Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.
Vizitohen: Lepushe, Vermosh, Tamare
Description
Cmimi Baze: nga 60 Eur/person.
Nisjet cdo te Shtune: Korrik, Gusht....Shtator, Tetor
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona
Cfare perfshihen:
- Akomodimi 1 Nate: Bujtine ne Lepushe
- Mengjesi +Darka
- Transporti me Minibus
- Guida
- Shoqerues nga Agjensia
Nuk perfshihen:
Shpenzimet personale, dreka, pijet gjate vaktit te darkes.
Dita 1: Tirane - Lepushe - Vermosh
Nisja nga Tirana do te behet ne 06:00 ne drejtim te Shkodres. Pas nje ndalese per kafe do te vazhdojme udhetimin tone drejt Ballkonit panoramik ku mund te admirohen leqet e hotit, ku do te bejme nje ndalese per te shijuar pamjen e bukur te lumit Cen. Me tej do te vazhdojme rrugen drejt Lepushes. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona. Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër.
Kthimi ne darke ne Lepushe. Akomodimi ne nje bujtine ne Lepushe. Darka ne bujtine.
Dita 2: Lepushe - Tamare - Selce - Tirane
Pas mengjesit do te vizitojme ujëvarën e Selcës, ku përvec transportit me automjetin e agjencisë do te kemi dhe ecje përgjatë shtegut për rreth një orë një drejtim. Pasi të mbërrijmë në këmbët e ujëvarës do të kemi mundësi të shijojmë pamjen e mrekullueshme te ujevares. Me tej do te vizitojmë Tamarën, një tjetër fshat të bukur alpin, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Kohë e lirë për drekë, gjithashtu personat që dëshirojnë mund të shfrytëzojnë vaskat e lumit për tu larë gjatë kohës së qëndrimit në Tamarë. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh.Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe eposi i Kreshnikёv.
Leave a reply | Cancel reply
Specifikimet
SKU | VER/2DT |
Disponibiliteti | 20 |
Transporti me autobus | |
Shoqerues dhe Guide | |
Madhesia e Grupit | Min 6 - Max 14 Persona |
Vaktet e perfshira | Mengjes+Darke |
Cliques | 15584 |
Date | juillet 26, 2020 |
* IP |