CMIMI 789 Euro, Fluturim me avion Tirane-Stokolm dhe Kopenhagen-Tirane
Stockholm - Oslo - Kopenhagen
Datat: 4-9 Qershor 2015
Cmimi: 789 Eur
Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane.
Udhetim me Tren Stockholm - Oslo.
Udhetim gjate nates me Krociere: Oslo-Kopenhagen
Programi
Dita 1, 4 Qershor
Nisja nga Tirana me avion 15.00. Mberitja ne Stockholm ne 19.35.
Transferta ne hotel. Marrja e dhomave.
Meqenese hoteli ndodhet ne qender te qytetit, shetitje ne kembe per tu njohur me Stokolmin, te shoqeruar nga Guida.
Dita 2, 5 Qershor
Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)
Pas mengjesit dite e plote turi i Stockholmit. Me te spikaturat e ketij turi jane: Bashkia e qytetit, Muzeu VASA, Muzeu i ABBA-ve, qyteti i Vjeter: Gamla Stan, Pallati Mbreteror, shetitje me anije.
Darka e lire
Dita 3, 6 Qershor
Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)
Pas mengjesit dorezimi i dhomave. Me tej do te vizitojme Muzen e hapur ne natyre, Skansen. I krijuar qe ne 1891 ky muze i hapur ne nje territor te madh shfaq jeten e 5 shekujve nga veriu deri ne jug, me njerezit tipik te asaj kohe, veshjet e tyre, stilin e jetes, gjate periudhave te ndryshme.
Ne oren 14.00 do te nisemi drejt stacionit te trenit per te marre trenin drejt qyteti te Oslo-s. Nisja me tren ne 14.55. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 21.24. Edhe ketu hoteli eshte i pozicionuar ne qender. Marrja e dhomave, darka e lire. Mbas darkes, shetitje ne kembet te shoqeruar nga guida. Duke qene se eshte periudha ku netet jane pothuajse dite, eshte nje kenaqesi te shetisesh neper rruget e Oslos, te pish dicka ne lokalet ne lagjen e re moderne Aker Brygge.
Dita 4, 7 Qershor
Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)
Pas mengjesit Vizite e plote e qytetit ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Ne varesi te kohes dhe ecurise se turit do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos me anije: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi.
16.30 Do te nisemi me Krociere per ne Kopenhagen. Ky edhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.
Dita 5, 8 Qershor
Mengjesi bufe e hapur i perfshire ne krociere.
Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.
10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te bere nje shetitje panoramike te qytetit. Ndalese ne nje nga zonat me te bukura te Kopenhagen, Nyhavn. Vizite ne Pallatin mbreteror AmalienBorg.
Transferte ne hotel. Marrja e dhomave.
Darka e lire, ose te shoqeruar nga guida.
Dita 6, 9 Qershor
Mengjesi ne Hotel (Bufe e hapur)
Pas mengjesit do te shkojme ne terminalin e anijeve turistike, ku do te vizitojme qytetin e Kopenhagenit nga kanalet me uje deti. Ky udhetim zgjate rreth 1,5 ore.
Mbas drekes do te jeni te lire per te shijuar pjesen e mbetur te dites sipas preferencave tuaja. Opsionet: Parku i argetimit Tivoli, kopshti Botanik, Keshtjella Rosenberg, shetitje apo shooping ne rruget e bukura kembesore: Strogen Ostergate, Nygate etj.
Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.00. Mberritja ne Tirane ne 01.30
Perfshihen
Ne cmim perfshihen:
- Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane (Bagazhet e perfshira ne cmim)
- 5 Nete Akomodimet ne hotele me 4* (2 Nete ne Stockholm, 1 Nate ne Oslo, 1 Nate ne Kopenhagen, 1 Nate ne krociere)
- Udhetimi gjate nates me krociere, ne dhoma 2-she.
- Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
- Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
- Guidad dhe shetitjet sipas programit
- Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.
Ne cmim nuk perfshihen
- Drekat dhe Darkat
- Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
- Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen
Dergo kerkese
Cmimi
3 Kryeqytet e Skandinavise 4-9 Qershor/ADULT
Video
Kommentare
Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.