Cmimi: 429 Eur, TIRANE - ZAGREB – Graz - VJENE – PRAGE – Dresden – BERLIN – Nuremberg -MUNICH – Salzburg - ZADAR -TIRANE
Udhetim me autobuz
429 euro / person.
4-12 Prill
7 nete / 8 dite
Programi
TIRANE – ZAGREB
Nisja nga Tirana heret ne mengjes me autobus. Ndalese ne Dubrovnik per pushim dhe kafe dhe mberritja ne Zagreb.Akomodim ne hotel, dhe mbremje e lire.
ZAGREB – GRAZ - VJENE
Nisja pas mengjesit per ne Vjene. Rruges do te ndalojme ne Graz.
Graz eshte qyteti I 2-te me I madh dhe I rendesishem I Austrise pas Vjenes. Qyteti I Vjeter I Graz-it eshte nje nga monumentet ne mbrojtje te UNESCO.
Muret fortifikuese te qytetit datojne qe ne shek. 11-te. Pjesa e brendshme e qytetit eshte plot me rrugica te ngushta romantike ne te cilat pallatet e stilit Italian fshehin ne mes tyre kopshtet e bukura.
Do te vizitohet qendra e qytetit te vjeter, Sheshi kryesor Hauptplatz, ku ndodhet Bashkia e qytetit dhe ku bashkohen rruget me te bukura. Do te vazhdojme me Sackstrasse, nje rruge e rendesishme ku ndodhen disa nga pallatet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit.
Mbas dreke mberritja ne Vjene dhe vizite e qytetit te Vjenes. Do te fillojme me Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme, ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme nga jashte : Operen, Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dhe Muzeu i Historise Natyrore. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise edhe Bashkine e Vienes, dhe Teatrin e Pallatit Mbreteror.
Do te vazhdojme me Pallatin Hofburg, rezidenca e famshme e Perandoreshes Elizabeth, e njohur nga vendasit si « Sisi ». Do bejme nje shetiitje te vogel edhe te kendshme duke ecur ne rrugicat e qytetit te vjeter dhe perfundojme ne Basiliken e Shen Stefanit.
Kohe e lire per darke ne RingStrasse dhe per Pazar
Akomodim ne hotel ne mbremje.
VJENE – PRAGE
Pas mengjesit nisja per ne Prage. Mberritja ne Prage dhe fillojme me viziten e qytetit te Prages, duke filluar me Keshtjellen e Prages e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva.
Ky kompleks, ndertimi I se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.
Kompleksi I Keshtjelles perfshin Pallatin e vjeter Mbreteror, Katedralen e Shen Vitus, Shen Wenceslas dhe Shen Adalbert, Basiliken e Shen George dhe Rrugicen e Arte. Do te zbresim me pas ne Uren e Karlit per te dale ne qender te Qytetit te Vjeter ku do te vizitohen :Bashkia e Qytetit te Vjeter me kullen ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shen Marise, Pallati I Koncerteve eshte nje ndertese shume interesante dhe gjithashtu kulla e Barutit.Kohe e lire per Pazar, shetitje dhe darke dhe akomodim ne hotel.
PRAGE – DRESDEN – BERLIN
Nisja pas mengjesit per ne Berlin. Gjate rruges do te bejme nje ndalese ne Drezden. Vizite e qytetit te Vjeter te Dresden, Kishen e Shen Marise, Pallatin Zwinger ndertuar ne 1710 si nje pallat per festat e oborrit mbreteror, Opera Semper, do te vazhdojme me nje shetitje ne Tarracen Bruhl e quajtur ndryshe dhe “Ballkoni i Europes”.
Vazhdojme udhetimin per ne Berlin. Akomodim ne hotel dhe pasdite e lire per te vizituar qytetin e Berlinit. Nje vizte ne lagjen moderne Potsdamer Platz e cila eshte qendra e ndertimeve, gradacelave dhe dyqaneve moderne.
BERLIN - BERLIN
Pas mengjesit e gjithe dita do ti kushtohet vizites ne qytetin e Berlinit
Monumentet e rendesishme qe do te vizitohen jane : Parlamenti i Berlinit Reichtag, Porta Brandenburg, e cila eshte e vetmja porte e qytetit dhe gjithashtu nje simbol i tij. Do te vazhdojme me vizite ne Pallatin e Ri te Mbretit te Prusise Frederik II i Madh, me kopshtet e tij madheshtore te stilit francez, Charllotenburg.
Pasdite e lire ne Kurfurstendam, e cila eshte nje nga bulevardet me te njohur te Berlinit per Pazar. Mbremja e Lire.
BERLIN – NUREMBERG - MUNICH
Pas mengjesit nisja per ne Munich. Gjate rruges do te ndalojme ne Nuremberg.
Gjate rruges do te ndalojme ne Nuremberg. Nuremburg eshte qyteti I dyte me I madh I Bavarise. Eshte nje vend energjik ku nata eshte plot gjalleri dhe birra eshte po aq e erret sa edhe kafja. Menyra me e mire per te zbuluar qytetin e vjeter te Nuremburg-ut eshte te ecesh me kembe. Ato qe bien ne sy pergjate rruges jane muret e vjetra, lagjia e keshtjelles me shtepite e saj karateristike prej druri. Pergjate rruges shihen Spitali Heilig Geist nje nder spitalet me te medha te mejsetes, dhe natyrisht Keshtjella Mbreterore “ Kaiserburg” e cila ishte residenca e Kaiser Mbretit te Gjermanise midis viteve 1050-1571. Kjo keshtjelle bashke me ate te St Lorenzo dhe Sebaldo krijojne nje atmosfere mesjetare.
Nje vizite ne kopshtet Nazi, nje ambient gjigand me ndertesa ne te cilin jane zhvilluar paradat e nazisteve te Hitlerit. “Congresi Hall” I cili njihet ndryshe si Coloseu I Nuremburg, I ndertuar ne periudhen e Nazizmit, tashme eshte nje qender dokumentare, ku mund te shihen shume piktura te kohes Naziste.
Nje nder artistet me te famshem I Nuremburg Albrecht Durer, shtepine prej druri te te cilit e gjejme ne qytetin e vjeter nen keshtjellen Mbreterore eshte tani nje muze dedikuar jetes dhe punes se artistit.
Vizite ne qendren e qytetit te vjeter te Munich duke filluar me Sheshin Marien, nje nga sheshet me te bukura te qytetit te Vjeter i zbukuruar me ndertesa te vjetra te mrekullueshme, Bashkine e Qytetit, Pallatin Rezidencial te Mbreterve Bavareze.
Mbremje e lire dhe akomodim ne hotel.
MUNICH – SALZBURG - ZADAR
Pas mengjesit nisja per ne Salzburg. Vazhdojme rrugen per ne Salzburg. Vizite e qytetit te Salzburg duke filluar me Keshtjellen e Salzburgut e cila eshte cilesuar si nje nga me te medhate ne Europen Qendrore, e cila ka nje pozicion dominant dhe ofron nje pamje te mrekullueshme mbi te gjithe qytetin. Do te vazhdojme me Sheshin e Mozartit, Katedralen e qytetit etj. Kohe e lire per shetitje, kafe , dreke dhe nisja per ne Munich.
Vazhdimi i rruges per ne Zadar. Akomodim ne hotel dhe mbremje e lire.
ZADAR – TIRANE
Pas mengjesit nisja per ne Tirane.
Perfshihen
Perfshihen ne cmim
- Udhetimi me autobuz komod sipas programit
- Akomodimi per 7 nete ne Hotele me 3 yje; Zagreb-Viene-Prage-Berlin-Berlin-Munich-Zadar
- Te gjitha mengjeset ne Hotele
- Shoqerues dhe guide ne shqip
- Siguracioni shendetesor
Nuk perfshifen ne cmim
- Drekat dhe darkat
- Biletat e hyrjeve ne muze apo monumente
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »