You are hereHome »
Arkiva2 »
Milano-Bergamo & Treni i Kuq, Zvicer 8-10 Mars 2024
Milano-Bergamo & Treni i Kuq, Zvicer 8-10 Mars 2024
Last update
Milano-Zvicer-Bergamo, Treni i kuq Bernina. Fluturim Tirane-Milano-Tirane.
CMIMI: 475 Eur
Data: 8-10 Mars 2024
Fluturim me avion: Tirane-Milano-Tirane. Nisja nga Tirana: 06.20 ; Kthimi nga Milano 22.30
Udhetim me Trenin e Kuq Turistik Bernina.
Disponibiliteti
Tur i Konfirmuar, Vende te vlefshme: me kerkese..
Itinerari dhe detajet per Trenin e Kuq Bernina
Udhetimi zgjat 2 ore e 30minuta.
Treni arrin deri ne 2253 m lartesi. Ky tren udheton cdo dite te vitit ne orare fikse. Frekuenza e trenave eshte rreth 1 ore.
Kabina Standarte: Ka dritare qe hapen, nga ku mund te beni foto te mrekullueshme, dhe te thithni ajrin e maleve, ndjeni aromen e pyllit dhe prekni boren ne dimer.
Kabina Panoramike: Ka nje shikueshmeri me te mire, por dritaret jane te mbyllura.
Kabina te hapura: Merret vetem ne ditet e ngrohta te veres. Treni I kuq niset nga Tirano ne 429 metra mbi nivelin e detit dhe me nje udhetim rreth 60km e cila kalon neper te gjitha fashat e Alpeve. Ato arrijne ne lartesine 2253 netra ne Bernina (Ospizio Bernina) per te zbritur ne menyre graduale dhe te bute ne 1800m lartesi ne St Moritz.
Itinerari i Trenit
Stacioni Cavaglia. 500m nga Stacioni gjendet kopshti I akullnajes. Behet fjale per disa formime spektakolare te quajtura ndryshe “Marmitat e Gjigandeve” rezultat I nje fenomeni natyror. Nder shekuj masivet e reres kane gerryer shkembin dhe shtyre ujerat e akullnajes. Marmitat e zbrazura nga uji, duken tani ne format me te cuditshme, dhe jane nje thesar I vertete natyror. Atom und te admirohen nga Maji ne Tetor. Hyrja eshte e lire.
Stacioni Alp Grum. Ky eshte nje stacion I vogel I qe ndodhet ne lartesine e 2091 metra. Shume e pershkruajne si ndalesa me spektakolare e bere nga Treni I kuq, fale pamjes se qe pasqyrohet ne akullnajen e Palu dhe ne luginen Poschiavo. Edhe nga dritarja spektakli eshte vertet befasues, eshte nje pamje pothuajse e shndritshme. Ne pranvere lendinat pasqyrohen ne liqene, dhe ujerat ndryshojne ngjyrat sipas kohes, te cilat ushqehen nga ujevara qe zbresin nga mallet. Ne stacion gjendet restorant me tarace panoramike.
Ospizio Bernina. Duke arritur ne kete stacion, ne akullnajen e Cambrena, dritarja e Trenit te kuq, behet nje ndermjetese e cmueshme nga e cila kalon nje bote pothuajse perrallore. Pamja e pakrahasueshme perbehet nga dy liqene te shndritshem. Nga njera ane Lej Nair I erret I ne veri I cili I drejtohet liqenit te Zi, dhe nga ana tjeter Liqeni I bardhe I cili I perket pellgt PO, I cili ka ngjyre te bardhe duke u ushqyer nga debora dhe shkrirja e akullnajave. Edhe ne dimer, edhe pse gjithcka eshte e akullt, mund te vihet re diferenca e ngjyrave, nje spektakel me te cilin dashurohesh.
