Vous êtes ici Accueil » Festat e Nentorit » Toskana 26 - 29 Nentor 2022

Toskana 26 - 29 Nentor 2022

Dernière mise à jour
Toskana 26 - 29 Nentor 2022
Toskana 26 - 29 Nentor 2022

Vizitohen: Firenze-San Gimignano-Siena-Piza-Lucca

Datat:26 - 29 Nentor 2022 - 3 Nete/4 Dite (te plota).
Cmimi: 550 Euro

Fluturimi Tirane-Pisa (nisja 07.10) / Pisa - Tirane (nisja 17.00)
Vizitohen: Firence, San Gimignano, Siena, Piza dhe Luka. Bagazh kabine 40x30x20 cm. 1 Cope. Lengjet deri 100 ml.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Vende te lira me kerkese...

Programi

Dita 1: E Shtune. Tirane-Firence

Nisja nga Tirana me avion ne 07:10. Mberritja ne aeroportin e Pises ne 08:55, dhe nisja per ne Firenze.

Vizite ne Piazzale Michelangelo. Me pas, me autobus do te transferohemi ne qender dhe nga aty vizita vazhdon me kembe. Qyteti I Firences terheq miliona turiste cdo vit, dhe UNESCO e deklaroi Qendren Historike te Firenzes nje trashegimi boterore ne vitin 1982. Ky qytet njihet per kulturen e tij, artin dhe arkitekturen e Rilindjes, dhe monumetet. Qyteti gjithashtu ka nje numer te madh muzeumesh dhe galerish, si psh. The Uffizi Gallery dhe Palazzo Pitti, dhe ende ushtron nje ndikim te madh ne fushat e artit, kultures dhe politikes. Per shkak te trashegimise artistike dhe arkitekturore te Firenzes, eshte njohur si nje nga qytet me te bukura ne bote.
Rreth ores 18:00-19:00 do te bejme transferimin ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.

Dita 2: E Djele. San Giminiano - Siena

Pas mengjesit ne hotel, Do te vazhdojme viziten e qytetit te Firences. Kompleksin e Katedrales, Piazza della Signoria, Ponte Vechio. Pallatin Piti etj. Dreka e lire. Mbasdite kush deshiron mund te vizitoje muzeun e famshem Ufizzi (me rezervim paraprak perpara nisjes). Akomodimi ne Firenze.

toskana map

Dita 3: E Hene

Pas mengjesit ne hotel, ne oren 08:30 do te behet nisja me autobus per ne San Gimignano, Qyteti i Kullave te bukura ndodhet ne Toskana, 56km ne jug te Firences. Ai sherbeu si pike lidhje e rendesishme per pelegrinet qe udhetonin drejt ose nga Roma ne rrugen Francigena. Familjet patriciane qe kontrollonin qytetin ndertuan afro 72 shtepi-kulla (disa te larta deri ne 50m) si simbole te pasurise dhe fuqise se tyre. Edhe pse vetem 14 kane mbijetuar, San gimigniano ka ruajtur atmosferen dhe pamjen e tij Feudale. Qyteti gjithashtu ka disa kryevepra te artit Italian te shekullit 14-15. Brenda mureve te qytetit ndertesat e ruajtura mire perfshijne shembuj te arkitektures romake dhe asaj gotike, me ndertesat mbreslenese laike dhe kishat. Ky qytet eshte gjithashtu I njohur per shafranin, Proshuten e Arte, dhe veren e tij te bardhe, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji I vjeter I rrushit Vernaccia I cili rritet ne kodrinat ranore te zones.

Pas vizites ne qytetin e San Gimignanos do te jene rreth dy ore te lira per kafe ose per te ngrene. Pas dreke do te vizitojme Sienen. Qendra historike e Sienes eshte deklaruar nje trashegimi boterore nga UNESCO, dhe eshte nje nga vendet turistike me te vizituara. Siena eshte e njohur per kuzhinen e saj, artin, muzete, peisazhet mesjetare te qytetit dhe Palio-n, nje gare me kuaj qe behet dy here ne vit. Nje nga vendet per tu pare ne Siena eshte dhe Palazzo Pubblico, i cili eshte nje pallat qe daton ne vitin 1287 dhe u ndertua si nje shtepi per qeverine republikane te qytetit. Nje tjeter atraksion turistik eshte Piazza del Campo, nje nga sheshet mesjetare me te bukura te Europes, ne formen e nje guacke i cili ka shume monumente qe e rrethojne. Midis tyre eshte edhe Torra del Mangia, e cila ishte nje nga kullat laike me te gjata ne Italine mesjetare.
Mbasdite do te behet kthimi me autobus ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.

Dita 4: E Marte. Piza - Shoping - Aerorport
Ne oren 08:00 do te behet nisja per ne Piza bashke me bagazhet.  Para se te arrijme ne Pisa do te keni 3 ore te lira per te bere shopping, dhe me pas do te vazhdojme me viziten. Pisa eshte kryeqyteti I provinces se Pises. Megjithese Pisa eshte I njohur per kullen e saj qe anohet, ky qytet perfshin me shume se 20 kisha te tjera, disa vende mesjetare, dhe ura te ndryshme. Ne kete qytet ndodhet gjithashtu dhe Universiteti i Pises, i cili ka nje histori qe prej shek. 12 dhe Scuola Normale Superiore di Pisa, e themeluar nga Napoleoni ne 1810.
Ne oren 15:00 do te behet nisja nga Pisa per ne areoport. Fluturimi nga Pisa ne Tirane ne 17:00 dhe mberritja ne Tirane ne 18:40.

    Ne pakete perfshihen:

    • Fluturimi me avion vajtje-ardhje. Bagazhi i perfshire cante shpine 20x30x40 cm
    • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel  ne Firence
    • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
    • Shetitjet me autobus sipas programit.
    • Guida sipas programit
    • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
       

    Ne pakete nuk perfshihen:

      • Hyrjet ne muzeume.
      • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet” , taksat e turistit ne hotele
      • Bakshish per shoferin e autobuzit 5 Eur/personi.
      • Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 120 Euro. 



Il a été lu 2799 fois

Commentaires

  • Il n`y a pas de commentaire pour cet article.
 
S.V.P. Attender...

Vous n ëtes pas autorisé à commenter cet article Merci de vous connecter.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike