Napoli dhe Bregu Amalfitan 14-18 qershor 2018, Cmimi 265 eur
Cmimi: 265 Eur, 14-18 Qershor 2018
Udhetim me traget dhe autobus
2 Nete ne Napoli + 2 Nete ne traget
Shoqerues dhe guide nga Agjensia.
Dita e Parë 14 Qershor 2018
Nisja nga Tirana ne 19.00 me autobuz. Mberritja ne Portin e Durresit.
Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00 drejt Barit.
Dita e Dytë, 15 Qershor
Mberritja në Bari në orën 08.00. Nisja për në Napoli me autobus. Sistemimi në Hotel. Në Napoli vizitohen monumentet kryesore të qytetit, si: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo. Kthimi në hotel mbasdite vone..
Ne darke shetitje dhe darke e lire ne qytet per te shijuar picat e famshme napoletane.
Akomodimi ne Napoli.
Dita e Tretë, 16 Qershor
Mëngjes në hotel. Nisja me autobus për në Sorrento.
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio.
Nga dreka, nisja me traget për në Ishullin Kapri. Me atobuz transferte nga porti në Anacapri ku do vizitojme Villa San Michele, do ngjitemi në Monte Solaro dhe do vizitojme Muzeun Casa Rossa dhe Kishen Monumentale te San Michele. Transferte nga Anacapri në Marina Piccola ku mund të admirojmë Faraglioni dhe Baia. Me atobuz nisemi nga gjiri Marina Piccola drejt Caprit: ku do shëtisim nëpër rrugët tregtare të Piazzetta, nëpër Kopshtet e Augustit me një pamje të Faraglioni dhe do vizitojme Monasterin e San Giacomo. Transferte nga Capri në port.
Kthimi me traget në Sorrento. Darka e lire. Kthimi ne Napoli.
Fjetja ne Napoli
Dita e Katërt, 17 Qershor
Mëngjes në hotel. Nisja me autobus për në Positano, Shëtitje në këmbë në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Nisja për në Amalfi. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Pasdite nisja drejt portit te Barit. Nisja me traget drejt Durresit në orën 22.00.
Dita e Pestë, 18 Qershor 2018: Mberritja në Durrës në orën 08.00. Transferta ne Tirane.
Në pagesë përfshihen:
- Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Sorrento - Kapri.
- Transfertat dhe ekskursionet me autobus
- Akomodim në Kabinë të Brendshme 2-she në Traget (me tualet) ne vajtje dhe ne kthim.
- Akomodim 2 Nete ne Napoli
- Mëngjeset në Hotele.
- Shetitja me autobus ne Capri
- Guide dhe shoqerues nga agjensia.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
- Taksa Turistike 2.5 euro/person/nate.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Shetije me anije ne Positano 8 Eur/person
.
Comments
You are not allowed to post comments. Please login.