Sie sind hier Home » Arkiva » Skandinavia, Tur i plote - Stokolm, Oslo, Kopenhagen 8 dite

Skandinavia, Tur i plote - Stokolm, Oslo, Kopenhagen 8 dite

Letztes Update
Skandinavia, Stokolm-Oslo-Kopenhagen
Skandinavia, Stokolm-Oslo-Kopenhagen

Skandinavia, Fluturim me avion Tirane-Stokolm dhe Malmo-Tirane

Stockholm - Oslo - Kopenhagen - Malmo
Datat: 24 - 31 Maj 2022, 8 Dite
Cmimi: 899 Eur/person ne dhome 2-she.
Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Malmo-Tirane.
Udhetim me Tren Stockholm - Oslo. (5 Ore)
Udhetim gjate nates me Anije, Oslo-Kopenhagen

Disponibiliteti

Vende te vlefshme: 10+

Oraret e Avionit:
Tirane - Stokolm: 06.20 - 09.25
Malmo - Tirane: 21.45 - 00.15

Programi i Plote

Dita 1, 24 Maj

Fluturimi Tirane - Stokolm. Mberritja 09.25. direkt nga aeroporti tur panoramik me autobuz ne Stokolm. Me pas Transferta per ne Hotel. Marrja e dhomave, darka e lire. Fjetja ne Stokolm

Dita 2, 25 Maj

Pas mengjesit vizite e qytetit. Do te vizitojme fillimisht Ishullin Djurgarden. Ky ishull eshte nje vend i admiruar si nga vendasit ashtu dhe nga turistet. deri ne shekullin e 15 ka qene nje kopesht mbreteror. ne kete ishull ndodhen disa nga muzete me te njohur te Stokolmit: Museu Vasa, Museu i ABBA-ve, Museu i hapur ne natyre Skansen etj. Ne do te vizitojme nga brenda museum Vasa, ku ndodhet e ekspozuar anija mbreterore e mbytur ne shekullin e 17 dhe e nxjerre nga deti ne shekullin e 20, si dhe museun Skansen. Ndersa museu i ABBA-ve eshte i lire, mund ta vizitoje secili sipas deshires. Kohe e lire per dreke ne ishullin Djugarden. Mbas drekes do te largohemi nga ishullim duke marre anijet e linjave te rregullta per te dale ne bregun perballe, ne qytetin e vjeter "Gamla Stan". Pjesa me e bukur e qytetit te Stokolmit, rrugicat e ngushta te qytetit mesjetar, dyqanet e vogla, restorantet, baret dhe kafenete. Dota perfundojme guiden tone tek sheshi i katedrales, pasi te kemi vizituar katedralen e Stokolmit.
17.00 Transferta ne hotel. Marrja e dhomave. Darka e lire ose dalje ne qender te qyteti me metro te shoqeruar nga guida. Fjetja ne Stokolm.

Dita 3, 26 Maj

Pas mengjesit do te vizitojme nje nga objektet me karakteristik te Stokolmit, Bashkine e qytetit, nga brenda. Te shoqeruar nga guida e autorizuar e bashkise do te vizitojme te gjitha sallat e bashkise,  dhe vecanereshit sallen Blu, aty ku behet ceremonia e inagurimit te Cmimit Nobel
Me tej do te vazhdojme me nje shetitje me anije (1.5 ore ne Vajtje dhe 1.5 ore ne kthim) ne arqipelagun e Stokolmit. (Bileta 12 Eur). Zbuloni arkipelagun e bukur të Stokholmit dhe vizitoni qytetin piktoresk të Vaxholm - shpesh i quajtur "kryeqyteti i arkipelagut". Përjetoni kryeqytetin e arkipelagut Vaxholm. Porti dhe rruga kryesore janë zemra rrahëse e qytetit, me dyqane dhe galeri arti të mrekullueshme, si dhe kafene dhe restorante simpatike. Eksploroni qytetin e vogël idilik dhe shëtisni nëpër lagjen e vjetër, me shtëpitë e tij të çuditshme prej druri të pikturuara me pastel. Fjetja ne Stokolm.

Dita 4, 27 Maj

Paradite e lire ne qender te qytetit. Me tej Nisja me trenin e shpejte ne 15.29 drejt Oslo-s. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 21.24 Transferte me autobus ne hotel. Marrja e dhomave, darka e lire. Fjetja ne Oslo.

Dita 5, 28 Maj

Pas mengjesit Vizite e plote e Oslos. Pallati mbreteror, Parlamenti, Keshtjella Akershus, Opera Moderne, Aker Brygge (zona e re buze detit me restorante), rrugen e bukur Karl Johans. Me tej do te udhetojme jashte Oslos ku do te vizitohen: Parkun Vigeland, vizite ne bregun perballe Oslos: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi. Fare prane eshte dhe muzeumi FRAM, i cili mban emrin e anijes qe eksploroi polin e veriut, Antarktiden gjate viteve 1893 deri 1913. Vete anija FRAM eshte e ekspozuar ne mes te muzeumit ku turistet mund te hypin ne anije, te vizitojne dhomat e saj, madje te provojne dhe veten ne disa dhoma te stimuluara me temperatura deri (-20) grade. Kthimi ne hotel mbasdite vone.
Darka e lire. ​Fjetja ne Oslo

Dita 6, 29 Maj

Pas mengjesit do te leme hotelin bashke me bagazhet dhe do te nisemi me autobus
14.15 Niset Anija per ne Kopenhagen. Ky udhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, muzike live, pishina. Akomodimi ne Kabina 2-she.
Darka Bufe e hapur ne Anije e perfshire ne cmim. (1 pije e perfshire)
Nata ne anije.

Dita 7, 30 Maj

Mengjesi bufe e hapur i perfshire ne anije. Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.
10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te vizituar qytetin ku mund te permendim Pallatin mbreteror Amelienborg, Keshtjellen Rosenborg, rruget pedonale Strogen Ostergate, Nygate, shetitje me anije ne kanalet e Kopenhagenit. Parkun e argetimit Tivoli qe jo vetem per te rinjte por per te gjitha moshat ka dicka per te ofruar.  Darka e lire, ose te shoqeruar nga guida.  ​Fjetja ne Kopenhagen.

Dita 8, 31 Maj

Pas mengjesit do te nisemi me autobus drejt Malmos duke kaluar uren qe lidh Danimarken me Suedine. Qyteti i trete me I madh ne Suedi eshte vendi ku e vjetra takohet me te rene.  Nga keshtjellat e saj, sheshi Stortorget dhe Lila Torget, ne zemer te qytetit te vjeter. Me shetitoret kozmopolitane te Vastra Hamnen. Ndertesa me e larte e Skandinavise qiellgervishtese, dhe  Ura e Oresund, te dyja keto jane mrekulli e inxhinierike moderne te cilat pasqyrojne Malmon shumekulturore.
Malmo perfaqson porten e hyrjes kryesore me spektakolare, dhe paraqet atraksione turistike  dhe kulturore te ndryshme.  Me tregjet e lindjes se mesme, kulturen Italiane te kafese, restorantet dhe baret e bukura. Eshte ndalese kryesore per shopping .
18.00 Mbasdite nisja ne drejtim te aeroportit te Malmos
Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.45. Mberritja ne Tirane ne 00.15.

Ne cmim perfshihen:
  • Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Malmo-Tirane (1 bagazh i vogel 40x30x20cm)
  • 7 Nete Akomodimet ne hotele me 3*, 4* dhe 5* (3 Nate ne Stockholm, 2 Nete ne Oslo, 1 Nate ne Kopenhagen, 1 Nate ne Anije)
  • Udhetimi gjate nates me anije, ne dhoma 2-she.
  • Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
  • Darka Bufe e hapur ne Anijen "Pearl Seaways"  (Restoranti: 7 Seas)
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Transfertat she shetitjet me autobuz sipas programit.
  • Guidad dhe shetitjet sipas programit
  • Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.

Ne cmim nuk perfshihen:

Drekat dhe Darkat  ne Hotele
1 Bagazh shtese ne Kabine 10kg (20 Eur) 55x40x23cm
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
Biletat e transportit publik per  (metro, tram, bus)
Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen


Foto nga grupet e meparshme

Wurde 3069 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike