Cmimi 389, Fluturim me avion, Hotel ne qender te Vjenes.
Vjena 27 - 29, 2 Nete / 3 Dite (te plota).
Cmimi: 389 euro/person
Nisja nga Tirana 04.25 - Vjene 08.25 Mengjes
Nisja nga Vjena 20.45 - Tirane 01.35 (dates 30 Tetor)
Programi i detajuar:
Dita 1: Fluturimi nga Tirana oren 04.25. Mberritja ne Vjene ne 08.25 (mengjes). Transferta me autobus per ne hotel ku do te leme bagazhet dhe do te dalim ne qender te qytetit. Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante ose nje Hot Dog ne kioskat tipike perreth.
Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte.
Pasdite e lire dhe kthim ne hotel per te marre dhomat. Mbremje e lire.
Dita 2: Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerary I ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.
Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person).
Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne Pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.
Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, ku ne cdo dite te vitit nuk mungon gjealleria e turisteve dhe varieteti I shfaqjeve muzikore, te kercimit apo te humorit nga artistet amatore.
Program opsional per kete mbasdite mund te beheni spektatore te nja prej koncerteve te Walz-it qe shfaqen ne pallatet e koncerteve ne qender te Vienes. (Bileta e hyrjes varion nga 15 – 50 euro/person, ose nje shfaqje Opera ne ndertesen e Operas (Biletat 40 - 150 euro/person)
Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 3: Pas mengjesit do te nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes.
Ketu do te vizitohen: 40 Dhomat Mbreterore (bileta e hyrjes 12 Euro/person), Kopshtet e pallatit, Shatervani I Neptunit dhe Belvederja.
Pas kesaj do te ndalojme ne rrugen Mariahilfer ku do te keni kohe te lire per Pazar deri mbasdite, si dhe mund te vizitoni Muzeun e Artit apo ate te Historise Natyrore, te 2 shume interesante.
Fluturimi i kthimit niset ne 20.45.
Ne pakete perfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje.
- Transfertat me autobuz nga / ne Aeroport
- Akomodimi per 2 nete ne hotel NOVOTEL ne qender te qytetit
- Mengjesi per te gjitha ditet
- Ekskursionet dhe vizitat sipas programit
- Guide dhe shoqerues ne shqip
Nuk perfshihen:
Drekat dhe Darkat, Biletat e hyrjeve ne Muze ose Monumente, Cdo gje qe nuk permendet ne rubriken “perfshihet”
Kommentare
Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.