Sie sind hier Home » Pasaportat Biometrike

Pasaportat Biometrike

Letztes Update
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

Vlefshmeria, Perdorimi, Afatet

Vlefshmeria, Afatet, Qendrimi dhe Skadenca e Pasaportave Biometrike Shqiptare.
Rregullat e meposhtme jane pergjegjesie cdo individi.
Agjensia nuk mban asnje pergjegjesi ne se dikush nuk ploteson kushtet e meposhtme.

Kontaktoni
Kontakt
Felder die mit einem * gekennzeichnet sind, müssen ausgefüllt werden.

Pasaportat 10 Vjecare te femijeve nen moshen 16 Vjec.

Ministria e Puneve te Brendeshme njofton se gjate periudhes prill 2009-korrik 2010, jane prodhuar per shtetasit nen 16 vjec pasaporta biometrike me afat te pasakte 10 vjecar.

Per shtetasit nen moshen 16 vjec ne baze te ligjit nr.8668, date 23.11.2000, "Per pajisjen e shtetasve me pasaporte per jashte shtetit", te ndryshuar ne vitin 2010, afati i vlefshmerise se pasaportave per kete kategori shtetasish duhej te ishte 5 vjet.

Me qellim zgjidhjen e kesaj situate problematike, me propozim te Ministrise se Puneve te Brendeshme, pas miratimit nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise, me dekretin nr. 8546 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, date 21.04.2014, "Per nje shtese ne ligjin nr. 8668, date 23.11.2000, "Per pajisjen me pasaporte per jashte shtetit", te ndryshuar eshte zgjatur me 1 vit, afati i vlefshmerise se pasaportave biometrike te kesaj kategorie shtetasish, nga dita e plotesimit te afatit ligjor prej 5 vitesh. Afati i vlefshmerise se pasaportave biometrike per kete kategori shtetasish nga 5 vjet u be 6 vjet.
Sa me lart:
Njoftojme te gjithe shtetasit shqiptar, te pajisur me keto pasaporta qe te marrin ne kohe masate nevojeshme per pajisjen me pasaporta te reja. Pasaportat e leshuara me kete pasaktesi, pas perfundimit te afatit 6 vjecar nga data e leshimit do te shpallen te pavlefshme dhe shtetasit nuk do te mund te udhetojne jashte teritorit te Republikes se Shqiperise.

Afati dhe skadenca e Pasaportave Biometrike.

Per te udhetuar ne zonen shengen cdo person duhet te kete pasaporten te vlefshme minimumi 3 muaj nga dita  e udhetimit.

Periudha e qendrimti ne vendet Shengen.

Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet gjashtëmujori përgjatë shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilit udhëtim.
Nëse përgjatë një gjashtëmujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë e përllogariten si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në gjashtëmujorin pasardhës.
Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për gjashtëmuaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it. Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen-it.

Wurde 10575 mal gelesen
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike