Vous êtes ici Accueil » Arkiva » Rome 31 Maj - 03 Qershor 2019, me avion

Rome 31 Maj - 03 Qershor 2019, me avion

Dernière mise à jour
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

Cmimi 379 Euro, fluturim me avion, guide e plote e Romes

31 Maj - 03 Qershor 2019, 3 Nete. 
Cmimi:  379 Euro/person (per rezervime deri 10 Prill).
Nisja nga Tirana ne oren 16.45. Mberritja ne Rome ne oren 18.20.
Nisja nga Roma ne 19.00,. Mberritja ne Tirane ne 20.30

Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, Vizite ne Vatikan (Katedralja e Shen Pjetrit)  Akomodim 3 nete ne hotel me 3 yje ne qender. 

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Vende te vlefshme 24: E hapur per regjistrime

Pershkrimi i programit

Dita 1: E Premte 31 Maj

Nisja nga Tirana ne oren 16.45. Mberritja ne Rome ne oren 18.20. Transferta me autobus nga aeroporti ne hotel. 

Mbremje e lire

Dita 2: E Shtune 01 Qershor

Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte. 
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria.

Vazhdojme me vizita ne Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti, Parku i Villa Borghese dhe ne fund Piazza del Popolo.

Kthim ne hotel ne mbremje. 

Dita 3: E Diele 02 Qershor

Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.

Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. 
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te Romes por te gjithe Europes. 

Pasdite e lire per pazar ne Via del Corso.

Kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 4: E Hene 03 Qershor

Paradite e lire per pazar ose vizita ne muze ne qender te Romes.

Mund te vizitoni Colosseo dhe Fori Romani nga brenda (12 euro), Basiliken Santa Maria Maggiore ose Muzete e Vatikanit ( me rezervim paraprak per te evituar rradhen. Bileta ne kete rast kushton 20 euro).

Nisja per ne aeroport ne 16.00

Kthimi ne Tirane ne 19.00

Cfare Perfshihen
  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 3 nete akomodim me mengjes ne hotel
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
  • Kujdes: Ne cmim perfshihet nje bagazh dore me permasa te kufizuara: 55x40x20 cm (duke perfshire dorezen dhe rotat) Pesha 10 kg

Ne pakete nuk perfshihen:

Taksa e hotelit ne Rome 12 Eur/personi (paguhet ne recepsion)
Drekat dhe darkat
Hyrjet ne muzeume
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 60 Euro.

E Rendesishme: Secili Pasagjer duhet te kontrolloje vlefshmerine e Pasaportes personale, e cila per vendet shengen duhet te jete 3 muaj e vlefshme nga data qe udheton. Eshte pergjegjesia e personit qe udheton ta kontrolloje pasaporten e tij/saj. MTI TRAVEL nuk mban asnje pergjegjesi ne se ky afat ka skaduar dhe personi nuk lejohet te udhetoje.

Il a été lu 4918 fois

Commentaires

  • Il n`y a pas de commentaire pour cet article.
 
S.V.P. Attender...

Vous n ëtes pas autorisé à commenter cet article Merci de vous connecter.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike