Sei qui Home » Arkiva » Milano - Locarno dhe CENTOVALLI me tren panoramik

Milano - Locarno dhe CENTOVALLI me tren panoramik

Ultimo aggiornamento
Milano-Centovalli-Locarno-Verona
Milano-Centovalli-Locarno-Verona

Krishtlindjet ne Milano - Locarno dhe udhetim ne CENTOVALLI (100 lendinat) me trenin panoramik

Datat: 26-28 Djetor 2018, 3 Dite te plota.
Cmimi: 399 Eur/person
Itinerari: Milano-Domodosola-Santa Maria-Maggiore-Locarno-Lugano
Akomodimi: 1 Nete Milano + 1 Nate Locarno
Vizitohen: Milano - Santa Maria Maggiore - Locarno - Verona

Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, rezervimet me kerkese

Nisja: Tirane – Milano  26 Dhjetor 06.30 – 08.25 
Kthimi: Milano  – Tirane 28 Dhjetor 19.00 – 21.00

Dita e Pare: Shetitje me Tren Panoramik : Domodossola – Santa Maria Maggiore – Locarno.

Nisja me avion nga Tirana ne 06.30. Mberritja ne milano 08.25.
Direkt nga aeroporti nisja ne ora 09.00 per ne Domodossola ku do te marrim trenin  rajonal te ” Njeqind luginave”, e cila eshte nje pervoje qe cdokush duhet ta provoje!
Ky udhetim ofron nje peisazh te jashtezakonshem midis luginave duke kaluar ne 83 ura dhe 34 tunele. Nje lugine qe ofron natyren e paprekur nga dora e njeriut,male shkembore,ujevara spektakolare dhe bimesi te pasur dhe te shumellojshme.
 Gjate udhetimit do jeni te shoqeruar nga vreshtat ,pemet e geshtenjave dhe fshatrat e vegjel qe i kane rezistuar  kohes.
 Kjo eshte nje eksperience dhe nje udhetim panoramik qe do te mbetet gjate ne mendjen tuaj!
Rreth ores  12.10 mberrijme ne Santa Maria Maggiore. Nje fshat i vogel historik ne lartesine 816 metra, vecanerisht i bukur gjate periudhes se Krishtlindjeve. Shetitje ne Santa Maria Maggiore per 1 ore per te vizituar tregun e Krishtlindjeve dhe per te pire nje gote vere te ngrohte, dhe nisja me tren per ne Locarno.
Ne ora 13.05 do behet nisja me trenin panoramik nga Santa Maria Maggiore per ne Locarno dhe rreth ores 14.20 mberrijme ne Locarno.
Me 2300 ore diell ne vit dhe nje Kishe te ndertuar pas shfaqjes se Shen Marise – Ky eshte Locarno, qyteza me klimen me te ngrohte ne Zvicer, qe ndodhet ne bregun verior te Lago Maggiore.
Zemra e qytetit eshte Piazza Grande, e mirenjohur per festivalin e filmave. Rrugicat e ngushta te Qytetit te Vjeter te nxjerrin te gjitha ne kete shesh. Keshtjella Visconteo e cila daton qe nga shekulli 12-te ndodhet ne skaj te qytetit te vjeter. Rreth nje e pesta e kesaj eshte ruajtur ne gjendjen origjinale.
Akomodim ne hotel ne Locarno, dhe vizite e qytetit te vjeter. Mbremje e lire ne Locarno epr te shijuar atmosferen e Krishtlindjeve.

Itinerari i Trenit
Itinerari i Trenit

Dita e dyte:

Pas mengjesit nisja per ne Milano. Ndalese ne Lugano. Vizite e qytetit te Lugano per 2 ore.
Pas drekes nisja per ne Milano. Ndalese per shoping ne outlet Fox Town.
Akomodim ne hotel ne MIlano, mbremje e lire ku mund te dalim ne qender te Milanos per te shijuar atmosferen dhe zbukurimet me drita naten te sheshit Duomo dhe rrugeve perreth.

Dita e trete:

 Pas mengjesit vizite e plote e qytetit te Milanos: Sheshi Duomo, Katedralja e Milanos. Ndertimi I Katedrales se Milanos fillon ne 1386 ne zonen ku jane bazilikat antike te Santa Tecla dhe Santa Maria Maggiore.  Eshte Kompleksi I nderteses me te madhe gotike e Italise, e ndertuar me mermer te bardhe nga guroret e Candoglia ne luginen e Ossola.

Me tej guida do te vazhdoj me Teatrin la Scala. I njohur si “Shtepia e Operes” La Scala eshte nje nder teatrot me te famshem ne bote. Ai u ndertua nga Perandoresha Maria Tereza e Austrise, Keshtjellen Sforzesco nje nga simbolet kryesore te Milanos dhe hisorise se saj etj

 Kohe e lire per Dreke ne qender te qytetit dhe pasdite per shopping.
Nisja per ne aeroport 16.00. Fluturimi per ne Tirane ne oren 19.30.

Perfshihen:

  • Fluturim me avion: Tirane-Milano -Tirane (Bagazhet dore 55x40x20)
  • 1 Nate akomomodim ne hotel ne Milano me mengjes
  • 1 nate akomodim ne hotel ne Locarno me mengjes
  • Guida me autobuz 3 dite te plota
  • Ekskursioni me tren turistik panoramik Domodossola-St.Maria Maggiore-Locarno
  • Vizite ne Lugano dhe shooping ne outlet Fox Town
  • Transfertat nga dhe ne aeroport
  • Shoqerues nga agjensia

Nuk perfshihen:  

Drekat dhe darkat, bakshish per shoferin 2 Eur/personi.
Taksa e hotelit ne Milano 2 euro nata per person

È stato letto 4711 volte

Commenti

  • Non ci sono commenti per questo articolo.
 
Per favore attendi ...

Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike