Vous êtes ici Accueil » Arkiva » MAROK, Qytetet Perandorake 26 Nentor - 2 Dhjetor

MAROK, Qytetet Perandorake 26 Nentor - 2 Dhjetor

Dernière mise à jour
MAROK Nentor 2020
MAROK Nentor 2020

Fluturim me avion Tirane - Milano-Marrakech, guide e plote e Qyteteve Kasablanka, Marakesh, Fes, Rabat, Meknes

Vizitohen: Cazablanka - Rabat - Meknes - Fes - Marakesh
Datat: 26 Nentor - 2 Dhjetor 2020. 6 Nete/7 Dite (te plota). 
Cmimi – 799 euro/person 

Pasaportat duhet te jene te vlefshme 6 muaj nga data e kthimit.
Ne cmim perfshihet vetem 1 bagazh kabine: Me permasa: 55x45x20cm (duke perfshire dorezen dhe rotat) Pesha 10 kg. Lengjet lejohen ne paketime deri 100ml.

Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, vende te vlefshme 10+


Programi i detajuar

Dita 1  : Tirane - Malpensa - Marrakech

Nisja nga Tirana ne oren 06.30 te mengjesit, duke kaluar tranzit nga Malpensa mberritja ne Marrakech 16.30. pritja nga partneret tane, Transferta per ne hotel. Marrja e dhomave, darka ne hotel.

Dita 2. Marrakesh  

Pas mengjesit vizite ne Marrakech – Kryeqyteti i Almoraideve i cili i dha emrin Marok-ut ne te kaluaren dhe mbart magjine e tij ne ditet e sotme. Nje Oaz ne kufijte e shkretetires dhe ne kembet e maleve Atlas, ai konsiderohet si  kryeqyteti vezullues i Marok-ut te jugut. Pasdite vizite ne sheshin e famshem Djemaa El Fna. Muzikante, kercimtare, fallxhore, stervites gjarprinjsh, pikturues duarsh, karroca qe shesin leng te ffresket portokalli apo arra te pjekura, te mbledhur te gjithe ne nje spektakel shumengjyresh. Do te vizitoni rrugicat e tij rrethore me dyqanet e vogla qe shesin gjithfarelloj produktesh artizanale. 
Ne mbremje nisja per ne restorantin Chez Ali (chez-ali.com) ku do te serviret darka me gatimet tradicionale marokene nen atmosferen e nje shfaqie fantastike "Fantazia Show"  qe do tu kujtoje perrallat e 1001 nete.Pas darkes kthimi ne hotel. Fjetja ne Marrakech.

Dita 3 : Marrakesh / Beni Mellal / Ifrane / Fes

Pas mengjesit nisja ne drejtim te qytetit te FES, duke kaluar permes fshatrave Berbere  Immouzer du Kandar dhe Ifrane. Nje udhetim gjate te cilit do te shikoni fshatrat tipike marokene, fushore dhe fshatrat piktoreseke Malore ku ndodhet dhe shtepia e pushimit te Mbretit. Dreka dhe nje moment relaksi ne Beni Mellal, nje nga qendrat e agricultures se Marokut.
Mberritja ne Fes pasdite.

Akomodim ne hotel ne Fes dhe darka.

Dita 4 : Fes

Mengjesi ne hotel dhe gjithe dita do ti kushtohet qytetit te Fes-it

FEZ – Nje nga qytetet me te medha mesjetar te Marok-ut, i cili ka ndryshuar shume pak ne 1000 vjet ekzistence, sot eshte ende aty per te treguar historine e tij te gjate perms portave monumentale, lagjeve te tij piktoreske, rrugicave te ngushta legjendare dhe ndertesave te tij historike.
E gjithe paraditja do ti kushtohet vizites ne qytetin e Fez-it. Qyteti I vjeter ku ndodhen dhe Medresete e Attarine dhe Bou Anania, shatervani Nejjarine, Mausoleumi I Moulay Idriss, dhe Xhamia Karaouine.
Nje dreke me ushqim Maroken ne nje nga restorantet tradicional ne Medina (qyteti I vjeter)- Suplementare.
Padite vizite ne medinen e vjeter ku do te mund te vizitoni dyqanet e mjeshtrave tradicionale.Darka dhe fjetje ne hotel ne Fes.

marok map

Dita 5 : Fes / Meknes / Volubilis / Rabat / Kasablanka

Pas mengjesit nisja per ne Meknes, qyteti i trete Perandorak i ndertuar nga Mulai Ismail. Ishte endrra e tij qe ky qytet te rrezatonte shkelqimin e gjithe Perandorise, e cila u be realitet brenda 50 vjeteve. Sot qendron i qete Brenda mureve rrethues legjendare dhe ruan magjine e tij e cila do te shpaloset para jush sapo te kaloni portat e tij madheshtore.

Nisja per ne Rabat, Kryeqyteti i Marokut
Ne sfondin e kalter te qiellit dhe detit shtrihet ky qytet i bardhe i rrethuar me muret e tij ngjyre oker. Historia e tij fillon qe ne shek VII dhe shtrihet deri ne ditet e sotme, si qyteti rezidencial i Mbretit. Per tu vizituar: 
Pallati Mbreteror (Mechouar), Keshtjella Oudaya, Mausoleumi Muhamed V, Kulla Hasan.Kohe e lire per dreke, dhe nisja per ne Kasablanka.Akomodimi ne hotel dhe darka.

Dita 6 : Kasablanka / Marrakesh

Pas mengjesit vizite ne kryeqytetin ekonomik te Marokut, Kasablanka ku do te mund te vizitoni monumentet dhe bulevardet kryesore si: Sheshi United Nations, Sheshi Mohamed V dhe parku Arab Ligue. Lagjen Habous me tregun e artizanatit maroken. Xhamia Hassan II, Bulevardi Corniche, Anfa etj. Pas drekes nisja per ne Marakesh.Pas darkes kthimi ne hotel. Fjetja ne Marrakech.

Dita 7  :  Marrakech / Nisja ne aeroport
Pas mengjesit nisja per ne Aeroport per te marre fluturimi Marrakesh – Milano dhe me pas Milano - Tirane. Mberritja ne Tirane ne Darke.


Perfshihen ne cmim :

  • Bileta e avionit vajtje – ardhje nga Tirana – Milano - Marrakesh 
  • 6 nete qendrim ne hotel me 4* (Mengjes+Darke)
  • Transporti me autobuz modern privat gjate gjithe turit.
  • Darka dhe Spektakli ne: "Fantasia Show" ne Marakesh (chez-ali.com)
  • Hyrjet ne monumente dhe muze sipas programit.
  • Transfertat ne dhe nga aeroporti.
  • Transporti I bagazheve ne hotele.
  • Bakshishi per guiden lokale dhe shoferin e autobuzit.


Ne cmim nuk perfshihen:

    • Pije te ndryshme gjate udhetimeve
    • Shpenzime personale
    • Viza Marokene (proceduren e nxjerrjes se vizes e merr persiper agjensia, 50 Eur)


Shtesa te tjera :

Shtesa per akomodim ne dhome teke – 125 euro
Vizite e brendshme ne Xhamine Hassan II ne Kasablanka – 14 Euro/person

Hotelet qe do te perdoren:

      • Atlas Volubilis 4* FES. (1N Men+Dark)
      • Palm Menara 4*  MARAKESH. (3N Men+Dark)
      • Odysse Center 4* KAZABLANKA. (1N Men+Dark)
      • Milano 4*  (1N. Mengjes vetem)

Shenim i rendesishem:
Pasaportat duhet te jene te vlefshme 6 muaj nga data e kthimit. Afati perfundimtar per marrjen e vizave eshte 1,5 muaj perpara dates se nisjes.

Ne cmim perfshihet vetem 1 bagazh kabine: Me permasa: 55x45x20cm (duke perfshire dorezen dhe rotat) Pesha 10 kg. Lengjet lejohen ne paketime deri 100ml.

FOTO NGA GRUPI 2-8 MARS 2020

Il a été lu 3766 fois

Commentaires

  • Il n`y a pas de commentaire pour cet article.
 
S.V.P. Attender...

Vous n ëtes pas autorisé à commenter cet article Merci de vous connecter.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike