Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor
Vizitohen: Vaskat e Gureve, Syri i Kalter, Ujevara e Grunasit, Kulla e Ngujimit, Kisha e Thethit, Lugina e lumit te Thethit
Description
Cmimi Baze: nga 60 Eur/person.
Nisjet cdo te Shtune: 6 Qershor, 13 Qershor, 20, 27...Korrik, Gusht....
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona
Cfare perfshihen:
- Akomodimi 1 Nate ne: Bujtina Gurra Theth Qender
- Mengjesi + Dreka+Darka
- Transporti me Minibus
- Guida ne Theth
- Shoqerues nga Agjensia
Nuk perfshihen:
Transport me mjet lokal nga Bujtina ne Nderlysaj (personat qe nuk preferojne te ecin 1,5 ore me kembe), Bileta e hyrjeve ne Kullen e Ngujimit ne Theth, shpenzimet personale, siguracion shendetesor ne udhetim.
Dita 1: Tirane - Shkodër - Theth
Nisja nga Tirana do te behet ne 06:00 ne drejtim te Shkodres. Ne Shkoder do te nderrojme mjetin e transportit per itinerarin Shkodër - Theth dhe rreth 2 orësh me makinë, do te arrijme në Theth. Marrja e dhomave ne bujtine. Lenia e bagazheve per te vazhduar me ecjet me kembe ne drejtim te Syrit te Kalter.
Kalimi nga Shkodra ne Theth do te behet nga: Qafa e Thores ku mund te behet një ndalesë opsionale, në pikën më të lartë të rrugës në 1700m, ku mund të shijoni pamjen e majave përreth, të pini një kafe tek Buni i Bajraktarit, një kompleks turistik i ndertuar kohet e fundit
Vizite: Lugina e Thethit - Rrugë prej guri - Syri i Kaltë
Vaskat e gureve ne Nderlyse foto janë disa formacione shkëmbore, krijuar nga rrjedhja e bollshme e ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre në luginën e Thethit.
Ecje rreth 90 minuta me këmbë (ecje e lehte) në mes të natyrës përgjatë Lumit te Thethit. Pas një pushimi të shkurtër këtu, do te vazhdojme drejt Syrit të Kaltër, për 50 min ecje te tjera mesatarisht.
Syri i Kaltër i Thethit, i vendosur në Kaprre, është një burim me ujë të thellë blu në mes të pyjeve. Kjo pjese rruge është një bukuri e rralle, nje surprize per cdo turist qe vjen per here te pare.Kohe e lire per foto, ose ne rastin e temperaturave te larta nje zhytje ne uje do te ishte nje kenaqesi me vete. Para se te perendoje dielli kthimi mbrapsht ne bujtine, 90 min ecje me kembe, ose transferte me makine lokale, është opsionale (tarifë shtesë)
Kohëzgjatja gjate dites: 6-7 orë kohë totale në këmbë
Vështirësia: e lehtë e moderuar. Fjetja dhe Darka ne bujtine.
Dita 2: Ujëvara e Thethit - Kanioni i Grunasit - Kulla e Ngujimit - Kisha e Shën Gjonit
Pas mëngjesit në bujtinë, rreth ores 09:00, do të drejtohemi tek Ujëvara e Grunasit dhe Kanioni i Grunasit. Gjatë rruges se kthimit, do të pushojme në livadhet e Thethit dhe do të vizitojme Kishën e Shën Gjonit, Muzeun Etnografik dhe Kullën e Ngujimit. Kthimi ne Bujtine rreth orës 13.00 dhe nisja drejt Tiranes. Koha e udhëtimit nga Thethi në Shkodër është 2.5 orë. Nga Shkodra në Tiranë, do të rimarrim perseri mjetin tone per tu kthyer ne Tirane.
Leave a reply | Cancel reply
Specifikimet
SKU | THE/2D/QER |
Disponibiliteti | 28 |
Transporti me autobus | |
Shoqerues dhe Guide | |
All Inclusive | |
Madhesia e Grupit | Min 6 - Max 14 Persona |
Vaktet e perfshira | Mengjes+Dreke+Darke |
Hoteli qe do perdoret | Bujtina Gurra Theth Qender |
Cliques | 26336 |
Date | mai 27, 2020 |
* IP |