budapest, Sheshi Vörösmarty Budapest, Tram i zbukuruar per Krishtlindje Budapest Budapest Budapest, Sheshi Vörösmarty Tregu i Krishtlindjeve Budapest

È stato letto 11041 volte
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike