Sie sind hier Home » Arkiva » ZVICER 30 Prill-3 Maj 2020

ZVICER 30 Prill-3 Maj 2020

Letztes Update
ZVICER 30 Prill-3 Maj 2020
ZVICER 30 Prill-3 Maj 2020

Zvicer, Fluturim Tirane - Gjeneve - Tirane. Vizitohen Gjeneve, Luzane, Bern, Lucern, Zurich etj

4 Dite ne explorim te Zvicres.
30 Prill - 3 Maj 2020. Cmimi 489 Euro
Fluturim Direkt: Tirane-Gjeneve dhe Malpensa-Tirane.
Vizite me autobus dhe guide e qytete te Zvicres.

Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, Vende te vlefshme: 10+


Dita 1. Tirane - Gjeneve

30 Prill, Fluturim Tirane-Gjeneve: 15.40 arrin 18.00. Transferte me autobus ne Qender te qytetit. Me tej me kembe do te vizitojme, pjesen e vjeter te qytetit, vizite ne Katedralen protestante Shen Pjetri, vizite e Bashkise dhe arsenalit te dikurshem, vizite ne murin e reformatoreve, duke e mbyllur me pjesen moderne te qytetit, rrugen Rue de la Croix-d'Or. 

Fjetja ne Annemasse, France, ne kufi me Zvicren, fare prane qytetit te Gjeneves (7 km). Darka e lire.

Dita 2.  Gjeneve – Lausanne – Montreux 

Pas mengjesit do te nisemi drejt Lausannes. Distanca 60 km. Vizite e qytetit, Katedrales se Lausannes, Museut Olimpik i cili permban arkiven me te madhe te lojrave olimpike ne te gjithe boten. Pak kohe e lire ne Lausenne per kafe dhe shooping dhe do te vazhdojme rrugen drejt qytetit te stolisur te Rivieres Zviceriane, Montreux, (30km) ose qyteti i Rock-ut, i Fredi Mercur dhe gupit te tej Queen. Ne do ta fillojme guiden tone me viziten nga brenda te nje nga keshtjellave me te njohura te mesjetes Chateau Chillion. Ndertuar ne buze te detit dhe mbi shkembijte kjo keshtjelle dikur ka qene e preferuara e Pjetrit te II te Savones. Nje keshtjelle qe te krijon idene e kthimit ne ate kohe, me labirinthet dhe korridoret e ngushta, si dhe bodrumet per te burgosurit dhe magazinat e ushqimeve.

Pasi te kemi vizituar keshtjellen do te shkojme drejt qendres se qyteti te Montreux, Casinos, shetitores buze detit, si dhe muzeumit te grupit Queen, qe ndodhet brenda Casinos. Transportin nga Keshtjella Chillion ne qendre te Montreux mund ta bejme me anijet zviceriane me avull (Avulloret me lopata). Bileta rreth 10 eur. Fjetja ne Lausane.

Dita 3. Bern – Interlaken – Lucern – Zurich

08.30 Pas mengjesit do te nisemi drejt kryeqyteti te Zvicres, Berna. Ketu do te vizitojme qytetin e vjeter, kullen e ores 600 vjecare e cila krahasohet ne vlera me ate te Prages, katedralen e Bern-es dhe Parlamentin e zvicres nga Brenda me guide locale. 11.30 Do te vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit qe shtrihet midis 2 maleve Interlaken. Perpara se te hyme ne luginen e qytetit do te ngjitemi lart ne mal me teleferik (10 min), ne piken: Harder Kulm ne lartesine 1320 m mbi nivelin e detit, ku duket nje pamje e mrekullueshme e 3 maleve Eiger, Mönch and Jungfrau. Kohe e lire ne per te shijuar pamjen ne platformen panoramike, per ndonje pije ne lokalin aty prane dhe do te zbresim ne qytet per te marre autobusin dhe per te vazhduar rrugen drejt Lucernes. Vizite e plote e qytetit, Ura e mbuluar prej druri, kulla e ujit, kisha Jesuite, do te futemi ne rrugicat e ngushta te qytetit te vjeter per tu njohur me atmosferen e banoreve vendas. Me tej do te bejme nje shetitje me anijet ne liqenin e Luzernes. Mbasdite vone nisja per ne Zyrich (52km nga Lucerne, autostrade). Akomodimi ne Zyrich. Pas marrjes se dhomave, vajtje ne qender me tram, darka ne nje nga rruget e njohura te qytetit, kohe e lire per Bare apo Pub-e (duke qene dhe e shtune qyteti do te kete gjalleri). 

Dita 4. Zurich – Lugano - Milano Malpensa - Tirane.
Pas mengjesit do te vizitojme qytetin e Zyrich-ut. Do te vizitojme Qytetin e Vjeter, dhe 2 kishat qe datojne ne shekullin e 12-te Grossmünster Katedralja (katedralja e madherishme) dhe Fraumünster Kisha (Kisha e Zonjes Tone). Ketu ndodhen dhe 5 dritare prej xhami te disenjuara nga Marc Chagall (artist, piktor I famshem Rus). 
12.00 do te nisemi drejt aeroportit te Malpenses. 280 km (autostrate). Rruges drejt Milanos do te bejme nje ndalese ne Lugano. Fluturimi drejt Tiranes 18.15

Ne program perfshihen:

  • Fluturimi me avion Tirane-Gjeneve dhe Milano-Tirane
  • Transfertat dhe shetitjet me autobus.
  • 3 nete akomodim ne hotele 3*: (Annemasse, Lozane, Zurich)
  • Mengjes e perfshira ne hotele.
  • Guide dhe shoqerues nga agjensia
  • Taksat ne hotele dhe autostrada
  • Parkimet e autobuzit

Nuk perfshihen:

Bileta hyrje ne monumente, Dreka dhe darkat, Bileta transporti publik (tram, metra etj), Bakshish per shoferin e autobusit. (Ne rast te nje sherbimi te pelqyer, shuma 5 Eur/personi)

Fluturim me EasyJet. Bagazhet e lejuara: Bagazh Kabine me permasa: 56x45x25 cm.
30 Prill, Tirane-Gjeneve: Niset 15.40 Mberrin 18.00 
3 Maj, Malpensa-Tirane: Niset 18.15 Mberrin 20.05


Wurde 8962 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike