Sie sind hier Home » Arkiva » Krishtlindjet ne Vjene, 24-27 Dhjetor 2016, me avion.

Krishtlindjet ne Vjene, 24-27 Dhjetor 2016, me avion.

Letztes Update
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

Cmimi 429, Fluturim me avion, Hotel ne qender te Vjenes.

Fluturim direkt me Austrian Airline.
24 - 27 Dhjetor 2016                                          
3 Nete / 4 Dite (te plota)

Cmimi: 429 Eur.
Fluturimi nga Tirana ora 15.05. Mberritja ne Vjene  ne 16.25
Fluturimi kthimit niset ne 22.15. Mberritja ne Tirane ne 23.45

Disponibiliteti/Vlefshmeria

Tur i konfirmuar, Rezervimi me kerkese....

Pershkrimi i Programit

Dita 1: Fluturimi nga Tirana oren 15.05. Mberritja ne Vjene  ne 16.25. Transferta me autobus per ne hotel ku do te leme bagazhet dhe do te dalim ne qender te qytetit. Shetitje ne rrugen Kartner, vizite ne Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte. 

Mbremje e lire dhe kthim ne hotel pas darkes.

Dita 2:     Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerary I ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.

Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 13 Euro/person). 

Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne Pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.

Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, ku ne cdo dite te vitit nuk mungon gjealleria e turisteve dhe varieteti I shfaqjeve muzikore, te kercimit apo te humorit nga artistet amatore.

Kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 3: Pas mengjesit do te nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.

Ketu do te vizitohen: 40 Dhomat Mbreterore (bileta e hyrjes 14 Euro/person), Kopshtet e pallatit, Shatervani I Neptunit dhe Belvederja. 

Pasdite mund te vizitoni Muzeun e Artit apo ate te Historise Natyrore, te 2 shume interesante.

Program opsional per kete mbasdite mund te beheni spektatore te nja prej koncerteve te Walz-it qe shfaqen ne pallatet e koncerteve ne qender te Vienes. (Bileta e hyrjes varion nga 30 – 60 euro/person, ose nje shfaqje Opera ne ndertesen e Operas (Biletat 40 - 150 euro/person)

Kthimi ne hotel ne mbremje.

Dita 4:

Pas mengjesit, dorezimi i dhomave dhe vendosja e bagazheve ne dhomen e bagazheve te hotelit. 

Do te vizitohen gjate kesaj dite Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok.

Pjesa tjeter e dites do te jete e lire ne rrugen Mariahilfer, ku mund te vizitoni dyqanet me te njohura te veshjeve, deri ne oren 19.00 ku do te behet nisja per ne aeoroprtin e Vjenes.

Fluturimi i kthimit niset ne 22.15

Shenim i rendesishem: Bagazhi i perfshire ne bilete: 1 valixhe 8 kg (ne kabine). Permasat: 55x40x23cm

Cfare Perfshihen

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje, direkt me Austrian Airline.
  • Transfertat me autobuz nga/ne Aeroport
  • Akomodimi per 3 nete ne hotel ne qender:
  • Mengjesi per te gjitha ditet
  • Ekskursionet dhe vizitat sipas programit
  • Guide dhe shoqerues ne shqip

Nuk perfshihen:

  • Drekat dhe Darkat
  • Biletat e hyrjeve ne Muze ose Monumente
  • Cdo gje qe nuk permendet ne rubriken “perfshihet”

Vjena 24-27 Dhjetor 2016, me avion

SKU: VIEDHJE16
Cmimi per person ne dhome 2-she
Price: 429 €
Mshop prod addedcart
https://www.mtitravel.al/inner.php/de/ajax
YXJraXZhL3ZqZW5hLWRoamV0b3ItMjAxNi5odG1s

Shenim i rendesishem: Bagazhi i perfshire ne bilete: 1 valixhe 8 kg (ne kabine). Permasat: 55x40x23cm

Wurde 8203 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike