Cmimi 449 EUR, Udhetim me avion me tranzit, 3 Nete/4 Dite
Paris 29 Mars-1 Prill 2018, 3 Nete/4 Dite.
Cmimi: 449 Eur.
Fluturim me Avion nga Tirana (me tranzit) + Hotel 3 nete + Ekskursione + Anije ne Sene + Ekskursion ne Versaje.
Bagazhe te plota te perfshira ne cmim.
Dita 1
Nisja nga Tirana me avion ora 04.25 dhe mberritja ne Paris 09.15
Transferte me autobuz ne qender per tur panoramik “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes, dhe perfundon ne Katedralen e Parisit.
Ne kete tour autobusi ndalon ne disa objekte per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre.
Transferte ne hotel, marrja e dhomave, pushim rreth 2 ore dhe pasdite dalje ne qender te shoqeruar nga guida me metro.
Dita 2:
09.00 Pas mengjesit do te vazhdojme viziten me autobuz ne Kopshtet e Luksemburgut, Kisha Saint Sulpice (ne te cilen zhvillohen ngjarjet e romanit dhe filmit Kodi i Davincit), bulevardi Saint German de Pres. Kohe per nje kafe ne kafenete e njohura gjate iluminizmit francez, Cafe de Flore, Les Deux Magots, etj. Shetitje me anije ne Sene. (E perfshire ne cmim)
Mbas shetitjes me anije, vajtje ne Montmartre. Vizite e Bazilikes, sheshit te piktoreve. Pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Pikaso.
Darka ne nje nga restorantet e lagjes Montamartre. Opsionale: spektakli muzikor: Moulin Rouge
Kthimi ne hotel me metro te shoqeruara nga Guida.
Dita 3:
09.00 Pas mengjesit, vizite e plote me autobus ne Pallatin e Versajes, kopshteve.(Bileta e hyrjes 15 Eur).
14.00 vizite ne Lagjen Moderne La Defence, dhe kohe per dreke dhe shoping ne qendren tregtare "Quatre Temps".
Kthimi ne Hotel me metro.
Dita 4:
Pas mengjesit kohe e lire. (Opsionale Vizite ne Muzeun e Louvre, Opera Garnier,)
Nisja me autobuz nga Hoteli 17.30. Fluturimi me avion nga Parisi 20.30. Mberitja ne Tirane 01.35
Perfshihen
- 3 nete fjetje ne hotel me mengjes.
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion Tirane – Paris – Tirane (tranzit ne Beograd).
- Levizjet me autobus komod ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip.
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shetitja me anije ne lumin e Senes
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia.
Ne cmim nuk perfshihen:
Biletat e hyrjeve ne Pallatin e Versajes (17 Eur), Muzeun e Louvrit (10 eur), Kulla Eifel (15 Eur), levizjet me transport publik, metro, jashte orareve te autobusit te rezervuar.(afersisht 10 eur/personi).
Commenti
Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.