You are here Home » Arkiva » Viti i Ri 2021 ne Kapadokia, 4 dite

Viti i Ri 2021 ne Kapadokia, 4 dite

Last update
Viti i Ri 2021 ne Kapadokia
Viti i Ri 2021 ne Kapadokia

Oferte per vitin e ri 2021 ne Kapadokia, fluturim me avion nga Tirana, grup i vogel 4-6 persona

Datat: 29 Dhjetor - 1 Janar 2021
Cmimi: 449 Eur
Akomodim 3 Nete/4 Dite: Melek Cave Hotel (Mengjesi i perfshire)
Fluturim me Pegasus Airline, me tranzit nga Stambolli.
Guide e plote e Kapadokias.

Disponibiliteti

Tur i hapur per rezervime, kontaktoni


Dita 1: Nisja nga Tirana në 02.20 Mbërritja në Kayseri në 11.00 Transfertë me minibus në Kapadokia (reth 1 ore rruge). Ndalese ne Goreme, qendra e Kapadokias. Kohe per dreke. Pas dreke marrja e dhomave. kohe e lire per pushim. Mbasdite vizite ne Goreme per te shijuar atmosferen e buk te fundvitit. Darka ne Goreme.

Dita 2: Pas mengjesit do fillojme direkt me viziten: Goreme Open Air Museum. Ne kete muze te hapur ne natyre do te afrohemi afer vendbanimeve te hershme ne shpella te germuara ne shkembinjte e fshatit Goreme, dhe me me vlere jane kishat e ndertuara brenda ne shpella ku ruajne dhe sot afresket me ngjyrat reale qe nga koha e Bizantit. Dreka ne nje nga restorantet me te mire ne Goreme. Pasdite vizite Passabagi, Devrent Deresi.

 Dita 3: 05.00 Nisja drejt Balonave fluturuese. Cmimi 80 Eur. Fluturimi zgjat 1 ore. Kthimi ne hotel 09.30. Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit dite e plote vizite e qytetit,  Vizite ne shkembinjte e Uchisar dhe lendina e Pellubave. Me tej do te vazhdojme me viziten ne qytetin nentokesor Derinkuyu. Germimet e hershme per te jetuar te mbrojtur shkojne deri ne 8 kate nentoke. Eshte nje eksperience unike ne bote dhe  e paharrueshme per cdo kend. Dreka ne nje nga restorantet e zones. Reth ores 18.00 do te shkojme ne "Lendinen e Kuqe", ku do te shikojme perendimin e diellit duke e vrojtuar nga maja e kodres duke shijuar nje gote caj apo vere. Fjetje në hotel. 

Dita 4: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  vizite ne qytetin Avanos pergjate lumit te kuq, i njohur per prodhimet e poceve te baltes, dekorimeve me  qeramike, kohe e lire per shoping ne dyqanet e suvenireve. dreka ne Avanos. 13.30 Transfertë me autobus për në Aeroport. 16.10 Fluturimi për në Tiranë. tranzi stambolli. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 22.00.

Në Cmim përfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll – Kayseri - Stamboll – Tiranë. 
  • Fjetje në Melek Cave Hotel. kliko..
  • Mengjesi ne hotel.
  • Transfertat dhe Shëtitjet me minibus
  • Shoqërues dhe guide për të gjithë ditët e qëndrimit
  • 1 Bagazhe kabine + 1 cante kompjuteri


Në pagesë nuk përfshihen:

  • Fluturimi me Balone 80-150 eur/personi
  • Siguracioni në Udhëtim 
  • Dreka dhe Darka
  • Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
  • Bakshish 
Pamje nga: Melek Cave Hotel


It has been read 2777 times

Comments

  • There are no comments for this article.
 
Please wait...

You are not allowed to post comments. Please login.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike