Stamboll me avion, 3 Dite, Tur me guide
Datat: 15-17 Janar 2022Cmimi:
Akomodim ne: The Grand Mira Business Hotel 4*
Mengjesi ne Hotel. Guide e plote e qytetit
Fluturim me Pegasus airline. Bagazhet e perfshira.
Grupi max 15 persona.
3 Dite te plota ne Stamboll
Oraret e Fluturimit:
15 Janar: Tirane - Stamboll 02.20 - 06.00
17 Janar: Stamboll - Tirane 21.50 - 21.40
Dita 1. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 02.20. Mbërritja në Stamboll në 06.00.
Transferta nga aeroporti në Qendër të Stambollit. Direkt nga aeroporti do shkojme ne lagjen Taksim, do te shetisim zonen tregtare, argetuese, plot me bare restorant, aty ku ndodhen dhe dyqanet per shoping ne rrugen Istiklal-caddesi (Rruga e Pavaresise). Kjo rruge eshte nje nga atraksionet turistike me te njohura ne Stamboll (dikur quhej "Grande Rue de Pera"), sepse aty kalon dhe Trami Nostalgjik. me tej do te ecim ne rrugen Galata Mevlevihanesi ( Banesa e Dervisheve) duke vizituar porten historike, dhe pak me tutje do te mberrijme ne Kullen Galata. Mundesi per ta vizituar brenda dhe per te admiruar pamjen e bukur ne maje te kulles. Bileta e hyrjes 30 tl (afersisht 4 Eur). Me tej do te marrim autobuzin dhe do te nisemi drejt hotelit per te marre dhomat. Darka e lire
Dita 2. Mëngjesi në Hotel. Vizitë e plote me guidë dhe autobus ne: Xhamia Blu, Hipodromi, Xhamia e Madhe e Shenjte Shën Sofia (dikur Kisha e shen Sofise), Pallati Topkapi, Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, vizite ne Basiliken Cisterna, vizite ne Grand Bazar Kapali Carsi. Kthimi ne hotel ne darke. Darka e lire.
Dita 3. Mëngjesi në Hotel. Dorezimi i dhomave. Futja e bagazheve ne autobus. Vizite ne pjesen aziatike, Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. 18.30 nisja per ne aeroport.
Fluturimi nga Stambolli në 21.50. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21.40
Ne pakete perfshihen:
- Fluturim me avion me orare te pershtatshme
- Transfertat me autobus Aeroport - Hotel - Aeroport
- Tur dite e plote me autobuz dhe Guide
- Akomodim ne: The Grand Mira Business Hotel 4*
- Mengjesi ne Hotel
- Vizitohen: Lagjia Sulltanahmet, Kodra e te dashruarve, Topkapi Palace etj.
- Grupi max 15 persona.
Ne pakete nuk perfshihen:
- Dreka dhe darkat
- Biletat e hyrjeve ne muze
- Tamponi PCR ne se do te nevojitet
Commentaires
Vous n ëtes pas autorisé à commenter cet article Merci de vous connecter.