Morteratsch, nje tjeter panorama spektakolare. Pikerisht perballe stacionit, nis nje shteg I bukur qe te con per 1 ore e 30min ne akullanajat e Bernines ku mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme. Shtegu eshte I kalueshem edhe gjate dimirt me anije. Mund te ndalojme per dreke ne restorantin direct pas stacionit. Ne vere nje tjeter ide eshte te vizitojme fabriken e djathit te Morteratch, e cila prodhon djathin e Alpeve ne menyre tradicionale.
Pontresina, arrin ne nje lartesi rreth 2000m. Lugina zgjerohet dhe shfaqet akullnaja Roseg dhe Malet e Bernines te mbuluara me bore.
Ndalesen e fundit ne St Moritz, I cili njihet si qyteti I “klimes Shampanje” sepse ka 322 dite me diell. Nuk ka nevoje per shume prezantim, nese dashuroni qytezat elegante dhe Kosmopolite St Moritz ben per ju.
Nese jeni me femije, nuk mund te mos vizitoni Fabriken e Cokollatave Merkur, dhe mund te organizohet nje shetitje me karroce ne liqenin e akullt ose ne pyllin e Staz.
Kohe e lire dhe Dreka ne St. Moritz.
Programi i detajuar
Dita 1:
Fluturimi nga Tirana ne oren 06.20. Mberritja ne Milano ne 08.35. Pas marrjes se bagazheve, do te nisemi per ne Bergamo. Do te vizitojme qytetin te vjeter te Bergamos te shoqeruar nga guida. Pas dreke do te shkojme ne Monza. Vizite e lire ne Monza.
18.00 do te nisemi drejt hotelit. Mercure Milano Agrate Brianza Mbasdite kthimi ne hotel. Darka e lire.
Dita 2:
08.30 Pas mengjesit, do te nisemi per ne Tirano,(170km) I cili gjendet 2km larg kufirit me Zvicren.
11.00 do te marrim Trenin e kuq te Bernines. (Tirano - St Moritz) Udhetimi zgjat 2 ore 30 min duke u ngjitur nga lartesia 450m ne 2250m mbi nivelin e detit. Ne fund te udhetimit me tren do te zbresim ne St. Moritz. Vizite e ketij qyteti te vogel, kohe e lire per dreke. Rreth ores 16.00 do te nisemi me autobus ne drejtim te Milanos.
Mberritja ne hotel reth ores 19.00. Darka e lire.
Dita 3:
08.30 Pas mengjesit vizite e Milanos. nje tur panoramik duke kaluar me autobus ne portat rethuese te qytetit mesjetar, quartiere Isola, Porta Garibaldi, Porta Nuova, kanalet e Milanos (le Naviglie), lagjia e ndertimeve moderne etj.
Tur me autobus e mbyllim ne qender te qytetit, Piazza, Duomo (Katedralja e Milanos), Galerine Vittorio Emanuele II, e cila eshte e mbushur me dyqane dhe butike historike, dhe kafene. Me pas vazhdojme drejt teatrit la Scala.
Te vizitosh Milanon do te thote te zhytesh ne nje atmosphere unike, midis Butikeve te modes dhe kafeneve historike. Midis monumenteve antike dhe lagjeve moderne.
16.00 Nisja per ne Shoping Center. Centro commerciale Arese. Ambientet dedikuar argetimit, restorantet e reja te ndertuara me arkitekture druri qe sigurojne nje atmosfere te kendshme.
20.00 nisja per en aeroport. Fluturimi 22,30
Ne pakete perfshihen:
Fluturimi me avion Tirane-Milano-Tirane.
Transporti me autobus dhe vizitat sipas programit nga Milano ne Zvicer, Tirano-St Moritz.
Bileta e trenit Bernina Express (Vagoni panoramik)
Vizite ne Bergamo (qyteti i vjeter)
Shopping ne qendren tregtare.
Shoqerues dhe guide gjate gjithe kohes
2 Nete akomodim me mengjes.
Kujdes: Bagazhi i dores ka permasa te kufizuara: 40x30x20 cm (duke perfshire dhe rotat)
Ne pakete nuk perfshihen: Taksat e turistit ne hotel, drekat dhe darkat dhe cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihet.