Sie sind hier Home » Arkiva2 » Udhetim ne ZVICER 30 Mars - 3 Prill, 5 Dite

Udhetim ne ZVICER 30 Mars - 3 Prill, 5 Dite

Letztes Update
Udhetim ne ZVICER 30 Mars - 3 Prill
Udhetim ne ZVICER 30 Mars - 3 Prill

Zvicer, Fluturim Tirane - Milano - Tirane. Vizitohen Gjeneve, Luzane, Bern, Lucern, Zurich etj

5 Dite ne explorim te Zvicres.
30 Mars - 3 Prill 
Cmimi 539 Euro/Person
Fluturim Tirane-Milano-Tirane
Vizite me autobus dhe guide e qytete te Zvicres.

Disponibiliteti

Vende te vlefshme: 10+

Oraret e Fluturimit:
30 Mars: Tirane - Milano: 07.10 - 09.10
03 Prill:   Milano - Tirane: 21.55 - 23.50

Programi i detajuar
Dita 1. Tirane - Milano - Gjeneve

Fluturim Tirane-Milano. Transferte me autobus ne Geneve. Rruga do te kaloje nepermejt tunelit te "Monte Bianco" ku do te admirojme pamjet e mrekullueshme te malit te bardhe te mbuluar gjimone me bore. Vajtje direkt ne Geneve. Guida jone do te perfshije: Vizite e qytetit te vjeter. Vizite ne zonen nderkombetare te qytetit duke perfshire dhe ndertesen e Kombeve te Bashkuara. Do te admirojme shatrivanin me ujin e liqenit te Gjeneves. Do te vizitojme katedralen e Gjeneves (Saint Pierre). Mbasdite kthimi ne Annemasse, France, ne kufi me Zvicren, fare prane qytetit te Gjeneves. Darka e lire. Fjetja ne Annemase

Dita 2.  Gjeneve – Lausanne – Montreux 

Pas mengjesit do te nisemi per drejt Lausannes. Distanca 60 km. Vizite e qytetit, Katedrales se Lausannes, Museut Olimpik i cili permban arkiven me te madhe te lojrave olimpike ne te gjithe boten. Pak kohe e lire ne Lausenne per kafe dhe shooping dhe do te vazhdojme rrugen drejt qytetit te stolisur te Rivieres Zviceriane, Montreux, (30km) ose qyteti i Rock-ut, i Fredi Mercur dhe gupit te tej Queen. Ne do ta fillojme guiden tone me viziten nga brenda te nje nga keshtjellave me te njohura te mesjetes Chateau Chillion. Ndertuar ne buze te detit dhe mbi shkembijte kjo keshtjelle dikur ka qene e preferuara e Pjetrit te II te Savones. Nje keshtjelle qe te krijon idene e kthimit ne ate kohe, me labirinthet dhe korridoret e ngushta, si dhe bodrumet per te burgosurit dhe magazinat e ushqimeve.

Pasi te kemi vizituar keshtjellen do te shkojme drejt qendres se qyteti te Montreux, Casinos, shetitores buze detit, si dhe muzeumit te grupit Queen, qe ndodhet brenda Casinos. Transportin nga Keshtjella Chillion ne qendre te Montreux mund ta bejme me anijet zviceriane me avull (Avulloret me lopata). Bileta rreth 10 eur. Fjetja ne Lausane.

Dita 3. Gruyeres – Interlaken – Bern - Lucern 

08.30 Pas mengjesit do te nisemi drejt nje fshati tipik Zvicerian, Gruyeres, aty ku prodhohet djathi i famshem Gruyere. Qendra mesjetare e ketij fshati eshte nje muze i hapur, me shtepi prej druri dhe guri dhe nje shesh me kalldrem qe te duket sikur kthehesh prapa ne Mesjeten europiane. Do te vazhdojme udhetimin tone drejt kryeqytetit te Zvicres, Berna. Ketu do te vizitojme qytetin e vjeter, kullen e ores 600 vjecare e cila krahasohet ne vlera me ate te Prages, katedralen e Bern-es dhe Parlamentin e zvicres nga Brenda me guide locale.
Do te vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit qe shtrihet midis 2 maleve Interlaken. Perpara se te hyme ne luginen e qytetit do te ngjitemi lart ne mal me teleferik (10 min), ne piken: Harder Kulm ne lartesine 1320 m mbi nivelin e detit, ku duket nje pamje e mrekullueshme e 3 maleve Eiger, Mönch and Jungfrau. Kohe e lire ne per te shijuar pamjen ne platformen panoramike, per ndonje pije ne lokalin aty prane dhe do te zbresim ne qytet per te marre autobusin dhe per te vazhduar rrugen drejt Lucernes. Vizite e plote e qytetit, Ura e mbuluar prej druri, kulla e ujit, kisha Jesuite, do te futemi ne rrugicat e ngushta te qytetit te vjeter per tu njohur me atmosferen e banoreve vendas. Me tej do te bejme nje shetitje me anijet ne liqenin e Luzernes. Fjetja ne Lucern

Dita 4. Zurich 
Pas mengjesit do te nisemi drejt Zyrich (52km nga Lucerne, autostrade). Vizitojme qytetin e Zyrich-ut. Do te vizitojme Qytetin e Vjeter, dhe 2 kishat qe datojne ne shekullin e 12-te Grossmünster Katedralja (katedralja e madherishme) dhe Fraumünster Kisha (Kisha e Zonjes Tone). Ketu ndodhen dhe 5 dritare prej xhami te disenjuara nga Marc Chagall (artist, piktor I famshem Rus). Kohe e lire ne qender te Zyrih per te blere ndonje suvenir. Fjetja ne Zurich

Dita 5. Lugano - Milano Malpensa - Tirane

Pas mengjesit do te nisemi drejt Luganos. Vizite e Luganos, liqenit per reth 2 ore.
17.00 do te nisemi drejt aeroportit te Malpenses. 55 km (autostrade). Fluturimi drejt Tiranes 21.55

Cfare perfshihen:
  • Fluturimi me avion Tirane-Milano-Tirane.
  • Transfertat dhe shetitjet me autobus
  • 4 nete akomodim ne: (Annemasse, Lausane, Lucern, Zurich)
  • Mengjes e perfshira
  • Guide dhe shoqerues nga agjensia
  • Taksat ne hotele dhe autostrada
  • Bagazhi perfshire ne Bilete 1 cante e vogel 40x30x20 cm deri 10 kg

Nuk perfshihen:

1 Bagazh shtese 10 kg ne kabine (55x40x23 cm) 35 Eur. Biletat ne monumente, Dreka dhe darkat, Bileta transporti publik (tram, metra etj), Bakshish per shoferin e autobusit (Ne rast te nje sherbimi te pelqyer, shuma 5 Eur/personi)

Wurde 2138 mal gelesen
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike