Zvicer, 529 Eur, Fluturim Tirane - Milano - Tirane. Vizitohen Gjeneve, Luzane, Bern, Lucern, Zurich etj
Gjeneve-Lozane-Montreux-Bern-Lucerne-Zurigh
28 Prill 1 Maj 2018.
Cmimi: 529 Eur
Fluturim Tirane-Milano-Tirane
Vizite me autobus dhe guide
Disponibiliteti
Vende te vlefshme: Me kerkese
Programi i detajuar
Fluturim me Blue Panorama. 06.30-08.15 dhe ne kthim Milano Malpensa - Tirane 19:30-21:25
Dita 1. Milano - Gjeneve
Fluturimi nga Tirana. Nga aeroporti do te nisemi me autobus ne Gjeneve. Rruga do te kaloje nepermejt tunelit te "Monte Bianco" ku do te admirojme pamjet e mrekullueshme te malit te bardhe te mbuluar gjimone me bore. Ndalesa e Pare do te behet ne Gjeneve. Guida jone do te perfshije: Vizite e qytetit te vjeter. Vizite ne zonen nderkombetare te qytetit duke perfshire dhe ndertesen e Kombeve te Bashkuara. Do te admirojme shatrivanin me ujin e liqenit te Gjenneves. Do te vizitojme katedralen e Gjeneves (Saint Pierre) etj.
Fjetja ne Annemasse, France, ne kufi me Zvicren, fare prane qytetit te Gjeneves. Darka e lire.
Dita 2. Gjeneve – Lausanne – Montreux
Pas mengjesit do te nisemi drejt Lausannes. Distanca 60 km. Vizite e qytetit, Katedrales se Lausannes, Museut Olimpik i cili permban arkiven me te madhe te lojrave olimpike ne te gjithe boten. Pak kohe e lire ne Lausenne per kafe dhe shooping dhe do te vazhdojme rrugen drejt qytetit te stolisur te Rivieres Zviceriane, Montreux, (30km) ose qyteti i Rock-ut, i Fredi Mercur dhe gupit te tej Queen. Ne do ta fillojme guiden tone me viziten nga brenda te nje nga keshtjellave me te njohura te mesjetes Chateau Chillion. Ndertuar ne buze te detit dhe mbi shkembijte kjo keshtjelle dikur ka qene e preferuara e Pjetrit te II te Savones. Nje keshtjelle qe te krijon idene e kthimit ne ate kohe, me labirinthet dhe korridoret e ngushta, si dhe bodrumet per te burgosurit dhe magazinat e ushqimeve.
Pasi te kemi vizituar keshtjellen do te shkojme drejt qendres se qyteti te Montreux, Casinos, shetitores buze detit, si dhe muzeumit te grupit Queen, qe ndodhet brenda Casinos. Transportin nga Keshtjella Chillion ne qendre te Montreux mund ta bejme me anijet zviceriane me avull (Avulloret me lopata). Bileta rreth 10 eur. Fjetja ne Lausane.
Dita 3. Bern – Interlaken – Lucern – Zurich
08.30 Pas mengjesit do te nisemi drejt kryeqyteti te Zvicres, Berna. Ketu do te vizitojme qytetin e vjeter, kullen e ores 600 vjecare e cila krahasohet ne vlera me ate te Prages, katedralen e Bern-es dhe Parlamentin e zvicres nga Brenda me guide locale. 11.30 Do te vazhdojme udhetimin tone drejt qytetit qe shtrihet midis 2 maleve Interlaken. Perpara se te hyme ne luginen e qytetit do te ngjitemi lart ne mal me teleferik (10 min), ne piken: Harder Kulm ne lartesine 1320 m mbi nivelin e detit, ku duket nje pamje e mrekullueshme e 3 maleve Eiger, Mönch and Jungfrau. Kohe e lire ne per te shijuar pamjen ne platformen panoramike, per ndonje pije ne lokalin aty prane dhe do te zbresim ne qytet per te marre autobusin dhe per te vazhduar rrugen drejt Lucernes. Vizite e plote e qytetit, Ura e mbuluar prej druri, kulla e ujit, kisha Jesuite, do te futemi ne rrugicat e ngushta te qytetit te vjeter per tu njohur me atmosferen e banoreve vendas. Me tej do te bejme nje shetitje me anijet ne liqenin e Luzernes. Mbasdite vone nisja per ne Zyrich (52km nga Lucerne, autostrade). Akomodimi ne Zyrich. Pas marrjes se dhomave, vajtje ne qender me tram, darka ne nje nga rruget e njohura te qytetit, kohe e lire per Bare apo Pub-e (duke qene dhe e shtune qyteti do te kete gjalleri).
Dita 4. Zurich – Lugano - Milano Malpensa - Tirane.
Pas mengjesit do te vizitojme qytetin e Zyrich-ut. Do te vizitojme Qytetin e Vjeter, dhe 2 kishat qe datojne ne shekullin e 12-te Grossmünster Katedralja (katedralja e madherishme) dhe Fraumünster Kisha (Kisha e Zonjes Tone). Ketu ndodhen dhe 5 dritare prej xhami te disenjuara nga Marc Chagall (artist, piktor I famshem Rus).
12.00 do te nisemi drejt aeroportit te Malpenses. 280 km (autostrate). Rruges drejt Milanos do te bejme nje ndalese ne Lugano. Vizite e Luganos, liqenit per reth 40 minuta.
Fluturimi drejt Tiranes 19.30.
Ne program perfshihen:
- Fluturimi me avion Tirane-Milano-Tirane.
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- 3 nete akomodim ne: (Annemasse, Lozane, Zurigh)
- Mengjes e perfshira
- Guide dhe shoqerues nga agjensia
- Taksat ne hotele dhe autostrada
Nuk perfshihen:
Bileta hyrje ne monumente, Dreka dhe darkat, Bileta transporti publik (tram, metra etj), Bakshish per shoferin e autobusit. (Ne rast te nje sherbimi te pelqyer, shuma 5 Eur/personi)
Cfare perfshihen
- Fluturimi me avion Tirane-Milano-Tirane.
- Transfertat dhe shetitjet me autobus
- 3 nete akomodim ne: (Annemasse, Lausane, Zurigh)
- Mengjes e perfshira
- Guide dhe shoqerues nga agjensia
- Taksat ne hotele dhe autostrada
Nuk perfshihen:
Bileta hyrje ne monumente, Dreka dhe darkat, Bileta transporti publik (tram, metra etj), Bakshish per shoferin e autobusit. (Ne rast te nje sherbimi te pelqyer, shuma 5 Eur/personi)
Kommentare
- Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.