Fluturim Tirane - Abu Dhabi - Tirane. Tur ne grup me guide.
Datat: 20-24 Shkurt 2022.
Cmimi 460 Eur, Akomodim 4 Nete.
2 Nete ne Abu Dhabi + 2 Nete ne Dubai
Fluturim nga Tirana, Wizz Air.
1 cante shpine (40x30x20 cm) + 1 Bagazh kabine 10kg (55x40x23 cm)
Udhetim ne grup me guide dhe shoqerues nga agjensia.
Oraret e Fluturimit:
Tirane - Abu Dhabi 17.25 - 01.40
Abu Dhabi - Tirane 14.05 -16:50
Dita 1.
Nisja nga Tirana me avion ne 18:10. Mberritja ne Abu Dhabi naten vone ne 01.25. Transferta ne Hotel. Marrja e dhomave.
Dita 2.
Pas mengjesit Tur ne ABU DHABI me autobus dhe guide. Turi i plotë ditor në Abu Dhabi është nje udhetim ne kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke kaluar pergjate EXPO 2020 si dhe Jebel Ali Porti detar, porti më i madh detar i bërë nga njeriu në botë, në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndalesa dhe vizite nga jashte në botën e Ferrari-it ku mund të pozojmë për foto me makinat e garës F1. Nga atje do të drejtohemi përgjatë rrugës Corniche duke admiruar horizontin e Abu Dhabi dhe duke kaluar pranë Emirates Palace Hotel, një nga hotelet më luksozë në botë, për një mundësi ndalimi fotosh. Do te drejtohemi ne ishullin Saadiyat për foto jashtë muzeut të mrekullueshëm të Luvrit - Në të vërtetë një embleme spektakolare e arkitektures moderne. Do te vazhdojme udhetimin përgjatë Qasr Al Watan (pallati presidencial në Abu Dhabi). Ne do të vizitojmë fshatin e trashëgimisë, përpara se të bëjmë rrugën për të vizituar Kasr Al Hosn, ndërtesa më e vjetër prej guri në qytetin e Abu Dhabi. Ndalesa jonë e fundit Xhamia Sheikh Zayed, një nga xhamitë më të mëdha në botë.Mengjesi ne Hotel.
Dita 3.
Pas mengjesit do te leme hotelin ne Abu Dhabi dhe do te nisemi per ne Dubai me autobus.
Do te vazhdojme turin me drejt Dubait të Ri duke do të ndaluar ne objektin me te larte ne bote (per te bere foto) te ndertuar nga dora e njeriut, "korniza". Ne Ishujt Palm - mrekullia e tetë e botës ku do te ndalojme per foto në Atlantis. Ndërsa vazhdojme përgjatë vijës bregdetare per te ndaluar në Plazhin Jumeirah per te bere foto të Burj Al Arab - hoteli i vetëm me 7 yje në botë me Gjirin e Arabisë në
sfond. Me tutje do te vizitojme "Xhaminë Blu" të Jumeirah (vizita brenda përfshihet falas nëse lejohet nga autoritetet - normalisht ditët zakonisht eshte pa kufizime). Një ndalese per foto tek xhamia Jumeirah. Shijoni pamjet e bukura të Dubait modern ndërsa udhëtoni përgjatë Marina Dubai dhe Kullat e liqenit Jumeirah. Duke udhetuar pergjate detit blu, do te shikojme Syrin e Dubait, - Ain Dubai. Vizite në qendër të qytetit, ku kulla më e lartë në botë - Burj Khalifa ku mund te behet një vizitë në katin e lartë 124 dhe 125. Mbasdite kthimi ne Hotel.
Ne darke program Opsional:
Darkë ne anijen Dhow + transferta vajtje-ardhje. 45 Eur/person
Një tur emocionues dhe i paharrueshëm dhe nje nga atraksionet kryesore në Dubai - Anija Creek Dhow me darkë është një kënaqësi e shkëlqyeshme, një mënyrë për të shijuar një darkë ekskluzive orientale e tipit bufe në një anije prej druri. I ndërtuar ashtu si një restorant standard me 5 yje ju do te shijoni nje darke pergjate lundrimit në Dubai. Ndërsa udhëtoni përgjatë brigjeve, do te shikoni arkitekturen antike te ruajtur mirë në njërën anë të kanaleve. Ana tjetër permban
disa nga kryeveprat më moderne të arkitekturës. Rreth ores 22,45 Transferimi për në
hotel.
