Sei qui Home » Arkiva » Barcelona 19-22 Nentor 2016, me avion nga Tirana

Barcelona 19-22 Nentor 2016, me avion nga Tirana

Ultimo aggiornamento
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

449 Eur, Fluturim me avion nga Tirana, guide e plote e qytetit.

Datat: 19-22 Nentor, 3 Nete/4 Dite

Cmimi: 449 Eur

Fluturim me Avion nga Tirana, Hotel ne qender, Ekskursione ne Barcelone me autobuz dhe guide.

Vlefshmeria/Disponibiliteti

Vende te vlefshme: Me kerkese

Nisja nga Tirana: 19 nentor
05.40 - Mberritja ne Barcelone 10.55 (tranzit :Rome)
Nisja nga Barcelona: 22 Nentor
18.20- Mberritja ne Tirane 23.20 (tranzit. Rome)

Pershkrimi i Programit

I pozicionuar ne derdhjen e lumit Llobregat Barcelona rethohet nga 2 malet: Montjuic dhe Tibidabo. Bregdeti I Barcelones I cili shtrihet per kilometra te tera  permban nje nga rezortet me te njohura ne Europe Costa Brava. Me nje popullsi prej 1.5 milion banor ky qytet eshte qyteti I dyte ne Spanje, me nje port shume te rendesishem, industri te zhvilluar dhe dhe nje qender te madhe metropolitane. Ky qytet i  veshur me ngjyre jeshile i dekoruar nga parqet, kopshtet dhe palmat e shumta te shpalos pamjen e nje qyteti mesdhetar i pagezuar me nje klime mesdhetare.

Programi i Plote

Dita 1:

Nisja ne oren 05.40 dhe mberritja ne Barcelone rreth ores 10.55.(mengjes)

Transferta me autobus per ne hotel, lenia e bagazheve dhe me pas do dalim ne qender te qytetit. 
Pikerisht shetitja jone do te filloje nga Piaza Espania, pastaj Sheshi Catalunya, nje shesh I madhe dhe nje nga me te rendesishmit e Barcelones. Do te vazhdojme ecjen pergjate rruges Las Ramblas, e cila eshte pikerisht simboli I Barcelones se vjeter me ndertesat karakteristike. Kthim ne hotel pas darkes.

Dita 2:

09.00 Pas mengjesit do te fillojme turin panoramik me autobuz. do te fillojme me vizite ne Katedralen e famshme te Barcelones,Sagrada Familia, ndertimi te ciles ka filluar ne vitet 1900 dhe vazhdon akoma ne ditet e sotme. Nje project fantastic I stilit Art Nouveau prezantuar nga arkitekti I famshem spanjoll Antonio Gauti qe I kushtoi 40 vjet nga jeta e tij ndertimit te kesaj katedrale ku vdiq dhe ka varrin e tij.
Me tej do te vazhdojme turin me autobus te nje tjeter pjese te Barcelones, ne kodren Montjuic, pika me e Barcelones ku ndodhet dhe Keshtjella Montjuic. Do te shijoni panoramen e qytetit te ri, qytetit te vjeter, bregdetit dhe portit gjigand te Barcelones. Ky tur do te zgjase 4 ore, me guide.

Dote perfundojme ne sheshin Portal de la Pau ku ndodhet dhe statuja e Kolombos. Do te vazhdojme rrugen pergjate bulevardit buze detit ku ndodhen qendra tregetare moderne Maremagnum, Akuariumi dhe do te perfundojme ne shetitoren Waterfront ku ka dhe shume restorante te kendshme buze detit per dreke.

Mbasdite

  • Akuariumi
  • Vizite shoping tek qendra tregtare Maremagnum.

Kthim ne hotel ne mbrejme

Dita 3:

09.00 Pas Mengjesit do te nisemi me autobuz per te vizituar vendin e shenjte, Manastirin e famshem MONTSERRAT. 40 km nga Barcelona. Ky eksursion na con ne manastirin e Montseratit ne pamjet e mrekullueshme te maleve. Pasi autobuzi ndalon ne parkimin e autobuzave ne do te vazhdojme ngjitjen ne manastir me teleferik. Kohe e lire ne rugicat tipike te montseratit.  Gjithashtu mbas nje ecje me kembe do te vizitojme kishen e vetmuar ne buze te shkembit me nje pamje te mrekullueshme te SANTA COVA. Kthimi mbasdite ne Barcelone me autobuz.

Mbas Montserrat vizita vazhdon  ne CAMP NOW, stadiumi i famshem i Barcelones.

Pasdite mund te vizitohen Kopshti Zoologjik, ose mund te kaloni ne qender te Barcelones per te vizituar qendren e qytetit mesjetar dhe Katedralen e Barcelones.

Kthim ne hotel pas darkes me metro ose taksi.

Dita 4:

09.00 Pas Mengjesit dorezimi i dhomave dhe futja e bagazheve ne autobuz.
Do te fillojme viziten me autobuz ne nje kryeveper tjeter te Gaudi-it Park Guell, I cili gjithashtu ka filluar ndertimin ne 1900, per te qene nje nga parqet moderne te Barcelones. I frymezuar nga parqet dhe kopshtet e londres  industrialisti i njohuhur i Barcelones Euzebi Guell ngarkoi me detyre arkitektin e njohur dhe mikun e tij Gaudi te projektonte dhe ndertonte nje zone rezidenciale me 60 vila midis gjelberimit dhe parkut. Brenda Park Guelit ndodhet dhe shtepia muze  e Gaudit ku ai ka jetuar 20 vjet.
Mbas Park -ut Guell do te vazhdojme viziten ne zonen moderne te Barcelones si dhe ne Qendren Tregtare Mirada Del Mar. Kohe e lire per shopping dhe dreke ne kete qender tregtare.

16.15 Nisja me autobuz per ne aeoroportin e Barcelones.

18.45 Nisja e avionit nga Barcelona

Mberritja ne Tirane, 23.30

Cfare perfshihen ne pakete

Ne pakete perfshihen:

  • Udhetimi me avion vajtje – ardhje
  • 3 nete akomodim me mengjes bufe
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Ekskursionet sipas programit me guide dhe autobuz
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:

  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne monumete dhe muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”

CMIMET E BILETAVE NE MONUMENTE DHE MUZEUME

  1. Sagrada Familia, Barcelone: 12 Euro
  2. Aquariumi, Barcelone: 17 Euro
  3. Museu Nacional I arteve te Catalunyas MNAC, Barcelone: 8,5 Euro
  4. Museu Historic I Barcelones:7 Euro
  5. Camp Nou Experience : 22 Euro
  6. Kopshti Zoologjik ZOO: 18 Euro (perfshin dhe shfaqjen e delfineve 30 min)
È stato letto 8346 volte

Commenti

  • Non ci sono commenti per questo articolo.
 
Per favore attendi ...

Non sei autorizzato a inserire commenti. Effettua il Login.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike