Cmimi 869 Euro, fluturim me avion, guide e plote e Qyteteve Kasablanka, Marakesh, Fes, Rabat, Meknes
QYTETET PERANDORAKE te MAROK-ut
04 Nete / 05 Dite (te plota)
16 – 21 Prill 2016
Cmimi – 869 euro/person
Afati i fundit per rezervime eshte 30 Janar 2016
16 Prill : Aeroport / KASABLANKA / RABAT
Nisja nga Tirana ne oren 05.45 dhe mberritja ne Kasablanka ne 12.00. Pritja nga Partneret tane, dhe transferta per ne Kasablanka.
Vizite ne kryeqytetin ekonomik te Marokut, Kasablanka ku do te mund te vizitoni monumentet dhe bulevardet kryesore si:
Sheshi United Nations, Sheshi Mohamed V dhe parku Arab Ligue.
Lagjen Habous me tregun e artizanatit maroken.
Xhamia Hassan II, Bulevardi Corniche, Anfa etj.
Dreke me peshk ne nje nga restorantet perballe detit.
Nisja per ne Rabat dhe nje vizite ne qytetin e Rabatit:
Ne sfondin e kalter te qiellit dhe detit shtrihet ky qytet i bardhe i rrethuar me muret e tij ngjyre oker. Historia e tij fillon qe ne shek VII dhe shtrihet deri ne ditet e sotme, si qyteti rezidencial i Mbretit. Per tu vizituar:
Pallati Mbreteror (Mechouar), Keshtjella Oudaya, Mausoleumi Muhamed V, Kulla Hasan, Cellah Nekropolis etj.
Nata ne Rabat. Akomodimi dhe darka ne hotel.
17 Prill : RABAT / MEKNES / VOLUBILIS /FEZ
Pas mengjesit nisja per ne Meknes, qyteti i trete Perandorak i ndertuar nga Mulai Ismail. Ishte endrra e tij qe ky qytet te rrezatonte shkelqimin e gjithe Perandorise, e cila u be realitet brenda 50 vjeteve. Sot qendron i qete Brenda mureve rrethues legjendare deh ruan magjine e tij e cila do te shpaloset para jush sapo te kaloni portat e tij madheshtore.
Vizite ne Bab Mansour, Royal Stables dhe ne Lagjen Cifute.
Pas drekes, duke kaluar pergjate germadhave te qyteterimit Romak, Volubilis, vazhdimi per ne Fez.
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Fez.
18 Prill : FEZ - KASABLANKA
FEZ – Nje nga qytetet me te medha mesjetar te Marok-ut, i cili ka ndryshuar shume pak ne 1000 vjet ekzistence, sot eshte ende aty per te treguar historine e tij te gjate perms portave monumentale, lagjeve te tij piktoreske, rrugicave te ngushta legjendare dhe ndertesave te tij historike.
E gjithe paraditja do ti kushtohet vizites ne qytetin e Fez-it. Qyteti I vjeter ku ndodhen dhe Medresete e Attarine dhe Bou Anania, shatervani Nejjarine, Mausoleumi I Moulay Idriss, dhe Xhamia Karaouine.
Nje dreke me ushqim Maroken ne nje nga restorantet tradicional ne Medina (qyteti I vjeter)- Suplementare.
Pasdite kthim ne Kasablanka. Fjetje ne Kasablanka
19 Prill : KASABLANKA - MARRAKECH
Pas mengjesit nisja per ne Marakesh
MARAKESH – Kryeqyteti i Almoraideve i cili id ha emrin Marok-ut ne te kaluaren dhe mbart magjine e tij ne ditet e sotme. Nje Oaz ne kufijte e shkretetires dhe ne kembet e maleve Atlas, ai konsiderohet si kryeqyteti vezullues i Marok-ut te jugut. Pasdite vizite ne sheshin e famshem Djemaa El Fna. Muzikante, kercimtare, fallxhore, stervites gjarprinjsh, pikturues duarsh, karroca qe shesin leng te ffresket portokalli apo arra te pjekura, te mbledhur te gjithe ne nje spektakel shumengjyresh. Do te vizitoni rrugicat e tij rrethore me dyqanet e vogla qe shesin gjithfarelloj produktesh artizanale.
Ne mbremje nisja per ne restorantin Chez Ali (chez-ali.com) ku do te serviret darka me gatimet tradicionale marokene nen atmosferen e nje shfaqie fantastike "Fantazia Show" qe do tu kujtoje perrallat e 1001 nete.Pas darkes kthimi ne hotel. Fjetja ne Marrakech.
20 Prill : MARRAKECH
Paradite, pas mengjesit Vizite ne Marakeshin e vjeter: Parku Menara, Varrezat e Saadianeve, Pallati Bahia, Koutoubia dhe Muzeumi Dar Si Saïd.
Dreka e lire, dhe pasdite nisja per ne Kasablanka, ku ne mbremje do te marrim fluturimin per ne Tirane.
Nisja nga Casablanca ne 03.05 te mengjesit date 21 Prill. Mberritja ne Tirane 10.50 (Tranzit Roma 09.25 - 10.50)
Perfshihen ne cmim :
- Bileta e avionit vajtje – ardhje me Alitalia
- 4 nete qendrim ne hotel me 4* (Mengjes+Darke)
- Darka dhe Spektakli ne: "Fantasia Show" ne Marakesh (chez-ali.com)
- Hyrjet ne monumente dhe muse sipas programit.
- Transfertat ne aeroport, udhetimi me makine gjate turit dhe guida
- Transporti I bagazheve ne hotele dhe aeroport dhe bakshishet ne hotele e restorante.
Ne cmim nuk perfshihen:
• Pije te ndryshme gjate udhetimeve
• Shpenzime personale
• Viza Marokene (proceduren e nxjerrjes se vizes e merr persiper agjensia, 35 Eur)
Shtesa te tjera :
Shtesa per akomodim ne dhome teke – 115 euro
Shtesa per drekat(4 dreka jashte hoteleve) – 55 euro
Hotelet qe do te perdoren:
Chellah 4* / Rabat (kliko ketu..)
Pickalbatros 4* / Fes (kliko ketu..)
Atlas Asni 4* / Marrakech (kliko ketu..)
Idou Anfa 4* / Casablanca (kliko ketu..)
Comments
You are not allowed to post comments. Please login.