Sie sind hier Home » Arkiva » 3 Kryeqytetet e Skandinavise 14 - 19 Shtator 2018

3 Kryeqytetet e Skandinavise 14 - 19 Shtator 2018

Letztes Update
3 Kryeqytetet e Skandinavise Shtator 2018
3 Kryeqytetet e Skandinavise Shtator 2018

Skandinavia, Fluturim me avion Tirane-Stokolm dhe Kopenhagen-Tirane

Stockholm - Oslo - Kopenhagen
Datat:14 - 19 Shtator 2018
Cmimi: 780 Euro/person
Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane.
Udhetim me Tren Stockholm - Oslo.
Udhetim gjate nates me Anije, Oslo-Kopenhagen

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Ky tur eshte i konfimruar. Vende te lira: 0

Pershkrimi i Programit

Dita 1, 14 Shtator

Nisja nga Tirana me avion 04.20. Mberitja ne Stockholm ne 09.25.
Direkt nga aeroporti nisje me autobuz per te vizituar qytetin. Do te vizitojme fillimisht Ishullin Djurgarden. Ky ishull eshte nje vend i admiruar si nga vendasit ashtu dhe nga turistet. deri ne shekullin e 15 ka qene nje kopesht mbreteror. ne kete ishull ndodhen disa nga muzete me te njohur te Stokolmit: Museu Vasa, Museu i ABBA-ve, Museu i hapur ne natyre Skansen etj. Ne do te vizitojme nga brenda museum Vasa, ku ndodhet e ekspozuar anija mbreterore e mbytur ne shekullin e 17 dhe e nxjerre nga deti ne shekullin e 20, si dhe museun Skansen. Ndersa museu i ABBA-ve eshte i lire, mund ta vizitoje secili sipas deshires. Kohe e lire per dreke ne ishullin Djugarden. Mbas drekes do te largohemi nga ishullim duke marre anijet e linjave te rregullta per te dale ne bregun perballe, ne qytetin e vjeter "Gamla Stan". Pjesa me e bukur e qytetit te Stokolmit, rrugicat e ngushta te qytetit mesjetar, dyqanet e vogla, restorantet, baret dhe kafenete. Dota perfundojme guiden tone tek sheshi i katedrales, pasi te kemi vizituar katedralen e Stokolmit.
17.00 Transferta ne hotel. Marrja e dhomave. Darka e lire ose dalje ne qender te qyteti me metro te shoqeruar nga guida.

Dita 2, 15 Shtator

Pas mengjesit do te vizitojme nje nga objektet me karakteristik te Stokolmit, Bashkine e qytetit, nga brenda. Te shoqeruar nga guida e autorizuar e bashkise do te vizitojme te gjitha sallat e bashkise,  dhe vecanereshit sallen Blu, aty ku behet ceremonia e inagurimit te Cmimit Nobel. Me tej do te vazhdojme guiden tone drejt Pallatit Mbreteror, ceremonise se nderrimit te rojeve mbreterore. Mbas drekes nje udhetim me anije ne Arkipelagun e Stokolmit, ose me sakte ne kryeqytetin e arkipelagut Suedez Vaxholm. Udhetimi zgjat 1 ore vatjtje dhe 1 ore kthimi (bileta 15 eur Vajtje-ardhje). Shetitje dhe dreka ne Vaxholm. Darka e lire ne Stokolm. Kthimi ne Hotel ne darke me metro.

Dita 3, 16 Shtator

Pas mengjesit dorezimi i dhomave. 09.30 do te nisemi drejt stacionit te trenit per te marre trenin drejt  qyteti te Oslo-s. Nisja me trenin ne 08.56. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 15.25 Transferte me autobus ne hotel.
Marrja e dhomave, darka e lire. Mbas darkes, shetitje ne kembe te shoqeruar nga guida. 

Dita 4, 17 Shtator

Pas mengjesit Vizite e plote e qytetit ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Me tej do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi. Fare prane eshte dhe muzeumi FRAM, i cili mban emrin e anijes qe eksploroi polin e veriut, Antarktiden gjate viteve 1893 deri 1913. Vete anija FRAM eshte e ekspozuar ne mes te muzeumit ku turisttet mund te hypin ne anije, te vizitojne dhomat e saj, madje te provojne dhe veten ne disa dhoma te stimuluara me temperatura deri -20 grade.
16.30 Do te nisemi me Anije per ne Kopenhagen. Ky udhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, muzike live, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.

Dita 5, 18 Shtator

Mengjesi bufe  e hapur i perfshire ne anije. Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.
10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te vizituar qytetin ku mund te permendim Pallatin mbreteror Amelienborg, Keshtjellen Rosenborg, rruget pedonale Strogen Ostergate, Nygate, shetitje me anije ne kanalet e Kopenhagenit. Parkun e argetimit Tivoli qe jo vetem per te rinjte por per te gjitha moshat ka dicka per te ofruar.  Mbasdite reth ores 19.00 do te nisemi me autobus drejt Malmos duke kaluar uren qe lidh Danimarken me Suedine. Akomodimi ne Malmo eshte ne nje nga hotelet me te mire, ne sheshin qendror te Malmo-s. Darka e lire.
​Fjetja ne Malmo.

Dita 6, 19 Shtator

Pas mengjesit vizite me kembe e qytetit te Malmos. Qyteti i trete me I madh I Weden eshte vendi ku e vjetra takohet me te rene.  Nga keshtjellat e saj, sheshi Stortorget dhe Lila Torget, ne zemer te qytetit te vjeter. Me shetitoret kozmopolitane te Vastra Hamnen. Ndertesa me e larte e Skandinavise qiellgervishtese, dhe  Ura e Oresund, te dyja keto jane mrekulli e inxhinierike moderne te cilat pasqyrojne Malmon shumekulturore.
Malmo perfaqson porten e hyrjes kryesore me spektakolare, dhe paraqet atraksione turistike  dhe kulturore te ndryshme.  Me tregjet e lindjes se mesme, kulturen Italiane te kafese, restorantet dhe baret e bukura. Eshte ndalese kryesore per shopping .
Keshtjella me e vjeter Suedeze e rilindjes qe daton ne shek e XV, eshte shtepia e disa muzeve, dhe Brenda saj gjendjen akuariume, muze arti, muze histori natyrore.
17.30 Mbasdite nisja me Tren ne drejtim te aeroportit te Kopenhagenit (20 min)
Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.00. Mberritja ne Tirane ne 01.30.

Cfare perfshihen

Ne cmim perfshihen:

  • Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane (Bagazhet e perfshira ne cmim)
  • 5 Nete Akomodimet ne hotele me 4* (2 Nete Stokolm, 1 Nate Oslo, 1 Nate ne Malmo, 1 Nate ne Anije)
  • Udhetimi gjate nates me anije, ne dhoma 2-she.
  • Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Bileta e trenit Malmo aeroport Kopenhagen
  • Guidad dhe shetitjet sipas programit
  • Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.

Ne cmim nuk perfshihen:

Drekat dhe Darkat
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
Biletat e transportit publik per  (metro, tram, bus)
Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen


Foto nga grupet e meparshme

Wurde 9145 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike