369 Euro, Udhetim turistik ne Budapest me avion, dhe guide. Vizite e plote e qytetit, Darka me shfaqje, shopping
BUDAPEST (me avion dhe guide).
18 - 21 Prill 2020 3 Nete/4 Dite
Cmimi: 369 Euro
Fluturim me avion Tirane - Budapest -Tirane, ekskursionet me autobuz.
Programi
Dita 1:
Nisja nga Tirana ne 14:45. Mberritja ne Budapest ne 16:10. Pritja nga partneret tane, direkt nga aeroporti guide me autobus rreth 2 ore gjate te ciles do te vizitojme Kodren Gellert nga ku mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme te 2 pjeseve te qytetit Budes dhe Pestit te ndara nga Lumi I Danubit.Akomodimi ne hotel dhe darka e lire.
Dita 2:
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne oren 09 00 me autobuz per nje ekskursion ne qytetin e Budapestit. Ne kete guide do te vizitoni: Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku do te fillohet me nje vizite nga jashte ne kompleksin e Pallatit mbreteror, dhe me pas do te vazhodohet me nje vizite ne Kishen e Matiasit, nje kishe vertet interesante nga pikpamja e ndertimit, dekorimit dhe historike. (Hyrja me pagese rreth 3 Euro per person) dhe Bastioni e Peshkatareve nje monument shume i bukur nga ku mund te admironi nje pamje te mrekullueshme te pjeses se Pestit. Kohe lire per te bere nje shetitje ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje ku do te gjeni dyqane suveniresh, verërash dhe bare e lokale per tu ç’lodhur dhe për te shijuar ëmbëlsirat tradicionale Hungareze. Rreth ores 12 00 do te vazhdojme me nje vizite panoramike ne sheshin e Akademise ku ndodhen disa nga monumentet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit si Akademia, Pallati i Greshhamit duke kaluar me pas tek ndertesa me e Famshme e Budapestit, Parlamenti, nje kryeveper e vertete arkitekturore.
Rreth ores 13 00, do te shkojme tek rruga Vaci Utca, e cila eshte nje nga rruget tregetare me te vjetra te qytetit, ku do te gjeni lokale dhe restorante per te ngrene dreke dhe mund te shfrytezoni kohen per te bere pazare ne dyqanet perreth.
(Opsionale : darke ne restorant « Sir Lancelot », nje restorant ku ju do te harroni kohen ne te cilen jetojme dhe do te prekni Mesjeten. Racione gjigande ushqimi, mishi dhe vererat me te famshme hungareze ne atmosferen e shfaqjeve, luftes me shpata midis kaloresve, belly dancing etj.)
Dita 3:
Pas mengjesit ne hotel ne oren 09 00 nisja per te vazhduar ekskursionin ne pjesen tjeter te qytetit te Budapestit me autobus.
Do te fillojme turin me vizite ne Basiliken e Shen Stefanit, nje tjeter kryeveper e stilit barok dhe neobarok e cila do tu mrekulloje me dekorimin e saj te brendshem. Ne kete Basilike mund te shihni dhe doren e djathte te balcamosur te Shen Stefanit, i cili eshte nje nga figurat me te rendesishme te Hungarise.
Duke vazhduar permes Bulevardit Andrashi ku ndodhet dhe Opera e Budapestit do te arrijme tek Sheshi i Heronjve. perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern.
Pasi te kemi vizituar nga jashte te gjitha elementet e ketij sheshi, mund te bejme nje vizite ne Muzeun e Arteve, dhe me pas sipas deshires vizite ne Kopshtin Zoologjik, Parkun e Lojrave me te vjeter, apo mund te kaloni rreth 2 ore ne 13 pishinat e brendshme dhe te jashtme te kompleksit Szechenyi me ujera termale te temperaturave dhe perberjeve te ndryshme.(Cmimi 15 Euro per person per minimum 2 ore. Duhet te keni me vete kostumet e banjes).
Kthimi ne hotel ne mbremje.
Dita 4
Pas mengjesit ne hotel, nisja per ne aeroport ne oren 11.00.
Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne10 kg per person, me permasa 40x30x20. Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj)
Perfshihen
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
- Akomodim 3 Nete ne hotel me 4 * Marmara Design Hotel
- Mengjeset per ditet e qendrimit
- Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia gjate gjithe udhetimit.
E Rendesishme: Secili Pasagjer duhet te kontrolloje vlefshmerine e Pasaportes personale, e cila per vendet shengen duhet te jete 3 muaj e vlefshme nga data qe udheton. Eshte pergjegjesia e personit qe udheton ta kontrolloje pasaporten e tij/saj. MTI TRAVEL nuk mban asnje pergjegjesi ne se ky afat ka skaduar dhe personi nuk lejohet te udhetoje.
Comments
You are not allowed to post comments. Please login.