Sei qui Home » Arkiva » Viti i Ri 2018 Nice - Marseje, 5 Dite me avion

Viti i Ri 2018 Nice - Marseje, 5 Dite me avion

Ultimo aggiornamento
Viti i Ri 2018, Nice-Marseje, 2018
Viti i Ri 2018, Nice-Marseje, 2018

Cmimi 499 Eur, Fluturim me avion Tirane-Milano-Tirane, Monaco-Nice-Cannes-Marseje

MARSEJE-NICE-CANNES-MONACO
30 Dhjetor 2017 - 3 Janar 2018. Cmimi: 499 Eur
Fluturim me avion: TIRANE-MILANO-TIRANE
Transport me autobus Milano - Nice - Cannes - Marseje
Fjetja 2 Nete Nice + 2 Nete Marseje.

Vlefshmeria dhe disponibiliteti i paketes

Paketa eshte e vlefshme, Vende te lira: me kerkese..

Pershkrimi i programit

Dita 1. 30 Dhjetor      Tirane - Milano - Monaco - Nice (350 km)
Nisja me avion nga Tirana ne 06.30 Mberritja ne Milano ne 08.30
Nisja me autobus ne drejtim te Nice. Ndalese ne Monaco. Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.
Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
Mbasdite nisja per ne NICE.
 Akomodimi ne Nice. Darka e lire.

Dita 2. 31 Dhjetor   Nice
Pas mengjesit Dite e plote vizite e Monakos dhe Nice-s.

Vizita ne Nice do te filloje me keshtjellen e qytetit te vjeter, me nje pamje te mrekkueshme te portit ne njerin krah dhe bulevardin: "Shetitorja e Anglezeve". Pastaj do ti afrohemi ujevares perseri brenda keshtjelles ne kodren e Nice-s. Do te zbresim poshte per te vizituar qytetin mesjetar te Nice-s, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve, katedralja e qytetit dhe aty do te bejme pushim e drekes per kafe ose per te ngrene dicka.
Ne darke do te shkojme me autobus ne qender te qytetit per te kaluar naten e nderrimit te viteve. Disa nga opsionet e restoranteve i gjeni ketu: http://bit.ly/2B4rcsm 
Rezervimet e restoranteve duhet te behen ne avance.
Mbas mesnate kthimi ne hotel eshte individual.

Dita 3. 1 Janar   Nice - Cannes - Marseje 
11.00 Pas mengjesit do te nisemi per ne Marseje. Rruges ndalese dhe vizite ne Cannes.
Vizite e qyteti te Cannes, bulevardit La Croisette, hotelet e famshem pergjate bulevardit, qytetit i vjeter etj.
Vazhdimi i rruges ne drejtim te Marsejes.
Mabsdite marrja e dhomave. Darka e lire.

Dita 4. 2 Janar     Marseje
Pas mengjesit vizite e plote e qytetit, ku perfshihen:
​Katedralja Notre-Dame-de-la-Garde, e pozicionuar ne kodren 162 m mbi nivelin e detit, duke ofruar nje pamje te mrekullueshme te qytetit te vjeter dhe portit.
Porti i vjeter, i pozicionuar ne zemer te Marsejes per 2500 vjet, dhe eshte pika e fillimit per te vizituatr qytetin.
Do te shetisim ne bulevardin Corniche dhe Canabiere, rruga historike ne lagjet e Marsejes, aty ku mbreti i Jugoslavise Aleksander i Pare u vra ne 1934.
Do te vizitojme keshtjellen "Chateau d'If" aty ku Konti i Monte Kristos ka qene i burgosuri me i njohur, pavaresisht se ai ishte vetem nje personazh i Aleksander Dyma-s.
Kohe e lire per dreke dhe kafe pergjate portit.

Dita 4. 3 Janar     Marseje - Milano 550 km (autostrade)
Pas mengjesit nisja me autobus ne drejtim te aeroportit te Milano Malpensa. Rruges ndalese ne punishten e parfumerise se njohur Fragonard. Vizite ne fabrike dhe kohe e lire per te blere ne dyqanin me produkte unike. Ndalese te tjera rruges per kafe, dreke.
Fluturimi nga Milano ne 19.30.

Ne cmim perfshihen:

  • Harta e itinerarit qe ndiqet
    Bileta e avioni Tirane-Milano-Tirane
  • Autobusi ne dispoziocion per te gjitha ditet.
  • Akomodimi 2 Nete ne hotel 4* ne Nice (Novotel)
  • Akomodimi 2 nete ne Hotel 3* ne Marseje (Ibis)
  • Mengjeset ne hotel.
  • Guida dhe shoqerues per te gjitha ditet
  • Shetitjet me autobus dhe vizitat siaps programit

Opsionet per darken e vitit te ri: http://bit.ly/2B4rcsm

È stato letto 10368 volte

Commenti

  • Non ci sono commenti per questo articolo.
 
Per favore attendi ...

Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike