Korce - Voskopoje dhe Permet, Tur 3 Ditor
Liqeni i pogradecit, Tushemisht, Korca, Pazari i vjeter, Voskopoja, Gryka e Kelcyres, Qyteti i Permetit, Banjat e Benjes, Kanoni i Lengarices 3 Dite Tur nga Tirana..
Beschreibung
Cmimi Baze: nga 150 Eur/person.
Nisjet cdo te Premte
Nisja nga: Tirana. Madhesia e grupit: Min. 6 - Max. 14 persona
Cfare perfshihen:
- Akomodimi 1 Nate ne Korce + 1 Nate ne Permet
- Mengjeset e perfshira
- Transporti me Minibus sipas programit
- Parkimet
- Shoqerues nga Agjensia
Nuk perfshihen:
Drekat dhe Darka, shpenzimet personale, siguracion shendetesor ne udhetim.
Itinerari i Turit
Ky tur ka si qellim per te vizituar zonen e bukur nga Pogradeci deri ne Permetit, si Voskopojen, Banjot e Benjes, Kanionet e Lengarices, Farma Sotira, per te ngrene dreke apo darke me pjatat tradicionale, psh lakrori i zones se Korces, per te shijuar veren apo rakine e kesaj zone dhe produktet bio te saj.
Dita 1.
Nisja nga Tirana rreth ores 07.00 (orari i nisjes mund te diskutohet). Mbas 1 ose 2 ndalesa rruges mberritja ne Pogradec. Ndalese per vizite panoramike, vizite ne Tushemisht. Me tej do te vazhdojme per ne Korce ku do te behet marrja e dhomave dhe lenia e bagazheve. Vizite ne piken panoramike prane malit te Moraves ku pamja e qyteti te Korces eshte mbreselenese dhe me tej do te shetisim me kembe ne qytet, Pazari i vjeter. Darka ne nje nga tavernat e njohura te korces.
Dita 2.
Mbas mengjesit do te nisemi ne drejtim te Permetit duke devijuar pak rrugen per te vizituar Voskopojen. Me tej do te vazhdojme drejt Ersekes dhe dreken do hame tek Farma Sotira. Pas dreke do ti afrohemi kanionit te lengarices dhe Banjove te Benjes. Kush te deshiroje mund te futet ne ujerat termale te benjes. Ne darke do te arrijme ne Permet. Akomodimi ne hotel. Darka ne nje restorant Tradicional.
Dita 3.
Mbas mengjesit vizite Kisha e Shen Premtes, Kisha e Shen Kollit, Kishen Shen Meria e Leusës. Ndodhet buzë fshatit Leusë, 2.3 km nga Permeti. Pjesa e përparme e kishës është si manastir, kurse vetë kisha është si tempull, dhe rrethohet nga 3 përrenj të mëdhenj që dalin nga malet dhe derdhen në lumin Vjosa. Përpara kishës gjenden disa monumente të vjetra varresh të viteve 1800-1900.
Me tej do te marrim rrugen drejt Tiranes, duke bere dhe nje ndalese ne gryken e Kelcyres. Kjo gryke eshte e njohur per pamjet e bukura te lumit te vjoses dhe restorantet e Mishit te pjekur.
Kthimi ne darke ne Tirane.
Leave a reply | Cancel reply
Features
SKU | KOR/PER/3D |
Menge auf Lager | 25 |
Transporti me autobus | |
Shoqerues dhe Guide | |
Madhesia e Grupit | Min 6 - Max 14 persona |
Vaktet e perfshira | Mengjes |
Treffer | 11849 |
Datum | Juni 13, 2020 |
* Immaterielles Produkt |
Produktbewertung
Tags
Ähnliche Produkte von MTI TRAVEL
-
Udhetim ne Theth, Tur 2 Ditor
€ 60.00 -
Liqeni i Komanit dhe Lugina e Valbones, Tur 2 Ditor
€ 68.00 -
Permet, Banjat e Benjes 2 Dite
€ 50.00 -
Vermosh - Tamare - Lepushe, 2 Dite Tur nga Tirana.
€ 60.00 -
Riviera Shqiptare 2 Dite
€ 50.00 -
Riviera Shqiptare 3 Dite
€ 99.00