You are hereHome »
Arkiva »
Riviera Franceze 13-17 Qershor 2016
Riviera Franceze 13-17 Qershor 2016
Last update
Cmimi 570 Eur, Fluturim me avion Tirane-Geneva-Tirane, Fjetja ne Cannes, vizitohen Nice, Monte Carlo, Cannes, Marseje.
Cmimi: 570 Euro.
Fluturim me avion: TIRANE-GENOVA-TIRANE
Transport me autobus Genova - Nice - Cannes - Marseje
Fjetja 4 Nete ne Cannes.
Shoqerues dhe Guide gjate udhetimit.
Vlefshmeria dhe disponibiliteti i paketes
Paketa eshte e vlefshme, Vende te lira: me kerkese..
Pershkrimi i programit
Dita 1. 13 QershorTirane - Genova - Cannes (220 km) Nisja me avion nga Tirana ne 13.45. Mberritja ne Genova ne 15.40. Direkt nga aeroporti nisja me autobus per ne Cannes. 220 km. Akomodimi ne Cannes. Darka e lire.
Dita 2. 14 QershorCannes - Monako - Nice - Cannes Pas mengjesit Dite e plote vizite e Monakos dhe Nice-s.
Vizita ne Nice do te filloje me keshtjellen e qytetit te vjeter, me nje pamje te mrekkueshme te portit ne njerin krah dhe bulevardin: "Shetitorja e Anglezeve". Pastaj do ti afrohemi ujevares perseri brenda keshtjelles ne kodren e Nice-s. Do te zbresim poshte per te vizituar qytetin mesjetar te Nice-s, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve, katedralja e qytetit dhe aty do te bejme pushim e drekes per kafe ose per te ngrene dicka.
Me tej do te Vazhdojme udhetimin per ne Monaco. Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj.
Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
Mbasdite kthimi ne Cannes.
Kthime ne hotel ne Cannes mbasdite vone. Akomodimi ne Cannes. Darka e lire.
Dita 3. 15 QershorCannes - Marseje - Cannes 09.00 Pas mengjesit do te nisemi per ne Marseje (174 km). Vizite e plote e Marsejes, ku perfshihen:
Katedralja Notre-Dame-de-la-Garde, e pozicionuar ne kodren 162 m mbi nivelin e detit, duke ofruar nje pamje te mrekullueshme te qytetit te vjeter dhe portit. Porti i vjeter, i pozicionuar ne zemer te Marsejes per 2500 vjet, dhe eshte pika e fillimit per te vizituatr qytetin.
Do te shetisim ne bulevardin Corniche dhe Canabiere, rruga historike ne lagjet e Marsejes, aty ku mbreti i Jugoslavise Aleksander i Pare u vra ne 1934.
Do te vizitojme keshtjellen "Chateau d'If" aty ku Konti i Monte Kristos ka qene i burgosuri me i njohur, pavaresisht se ai ishte vetem nje personazh i Aleksander Dyma-s.
Kohe e lire per dreke dhe kafe pergjate portit. 19.00 Vajtje ne stadium,21.00 Ndeshja e futbollit France - Albania. 23.00 Nisja per ne Cannes.(174 km)
Mberritje ne Hotel 01.00
Dita 4. 16 Qershor Cannes Mbas mengjesit kohe e lire per shetije ne Cannes, plazh, shopping etj.
Dita 5.17 QershorCannes - Genova - Tirane Pas mengjesit nisja per ne Genova. Avioni niset ne 16.15
Ne cmim perfshihen:
Bileta e avioni Tirane-Genova-Tirane
Autobusi ne dispoziocion per te gjitha ditet
Akomodimi 4 Nete ne hotel 3* ne Cannes
Mengjesi ne hotel
Guida dhe shoqerues per te gjitha ditet
Ne cmim nuk perfshihet: Bileta e Ndeshjes France - Shqiperi, 150 Eur (Kategoria 2). (Porta 12, Blloku C, Rreshti 51, karrigia 25,26,27,28)