Sei qui Home » Arkiva » Udhetim ne 3 Kryeqytetet e Skandinavise, 3-8 Qershor 2016

Udhetim ne 3 Kryeqytetet e Skandinavise, 3-8 Qershor 2016

Ultimo aggiornamento
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

CMIMI 789 Euro, Fluturim me avion Tirane-Stokolm dhe Kopenhagen-Tirane

Stockholm - Oslo - Kopenhagen
Datat: 3-8 Qershor 2016
Cmimi: 789 Eur
Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane.
Udhetim me Trenin e shpejtesise se larte: Stockholm - Oslo (600 km, 5 ore)
Udhetim gjate nates me Krociere: Oslo-Kopenhagen

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Ky tur eshte i konfimruar, vende te vlefshme 4

Pershkrimi i Programit

Dita 1, 3 Qershor

Nisja nga Tirana me avion 04.20. Mberitja ne Stockholm ne 09.25.
Direkt nga aeroporti nisje me autobuz per te vizituar qytetin. Do te vizitojme fillimisht Ishullin Djurgarden. Ky ishull eshte nje vend i admiruar si nga vendasit ashtu dhe nga turistet. deri ne shekullin e 15 ka qene nje kopesht mbreteror. ne kete ishull ndodhen disa nga muzete me te njohur te Stokolmit: Museu Vasa, Museu i ABBA-ve, Museu i hapur ne natyre Skansen etj. Ne do te vizitojme nga brenda museum Vasa, ku ndodhet e ekspozuar anija mbreterore e mbytur ne shekullin e 17 dhe e nxjerre nga deti ne shekullin e 20, si dhe museun Skansen. Ndersa museu i ABBA-ve eshte i lire, mund ta vizitoje secili sipas deshires. Kohe e lire per dreke ne ishullin Djugarden. Mbas drekes do te largohemi nga ishullim duke marre anijet e linjave te rregullta per te dale ne bregun perballe, ne qytetin e vjeter "Gamla Stan". Pjesa me e bukur e qytetit te Stokolmit, rrugicat e ngushta te qytetit mesjetar, dyqanet e vogla, restorantet, baret dhe kafenete. Dota perfundojme guiden tone tek sheshi i katedrales, pasi te kemi vizituar katedralen e Stokolmit.
17.00 Transferta ne hotel. Marrja e dhomave. Darka e lire ose dalje ne qender te qyteti me metro te shoqeruar nga guida.

Dita 2, 4 Qershor (Event: Maratona me e madhe nderkombetare e Suedise)

Pas mengjesit do te vizitojme nje nga objektet me karakteristik te Stokolmit, Bashkine e qytetit, nga brenda. Te shoqeruar nga guida e autorizuar e bashkise do te vizitojme te gjitha sallat e bashkise,  dhe vecanereshit sallen Blu, aty ku behet ceremonia e inagurimit te Cmimit Nobel. Me tej do te vazhdojme guiden tone drejt Pallatit Mbreteror, ceremonise se nderrimit te rojeve mbreterore. Kohe e lire per dreke ne Gamla Stan. Mbas drekes vizite e Kungsgarden (kopshteve te mbretit) sot nje nga sheshet me bare dhe restorante, kohe e lire per te ndjekur emocionet e Maratones Nderkombetare te Stokolmit. Kthimi ne Hotel 17.00 me autobus.

Darka e lire

Dita 3, 5 Qershor

Pas mengjesit dorezimi i dhomave. 09.30 do te nisemi drejt stacionit te trenit per te marre trenin drejt  qyteti te Oslo-s. Nisja me trenin e shpejte ne 11.05. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 16.09. Transferte me autobus ne hotel. Marrja e dhomave, darka e lire. Mbas darkes, shetitje ne kembe te shoqeruar nga guida. Duke qene se eshte periudha ku netet jane pothuajse dite, eshte nje kenaqesi te shetisesh neper rruget e Oslos.

Dita 4, 6 Qershor

Pas mengjesit Vizite e plote e qytetit ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Me tej do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi. Fare prane eshte dhe muzeumi FRAM, i cili mban emrin e anijes qe eksploroi polin e veriut, Antarktiden gjate viteve 1893 deri 1913. Vete anija FRAM eshte e ekspozuar ne mes te muzeumit ku turisttet mund te hypin ne anije, te vizitojne dhomat e saj, madje te provojne dhe veten ne disa dhoma te stimuluara me temperatura deri -20 grade.
16.30 Do te nisemi me Anije per ne Kopenhagen. Ky udhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, muzike live, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.

Dita 5, 7 Qershor

Mengjesi bufe  e hapur i perfshire ne anije.
Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.
10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te bere nje shetitje panoramike te qytetit. Ndalese ne nje nga zonat me te bukura te Kopenhagen, Nyhavn. Vizite ne Pallatin mbreteror AmalienBorg. Guida do te zgjase 4 ore me autobus.
14.00 Transferte ne hotel. Marrja e dhomave.
Darka e lire, ose te shoqeruar nga guida.

Dita 6, 8 Qershor

Pas mengjesit do te shkojme ne terminalin e anijeve turistike, ku  do te vizitojme qytetin  e Kopenhagenit nga kanalet me uje deti. Ky udhetim zgjate rreth 1 ore.
Mbas drekes do te jeni te lire per te shijuar pjesen e mbetur te dites sipas preferencave tuaja. Opsionet: Parku i argetimit Tivoli, kopshti Botanik, Keshtjella Rosenberg, shetitje apo shooping ne rruget e bukura kembesore: Strogen Ostergate, Nygate etj. 
18.30 nisja me autobus nga Hoteli drej aeroportit. Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.00. Mberritja ne Tirane ne 01.30

Cfare perfshihen

Ne cmim perfshihen:

  • Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane (Bagazhet e perfshira ne cmim)
  • 5 Nete Akomodimet ne hotele me 4* (2 Nete ne Stockholm, 1 Nate ne Oslo, 1 Nate ne Kopenhagen, 1 Nate ne krociere)
  • Udhetimi gjate nates me krociere, ne dhoma 2-she.
  • Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Guidad dhe shetitjet sipas programit
  • Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.

Ne cmim nuk perfshihen:

Drekat dhe Darkat
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
Biletat e transportit publik (metro, tram, anijet e linjave te brendeshme)
Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen

Festivali i Ushqimit Stokolm 3, 4 qershor Video

Ne fillim te qershorit, Stockholmi eshte nje atraksion turistik I vecante edhe per te dashuruarit pas ushqimit. Festivali zhvillohet ne qender te Stockholmit. Shijoni Stockholmin ( Arome Stockholmi), eshte nje festival ushqimi 5 ditor I cili mbledh disa nga prodhuesit me te njohur, shefat e restoranteve nga I gjithe vendi, ne qender te kryeqytetit te Suedise duke ndare eksperiencat dhe idete rreth gatimit.
Restorante  te montuara, seminare ushqimore, ushqim qe konsumohet ne rruge, dhe kioska me ushqime. Keto jane vetem disa nga aktivitetet e perfshira ne programin e shfaqjes qe eshte padyshim nje domosdoshmeri per gastronomine dhe te dashuruarit pas ushqimit, si dhe ata qe duan te shijojne pjatat me te mira Suedeze.
Shfaqja prezanton edhe veren, dhe aty ndodhet nje ambient I cili I dedikohet plotesisht degustimit dhe eksplorimit te gjerave te reja dhe interesante ne boten e veres. Te ftuarit mund te marrin pjese gjithashtu edhe ne seminaret e birres apo kafes.
Pergjate dites, ne qender te shfaqjes eshte plotesisht ushqimi dhe pijet, por ne mbremje kjo nderthuret me muzike nga artistet me te mire te Suedise.

Udhetim ne 3 Kryeqytetet e Skandinavise - 3-8 Qershor 2016

COR.ART.: SKAN16
Cmimi per adulte/dhome 2-she
Importo: 789 €
Prodotto aggiunto al carrello
https://www.mtitravel.al/inner.php/it/ajax
YXJraXZhL3VkaGV0aW0ta3J5ZXF5dGV0ZXQtc2thbmRpbmF2aXNlLXFlcnNob3ItMjAxNjIuaHRtbA==
È stato letto 5122 volte

Commenti

  • Non ci sono commenti per questo articolo.
 
Per favore attendi ...

Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.

Marakesh dhe Maroku Jugor
Articolo precedente
Marakesh dhe Maroku Jugor
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike