You are here Home » MTI TRAVEL » Fundjava ne Shqiperi » Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.

Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.

Vizitohen: Lepushe, Vermosh, Tamare

Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana. Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana. Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana. Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.
60.00
Availability: Direct available
https://www.mtitravel.al/inner.php/en/shop/
https://www.mtitravel.al/en/shop/

Description

Cmimi Baze: nga 60 Eur/person. 

Nisjet cdo te Shtune: Korrik, Gusht....Shtator, Tetor
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona

Cfare perfshihen:

  • Akomodimi 1 Nate: Bujtine ne Lepushe
  • Mengjesi +Darka
  • Transporti me Minibus 
  • Guida
  • Shoqerues nga Agjensia

Nuk perfshihen:

Shpenzimet personale, dreka, pijet gjate vaktit te darkes.

Dita 1: Tirane -  Lepushe - Vermosh

Nisja nga Tirana do te behet ne 06:00 ne drejtim te  Shkodres. Pas nje ndalese per kafe do te vazhdojme udhetimin tone drejt Ballkonit panoramik ku mund te admirohen leqet e hotit, ku do te bejme nje ndalese per te shijuar pamjen e bukur te lumit Cen. Me tej do te vazhdojme rrugen drejt Lepushes. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona. Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër.
Kthimi ne darke ne Lepushe. Akomodimi ne nje bujtine ne Lepushe. Darka ne bujtine.

Dita 2: Lepushe - Tamare - Selce - Tirane

Pas mengjesit do te vizitojme ujëvarën e Selcës, ku përvec transportit me automjetin e agjencisë do te kemi dhe ecje përgjatë shtegut për rreth një orë një drejtim. Pasi të mbërrijmë në këmbët e ujëvarës do të kemi mundësi të shijojmë pamjen e mrekullueshme te ujevares. Me tej do te vizitojmë Tamarën, një tjetër fshat të bukur alpin, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Kohë e lirë për drekë, gjithashtu personat që dëshirojnë mund të shfrytëzojnë vaskat e lumit për tu larë gjatë kohës së qëndrimit në Tamarë. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.

Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh.Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe eposi i Kreshnikёv.


Leave a reply | Cancel reply

Please confirm that you are not a robot!
reply
Publish
Delete
Your comment will be published after a moderator approval.
https://www.mtitravel.al/inner.php/en/ajax
 
Please wait...

Features

SKUVER/2DT
Quantity in stock 20
Transporti me autobus Transporti me autobus
Shoqerues dhe Guide Shoqerues dhe Guide
Madhesia e Grupit Min 6 - Max 14 Persona
Vaktet e perfshira Mengjes+Darke
Hits15582
DateJuly 26, 2020
* Immaterial product

Product rating

     10/10, 1 votes

Tags

Related products

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike