Sie sind hier Home » Arkiva2 » Viti i Ri ne Nice-France 2023

Viti i Ri ne Nice-France 2023

Letztes Update
Viti i Ri ne Nice
Viti i Ri ne Nice

Viti i Ri ne Nice, Fluturim Tirane-Nice, Hotel: Ibis Styles Nice Vieux-Port

NICE-CANNES-MONACO
28 Dhjetor 2022 - 1 Janar 2023.
Cmimi: 599 Eur
Fluturim me avion: TIRANE-NICE-TIRANE
Tirane - Nice 18.00 - 20.10 / Nice Tirane: 20.45 - 22.40
Fjetje 4 Nete ne qender Te Nices: Ibis Styles Nice Vieux-Port

Vlefshmeria dhe disponibiliteti i paketes

Tur i konfirmuar, Vende te lira: 10+

Pershkrimi i programit

Dita 1. 28 Dhjetor  Tirane - Nice 
Nisja me avion nga Tirana ne 18.00 Mberritja ne Nice 20.10
Transferta me autobus ne Hotel.
 Akomodimi ne Hotel. Darka e lire.

Dita 2. 29 Dhjetor   Nice 

Pas mengjesit do te vizitojme qytetin e Nices, keshtjellen e qytetit te vjeter, me nje pamje te mrekkueshme te portit ne njerin krah dhe bulevardin: "Shetitorja e Anglezeve". Pastaj do ti afrohemi ujevares perseri brenda keshtjelles ne kodren e Nice-s. Do te zbresim poshte per te vizituar qytetin mesjetar te Nice-s, duke kaluar ne rrugicat karakteristike dhe elegante te qytetit, kalojme tek tregu i Luleve, katedralja e qytetit dhe aty do te bejme pushim e drekes per kafe ose per te ngrene dicka. Me tej do te vazhdojme me viziten e Villefranche-sur-Mer, duke vizituar Muzeun:  Villa & Jardins Ephrussi de Rothschild. Shtepia ku ka jetuar Baronesha: Béatrice Ephrussi de Rothschild. Kthimi ne hotel mbasdite. Fjetja ne Nice

Dita 3. 30 Dhjetor  Nice - Monaco

Pas mengjesit nisja me autobus, Dite e plote vizite e Monakos, Vizite e qytetit te vjeter duke kaluar permes rrugicave mesjetare, qe te cojne ne sheshin Saint Nicolas, ku ndodhen Pallati i Drejtesise, Katedralja. dhe Pallati i Princit, nje ndertese e mrekullueshte e shek 18-te. Vazhdojme viziten ne Monte - Carlo, shume i njohur per Kazinone e Famshme ndertuar nga arkitekti Garnier ne 1863.
Vizite ne Kazino, ne sheshin Cercle D'Or ku dyqanet e Bizhuterive me te famshem ne Bote, Kopshtet e Kazinose dhe Tarracat, etj. Hyrja ne casino eshte e lire, veshja normale.
Mbasdite kthimi ne Nice, darka e lire.

Dita 4. 31 Dhjetor   Nice - Cannes
Pas mengjesit vizite e plote e Cannes. Ne nje distance 33km larg nga Nica, qyteti i shtrire pergjate detit, dhe bulevardit te famshem La Croisette. Nje shetitje me trenin  e vogel te con ne majen e koddres se qytetit, aty ku pamja eshte mbreselenese. Kohe e lire ne Cannes per shetitur ne bulevardin La Croisette, dreka e lire.
Mbas dreke kthmi ne Nice. Ne darke do te shkojme ne qender te qytetit per te kaluar naten e nderrimit te viteve.
Darka e sugjeruar nga Agjensia eshte darke me muzike shqiptare dhe internacionale, 

Dita 5. 1 Janar    Nice - Tirane
Dite e lire ne Nice
Fluturimi nga Nica ne 20.45


Ne cmim perfshihen:

  • Bileta e avioni Tirane-Milano-Tirane
  • Autobusi ne dispoziocion per te gjitha ditet.
  • Akomodimi 4 Nete ne Nice qender
  • Mengjeset ne hotel.
  • Guida dhe shoqerues per te gjitha ditet
  • Shetitjet me autobus dhe vizitat sipas programit

    Nuk perfshihen:

    • Darka e Vitit te Ri, duke filluar nga 50 Eur/personi. 
    • Taksat ne hotele
    • Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne rubriken perfshihen.
Wurde 2431 mal gelesen
Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike