You are here Home » Arkiva2 » Lisbone 26 Nentor-01 Dhjetor 2019

Lisbone 26 Nentor-01 Dhjetor 2019

Last update
Lisbon Nentor 2019
Lisbon Nentor 2019

Vizite e plote e Lisbones, Sintra dhe Estoril, me avion nga Tirana, tranzit Milano

26 Nentor- 01 Dhjetor, Cmimi: 579 eur (6 Dite)
3 Nete akomodim ne Lisbon + 2 Nete akomodim ne Milano
Fluturim me avion nga Tirana, Tranzit nga Milano Malpensa.
Guide e plote me shoqerues nga agjensia.
"Exe Liberdade Hotel Lisbon"
1 bagazh personi (55x40x20cm). Pesha maksimale 10kg.

Disponibiliteti 

Tur i konfirmuar, rezervimet me kerkese

Programi i detajuar

Programi i detajuar:

Dita 1. 26 Nentor:

Nisja nga Tirana 16.45 Mberritja ne Milano ne oren 18.50.  Transferta nga aeroporti ne Hotel me autobuz. Hoteli eshte i pozicionuar ne periferi te Milanos. Darka e lire ne hotel ose ne qendren e qytezes Somma Lombardo.

Dita 2. 27 Nentor
Mengjesi ne hotel. 14.00 nisja nga hoteli ne aeroport. Fluturimi me avion nga Milano 16.40. Mberritja ne Lisbon ne 18.30. Transferta nga aeroporti ne Hotel me autobuz.
Pas marrjes se dhomave dhe akomodimit ne Hotel, do te dalim ne qender te qytetit per nje tur orientues te Lisbones dhe darke.

Kthim ne hotel.

Dita 3. 28 Nentor: Dite e plote vizite LISBON

09.00. Pas mengjesit tur dite e plote e qytetit te Lisbones duke filluar ne Bulevardet me te bukur te qytetit ne drejtim te lagjes se vjeter Alfama, nje lagje tipike dhe unike qe rrefen karakterin e Lisbones. Vizite ne Katedralen e shekullit 12-te. Do te vazhdojme vizite ne Keshtjellen San Jorge, e cila ngrihet e madherishme ne qender te Lisbones qe nga shekulli I 12-te dhe per me shume se 400 vjet ka qene dhe qendra e pushtetit Portugal. Nje pamje e mrekullueshme e qytetit mund te admirohet nga muret e keshtjelles.

Me pas do te kthehemi perseri ne lagjen e vjeter te qytetit ku do te keni kohe te lire per dreke dhe shetitje neper rrugicat e Alfamas. Vizite ne sheshin me te bukur te Lisbones, Sheshi I Tregetise duke kaluar me pas ne rrugen “Augusta”, shume e njohur per dyqanet e te gjitha llojeve per te gjitha shijet. Kohe e lire per pazar.

Kthim ne hotel

Dita 4. 29 NentorDite e plote ekskursion jashte Lisbones. SINTRA dhe ESTORIL

09.00. Pas mengjesit nisja per ne Sintra, nja fshat shume piktoresk ne kembet e Maleve Sintra, prej te cileve ka marre dhe emrin. Ne qender te lagjes se vjeter do te vizitoni Pallatin Nacional te Sintras, shume i njohur per format konike te oxhaqeve, i ndertuar qe ne shekullin e 14-te mbi muret e vjetra te Murreve. Vizite ne qendren historike te Sintars dhe kohe e lire per te shetitur ne rrugicat e ngushta tipike te fshatit.

Nisja per ne Cascais, Estoril. Nje resort bregdetar i mire-njohur ne sezonin e veres per plazhet e bukura ne Oqeanin Atlantik. Vizite ne qytetin e Vjeter, Cascais dhe Estoril. Kohe e lire per dreke dhe kthim ne Lisbon.

Mbremje e lire.

Opsionale: Nje darke me muzike dhe shfaqje TRADICIONALE Portugese - Fado & Folklore Show ne PÁTEO DE ALFAMA.

Dita 5. 30 Nentor:  Vizite Lisbon – Belem

09.00. Pas mengjesit nisja per ne lagjen Belem, e cila perfaqeson periudhen e zbulimeve te Portugalise. Vizite ne Pallatin Mbreteror – Palacio da Ajuda, dhe me pas do te vazhdoni me vizite ne  Manastirin Jeronimos, Kullen Belem, dhe sigurisht do te provoni “pasteis de nata”, nje lloj embelsire me krem e krijuar pikerisht ne kete lagje nga murgjit katolike te Manastirit Jernimos perpara shekullit te 18-te.

Ne oren 16.00 nisja per ne aeroport per te marre fluturimin e e kthimit.  17.35 nisja nga Lisbona ne Milano. Akomodim ne hotel ne Milano.

Dita 6. 01 Dhjetor : Paradite mund te beni nje vizite ne Milano te shoqeruar nga Guida me transport publik ose privat (duhet rezervuar ne avance). Nisja nga Milano ne Tirane ne oren 19.30

Perfshihen ne pakete:

  • Udhetim me avion vajtje-ardhje Tirane-Milano-Lisbone
  • 3 nete akomodim ne hotel ne Lisbon "Exe Liberdade Hotel"
  • 2 nete akomodim ne hotel ne Milano
  • Transfertat nga / ne aeroport me autobuz
  • Ekskursionet dhe guidat sipas programit
  • Shoqerues nga agjensia gjate gjithe udhetimit

1 bagazh personi (55x40x20cm). Pesha maksimale 10kg.

Cfare perfshihen
  • Udhetim me avion vajtje-ardhje Tirane-Milano-Lisbone
  • 3 nete akomodim ne hotel ne Lisbon "Exe Liberdade Hotel"
  • 2 nete akomodim ne hotel ne Milano
  • Transfertat nga / ne aeroport me autobuz
  • Ekskursionet dhe guidat sipas programit
  • Shoqerues nga agjensia gjate gjithe udhetimit

1 bagazh personi (55x40x20cm). Pesha maksimale 10kg. Shtesa per dhome teke 120 Euro/person

Foto nga Lisbona

It has been read 4929 times
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike