Vous êtes ici Accueil » Arkiva2 » Viti i Ri 2015 ne Rome 499 Eur, 30 Dhjetor-3 Janar

Viti i Ri 2015 ne Rome 499 Eur, 30 Dhjetor-3 Janar

Dernière mise à jour
Vizite e plote e Romes dhe Tivolit
Vizite e plote e Romes dhe Tivolit

Fluturim me Avion, Guide e Romes, Tur i plote ne Tivoli

30 Dhjetor - 03 Janar. 4 Nete/5 Dite.
Cmimi 539 499 Euro/person
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 4 nete ne hotel me 3 yje.
Ekskursion ne Tivoli (Vizite ne Vila d’Este dhe Vilen e Adrianit) 

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Kjo oferte eshte e Ezauruar.

Programi

Dita 1: 30 Dhjetor
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15. Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.45, 
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte. 
Palatino: Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin e Romes, 
Forumin Romak ku senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ku ndodhen rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus. dhe Coloseo ku gladiatoret luftonin per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Akomodim ne hotel, dhe mbremje e lire.
Dita 2: 31 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri*.
Dita 3: 01 Janar
Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
Kthimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 4: 02 Janar
Pas mengjesit do te bejme nje Ekskursion ne Tivoli nje qytet I lashte  rreth 25km nga Roma. I ndertuar ne mes te shekullit 118 dhe 138 para krishtit, ky qytet ishte vendbanimi I preferuar I perandorit Hadrian  i cili deshironte te bente te miren ne kufijte e ketij vendi. 
Vila Adriana (Bileta e hyrjes 8 euro) përfshin një shumëllojshmëri ndërtesash duke përfshirë pallate, banja Spa, teatro, tempuj, biblioteka, dhomat e shtetit dhe vendet e banimit për robërit dhe rojet.
Nje tjeter mrekulli arkitekturore per tu vizituar eshte Villa D’este. (Bileta e hyrjes 8 euro)
Ajo qe te mahnit me kete residence  e cila eshte kerkuar nga Kardinali Ippolito D’Este ne pamjen e nje vile te lashte Romake, jane kopshtet me shatervanet e mrekullueshme. Nje tjeter mrekulli jane edhe afresket qe dekorojne tavanet dhe muret e viles duke na dhene nje ide sesi ishte jeta gjate Rilindjes. Vila  eshte e ndertuar mbi nje shkemb dhe pamja qe ofrohet ne gjithe luginen eshte mahnitese. 
Kthimi ne Rome pasdite. Mbremje e lire.
Dita 5: 03 Janar
Nisja per ne aeroport. Kthimi ne 09.00.

Perfshihen

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • Mengjeset 
  • 4 nete akomodim ne hotel me 3* ne qender.
  • Ekskursion dite e plote ne Tivoli
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:
Drekat dhe Darkat
Darka e vitit te Ri (70 Eur/person) KLIKO KETU..
Hyrjet ne muzeume
Biletat e hyrjes ne Villa Adriana dhe Villa d’Este (8+8 Euro/person)
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” 
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 96 Euro.

Kerkese
Contact
Les champs avec astérisque* sont requis.
Cmimet

Viti i Ri 2015 ne Rome

SKU: ROM-VIT-02
Cmimi per adulte/dhome 2-she
Price: 499 €
Mshop prod addedcart
https://www.mtitravel.al/inner.php/fr/ajax
YXJraXZhMi92aXRpLXJpLW5lLXJvbWUuaHRtbA==
Villa d'Este Tivoli
Darka e Vitit te Ri

Muzike me Maestro Crisallimo
Lojra e fishekzjarre
Uje, Vere, Kafe, Liker te ndryshem, Raki

Menu 31 Dhjetor 2014
Antipaste San Silvestre
Tris me fruta deti, Salmon, Ton dhe fileto oktapodi.
Sallate mix me prodhime deti, omlete “Ciarciofi” ( Articoke),  dhe kungulleshka te pjekura.
Pjata te para
Rizoto me salce “Scampi” ( Salce Tipike Italiane me karkaleca)
“Strozzapreti “ lloj makaronash me fruta deti e domate te qeruara.
Pjata te dyta
Fileto me lloj krapi te mbuluara
Kallamare dhe karkaleca te skuqur.
Sallate kapricoze
Fileto mishi me vere “Barolo” me fasule bishtaja.
Akullore me leng limoni e dardhe.
Embelsira Krishtlindjesh ne mesnate.
Shampanje S. Anna, Thjerreza dhe sallam.
Uje, Vere, Kafe, Liker te ndryshem, Raki

Il a été lu 10325 fois
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike