Vous êtes iciAccueil »
Arkiva2 »
Viti i Ri ne Nice-France 2023
Viti i Ri ne Nice-France 2023
Dernière mise à jour
Viti i Ri ne Nice, Fluturim Tirane-Nice, Hotel: Ibis Styles Nice Vieux-Port
NICE-CANNES-MONACO 28 Dhjetor 2022 - 1 Janar 2023. Cmimi: 599 Eur
Fluturim me avion: TIRANE-NICE-TIRANE Tirane - Nice 18.00 - 20.10 / Nice Tirane: 20.45 - 22.40 Fjetje 4 Nete ne qender Te Nices: Ibis Styles Nice Vieux-Port
Vlefshmeria dhe disponibiliteti i paketes
Tur i konfirmuar, Vende te lira: 10+
Pershkrimi i programit
Dita 1. 28 DhjetorTirane - Nice Nisja me avion nga Tirana ne 18.00 Mberritja ne Nice 20.10 Transferta me autobus ne Hotel. Akomodimi ne Hotel. Darka e lire.
Dita 2. 29 DhjetorNice
Pas mengjesit do te vizitojme qytetin e Nices, keshtjellen e qytetit te vjeter, me nje pamje te mrekkueshme te portit ne njerin krah dhe bulevardin: "Shetitorja e Anglezeve". Pastaj do ti afrohemi ujevares perseri brenda keshtjelles ne kodren e Nice-s. Do te zbresim poshte per te vizituar qytetin mesjetar te Nice-s, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve, katedralja e qytetit dhe aty do te bejme pushim e drekes per kafe ose per te ngrene dicka. Me tej do te vazhdojme me viziten e Villefranche-sur-Mer, duke vizituar Muzeun: Villa & Jardins Ephrussi de Rothschild. Shtepia ku ka jetuar Baronesha: Béatrice Ephrussi de Rothschild. Kthimi ne hotel mbasdite. Fjetja ne Nice
Dita 3. 30 DhjetorNice - Monaco
Pas mengjesit nisja me autobus, Dite e plote vizite e Monakos, Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj. Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
Mbasdite kthimi ne Nice, darka e lire.
Dita 4. 31 Dhjetor Nice - Cannes
Pas mengjesit vizite e plote e Cannes. Ne nje distance 33km larg nga Nica, qyteti i shtrire pergjate detit, dhe bulevardit te famshem La Croisette. Nje shetitje me trenin e vogel te con ne majen e koddres se qytetit, aty ku pamja eshte mbreselenese. Kohe e lire ne Cannes per shetitur ne bulevardin La Croisette, dreka e lire.
Mbas dreke kthmi ne Nice. Ne darke do te shkojme ne qender te qytetit per te kaluar naten e nderrimit te viteve.
Darka e sugjeruar nga Agjensia eshte darke me muzike shqiptare dhe internacionale,
Dita 5. 1Janar Nice - Tirane Dite e lire ne Nice
Fluturimi nga Nica ne 20.45
Ne cmim perfshihen:
Bileta e avioni Tirane-Milano-Tirane
Autobusi ne dispoziocion per te gjitha ditet.
Akomodimi 4 Nete ne Nice qender
Mengjeset ne hotel.
Guida dhe shoqerues per te gjitha ditet
Shetitjet me autobus dhe vizitat sipas programit
Nuk perfshihen:
Darka e Vitit te Ri, duke filluar nga 50 Eur/personi.
Taksat ne hotele
Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihen.