You are here Home » Arkiva2 » Kapadokia-Pamukale-Efes-Bodrum-Kusadasi 6 Dite, me Avion.

Kapadokia-Pamukale-Efes-Bodrum-Kusadasi 6 Dite, me Avion.

Last update
Kapadokia-Pamukale-Efes-Bodrum-Kusadasi
Kapadokia-Pamukale-Efes-Bodrum-Kusadasi

Festat e Nentorit ne Turqi, Pamukale - Kapadokia - Efes - Bodrum.

Datat: 26 Nentor - 1 Dhjetor 2020
Cmimi: 550 499Eur (oferte per rezervime te shpejta). Akomodim 5 Nete, Mengjes+Darke.
Hotele 5* dhe 4*Superior. Fluturim me Avion: Tirane - Kayseri - Izmir - Bodrum - Tirane
Vizite e plote: Kapadokia, Pamukale, Efes, Kusadasi, Bodrum

Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, vende te vlefshme: 10+

Dita 1. 26 Nentor

Fluturim Tirane -Stamboll - Kayseri. 02.20 - 09.50. Me te mberitur ne Kayseri nisja per ne ne Kapadokia, rreth 1 ore rruge me autobus. Dreka ne nje nga restorantet tradicionale turke ne Goreme, qendra e Kapadokias. Pas dreke vizite Goreme Muzeu i Hapur. Ne kete muze te hapur ne natyre do te afrohemi afer vendbanimeve te hershme ne shpella te germuara ne shkembinjte e fshatit Goreme, ku me me vlere jane kishat e ndertuara brenda ne shpella ku ruajne dhe sot afresket me ngjyrat reale qe nga koha e Bizantit. Pasdite vizite Passabagi, Devrent Deresi. Reth ores 17.00 do te shkojme ne "Lendinen e Kuqe", ku do te shikojme perendimin e diellit duke e vrojtuar nga maja e kodres duke shijuar nje gote caj apo vere. 
Mbasdite vone akomodimi ne Hotel 5* ne Kapadokia, Darka ne Hotel.

Dita 2. 27 Nentor

05.00 Nisja drejt Balonave fluturuese. Cmimi 80 Eur. Fluturimi zgjat 1 ore. Kthimi ne hotel 09.30. Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit dite e plote vizite e qytetit,  Vizite ne shkembinjte e Uchisar dhe lendina e Pellubave. Me tej do te vazhdojme me viziten ne qytetin nentokesor Derinkuyu. Germimet e hershme per te jetuar te mbrojtur shkojne deri ne 8 kate nentoke. Eshte nje eksperience unike ne bote dhe  e paharrueshme per cdo kend. Dreka ne nje nga restorantet e zones. 
15.30 nisja per ne aeroportin e Kayserit. 17.50 Fluturimi: Kyseri - Izmir. Mberritja ne aeroportin e Izmirit 19.20.
Transferte ne Kusadasi (1 ore me autobus).
Fjetja dhe Darka ne Hotel 5* ne Kusadasi.

Dita 3. 28 Nentor

Pas mengjesit Vizite e plote: Tempulli Artemises, Shtepia e Shen Merise, qyteti Antik I Efesit. Kjo vizite zgjat rreth 4 ore. Mbasdite vizite e Kusadasit, keshtjelles ne ishull, tregut ne qytetin e vjeter, kohe e lire per shoping dhe dreke. 
Fjetja dhe Darka ne Hotel 5* ne Kusadasi.

Dita 4. 29 Nentor

Pas mengjesit nisja per ne Pamukale. 2.5 ore. (185 km). Vizite dite e plote: Qyteti Antik Hierapolis, Taracat me ujera termal, Pishina  e Kleopatres.
Dreka ne nje nga restorantet tradicionale ne Pamukale.
Mbasdite transferta per ne hotel.
Darka dhe fjetja ne Hotel 4* (me pishine me ujra termale) ne Pamukale.

Dita 5. 30 Nentor

Pas mengjesit nisja per ne Bodrum. 4 ore me autobus. (270 km)
Mberritja ne Bodrum. Vizite e qytetit, Keshtjella, qyteti i vjeter etje.
Darka dhe fjetja ne hotel ne Bodrum.

Dita 6. 1 Dhjetor

Pas mengjesit kohe e lire per shetitje, shoping

15.30 Nisja per ne aeroportin e Bodrumit, 
18.20 Fluturimi Bodrum - Stamboll - Tirane. Mberritja ne Tirane 21.40.

Ne program perfshihen: 

  • Fluturim me avion: Tirane - Kayseri (tranzit Stamboll), Kayseri - Izmir, Bodrum - Tirane (tranzit Stamboll)
  • 5 Nete akomodim ne Hotele 4 dhe 5 yje. (Kushdo qe kerkon emrat e hoteleve te na kontaktoje)
  • Mengjeset dhe Darkat ne Hotele
  • Transporti me autobus siaps programit
  • Guide lokale ne monumentet kryesore
  • Guide/shoqerues nga agjensia nga Tirana ne Tirane
  • Nuk Perfshihen
    • Siguracioni i shendetit
    • Hyrjet ne monumente dhe muzeume
    • Dreka dhe pijet gjate darkave ne hotele.
    • Bakshish per shofer dhe guiden.



    It has been read 3001 times
    Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike