Vizite ne Shkup dhe Ski ne Kodren e Diellit ne Tetove - 69 Eur
Datat e nisjeve : 13, 20, 27 Shkurt
Çmimi me mëngjes 69 €
Çmimi mëngjes darkë 79 €
Transporti i perfshire
Hotel Hilton Shkup 5*
Dita e Parë:
Nisja në mëngjes nga Tirana në orën 07:00 drejt Maqedonisë, pushime të shkurtra gjatë rrugës për të konsumuar mëngjesin. Kalimi përmes doganës së Qafë Thanës, i drejtohemi qytetit të Shkupit. Vizite në qytetin e Shkupit , pikat kryesore si Qendren e Qytetit , shtepine e Nenë Terezës etj. Akomodimi në hotel në Shkup Double Tree by Hilton 5*. Darka në Hotel për klintet që kanë zgjedhur paketën me darkë. Kohë e lirë për të përdorur Pishinën dhe SPA e hotelit.
Dita e Dytë:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Kodrës së Diellit e quajtur ndryshe Popova Sapka. Kohë e lirë për të shijuar Sportin e skive. Kodra e Diellit përmban një nga pistat e skijimit më të mëdha të Ballkanit ku përbehet nga 7 Teleferike skijimi. Maja më e lartë që mund të shijohet nga Turistet e aventurës arrin në 2760 metra lartesi. Pas takimit me guidën tonë, në orën 15:00 nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
Në çmim përfshihet:
1. Transport me mjet komod
2. Një natë akomodim në hotel DoubleTree by Hilton 5
3. Mëngjesi në hotel
4. Darka në hotel (10 Eur)
5. Përdorimi i Pishina Sauna Jakuzi ne Hotel
6. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit
Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2. Çmimi i shëtitjes me teleferik
3. Paisjet e Skijimit
4. Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Politikat e Fëmijëve:
0 - 2.99 vjeç janë falas
3 - 6.99 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
Mbi 7 vjeç pagesë e plotë
Nëse fëmijët nga mosha 3 – 6.99 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.
Leave a reply | Cancel reply
Commentaires
Vous n ëtes pas autorisé à commenter cet article Merci de vous connecter.