Dita 4.
Pas mengjesit Dubai i Vjeter. Ky tur na jep pasqyrë te plote në qytetin e vjetër të Dubai, Bastakiya, jeta e arabëve para epokës se naftës dhe zhvillimet moderne të qytetit Dubai. Historia, tradita dhe kultura janë të gjalla ndërsa ecni nëpër rrugët e ngushta të Al Fahidi. Muzeu i Dubait i vendosur në fortesën Fahidi tregon artefaktet, poçeri, antike, varre dhe armë. Ju do të eksploroni atmosferën e tregjeve dhe shtëpive tradicionale - Me tej ne Bastakiya, do te vizitojme kullat e erës që dikur ishte sistemi antik i ftohjes për shtëpitë lokale. Do te ecim ne fshatin zhytës, ajo qe ka mbetur nga fshati i Beduinëve, lagjia Shindaga - lagjia me e vjeter e Beduineve. Do te ecim nëpër tregun e tekstileve të quajtur Meena Bazaar dhe Souk Al Kabeer të cilat ende duken si tregje te shekullit te 19-të. Një shëtitje e hollësishme përmes Jewel of Arabia, një nga fshatrat më të bukura dhe tradicionale arabe, dyqane, restorante të vendosura në portin e Dubait. Ambienti dhe pamja janë kaq tradicionale sa qe mund te merrni një udhëtim në varka tradicionale Abra përtej portit të Dubait, këto varka ishin një mënyrë e rëndësishme transporti në të kaluarën. Do te ecim përmes tregut te floririt, vendi më i mirë për të blerë arin, dhe shikoni shfaqjet e gurëve të çmuar, perlat, diamantin, argjendin, dhe arin. Aroma në pazarin e erëzave të Dubait ju tërheq që të blini erëza, parfume, çokollatë deve, etj. Shumëllojshmëria e suvenireve është një kënaqësi për sytë tuaj. Me tej do te vazhdome pergjate pallatit të sundimtarit të Dubait - Zabeel Palace.
Safari ne Shkretetire Opsionale, Desert Safari (45 Eur/personi). Ne cmim perfshihet: Marrja dhe kthimi nga hoteli + BBQ darke dhe + Live Show. Duke udhetuar rreth 75 km ne veri te vendit do ti afrohemi dunave te Dubait. Duke perdorur makinat 4x4 ne dunat e reres do te beheni pjese e kesaj aventure. Pasi ti ngjitemi dunave me rere ngjyre floriri, do te arrijme ne mes te shkretetires ne te vetmin Kamp ne shkretetire 5* Majlis. Snaks dhe pije te ndryshme do tju afrohen ju duke shijuar perendimin e diellit. Me tej do te vazhdoje darka me BBQ, me spektakel live, zjarre, belly dancer etj. Ne darke transferta per ne hotel.
Dita 5.
Pas mengjes do te nisemi per ne aeroportin e Abu Dhabit.
Avioni, Abu Dhabi - Tirane ne 14.05
Ne pakete perfshihen:
- 2 Nete Abu Dhabi + 2 Nete Dubai
- Fluturim nga Tirana - Abu Dubai - Tirane Wizz Air
- Udhetim ne grup me guide dhe shoqerues nga agjensia.
- Turet me autobus dhe guide sipas programit
- Transferta aeroport - hotel dhe anasjelltas
- 1 cante shpine (40x30x20 cm) + 1 Bagazh kabine 10kg (55x40x23 cm)
Ne pakete nuk perfshihen:
- Viza turistike e Dubait, 85 Eur/person
- PCR Covid Test (Negativ) 46 -72 oret e fundit
- Shpenzimet personale, drekat dhe darkat.
- Ekskursionet opsionale
Leave a reply | Cancel reply
Comments
You are not allowed to post comments. Please login.