Sie sind hier Home » Arkiva » Prage 11-14 Tetor 2018

Prage 11-14 Tetor 2018

Letztes Update
Kliko mbi foto per ta zmadhuar
Kliko mbi foto per ta zmadhuar

CMIMI 399 euro, Fluturim me avion, guide e plote e qytetit te Prages

11 - 14 Tetor 2018, 3 nete / 4 dite.
Nisja nga Tirana : 15.00 Mberritja ne Prage 20.10
Nisja nga Praga ne 20.20 (Darke)

Udhetim me avion, ekskursione me autobuz dhe kembe.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Ky tur eshte i konfirmuar. Vende te vlefshme: 2.

Zbuloni legjendat dhe historite e “qytetit magjik” te Europes se Vjeter. Rruget e ngushta te Prages dhe ndertesat e vjetra fshehin gojedhena te cuditshme, histori magjepsese dhe mesazhe misterioze.
Nga rrugicat e Qytetit te Vjeter tek guret e Ures se Karlit, cdo gje tregon per historine Prages dhe te banoreve te saj ne nje kendveshtrim magjepses.
A e dini qe Praga eshte ndertuar sipas nje plani secret? Qe mbreterit e saj ishin antare te sekteve te fshehta? Qe Praga eshte nje nga qytetet me me shume legjenda fantazmash ne Europe?
Gjate Epokes se Arte, Rudolfi II e ndertoi Pragen per te qene qendra spirituale e Europes. Qyteti I alkimisteve dhe magjistareve ju fton per te zbuluar edhe te fshehtat e tij me te thella.

Dita 1: 11 Tetor

Nisja nga Tirana, ora 15.00. Mberritja ne Prage ne 20.10 Nga aeroporti transferta me autobus per ne Hotel, akomodimi dhe dalje me kembe ne qender te qytetit te vjeter sipas deshires.

Dita 2: 12 Tetor

Pas mengjesit do te nisemi te vizitojme Qytetin e Vjeter te Prages duke filluar me rrugen Parizka, e cila eshte nje rruge shume turistike, pergjate te ciles ndodhet dhe lagjia Cifute. Kjo lagje ka nje histori shume te vjeter dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Cifut, te vendosur ne kete zone qe ne periudhen e mesjetes. Nje nga Sinagogat me te vjetra ne Europe ndodhet pikerisht ne kete lagje. Do te vazhdojme pergjate Bulevardit Parizka deri ne Sheshin e Qytetit te Vjeter, I cili eshte nje nga me te medhenjte dhe me te bukurit ne Europe, fillimet e te cilit si nje shesh tregetar jane regjistruar qe ne shek. 12-te. Per tu vizituar jane Bashkia e Qytetit te Vjeter me kullen ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shen Marise, Pallati I Koncerteve eshte nje ndertese shume interesante dhe gjithashtu kulla e Barutit.

Do te vazhdojme me vizite ne kompleksin Klementinum, ish-kolegji Jezuit, ndersa sot Bilbioteka kombetare. Kulla astronomike eshte nje nga pjeset me interesante te ketij kompleksi per tu vizituar, ne te cilen pervec histories shume interesante te saj, do te mund te shijoni nje pamje te mrekullueshme te gjithe qytetit.

Pushim per dreke, dhe pastaj nje shetitje ne rrugicat e ngushta si labirinthe te cilat I vijne rreth e rrotull Sheshit te qytetit te vjeter, do te jete nje experience shume e bukur. Rruge te ngushta te gjalleruara nga turistet me dyqanet e suvenireve plot ngjyra, birrarite e famshme ceke jane vecantia e kesaj pjese te qytetit.

Pasdite opsion per pazar ne qendren tregetare Palladion.

Kthim ne hotel pas darkes me metro ose me kembe.

Dita 3: 13 Tetor

Pas mengjesit, kete dite do te vizitojme nje pjese tjeter shume te rendesishme te qytetit te Prages, Keshtjellen e Prages (Bileta e hyrjes 10 euro/person), e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi I se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale.

Kompleksi I Keshtjelles perfshin Pallatin e vjeter Mbreteror, Katedralen e Shen Vitus, Shen Wenceslas dhe Shen Adalbert, Basiliken e Shen George.

Rrugicen e Arte, nje rrugice e ngushte prapa Pallatit Mreteror. Kjo rrugice e mori kete emer gjate mbreterimit te Rudolfit II, I cili ishte mjaft I dhene pas shkencave mistike si krijimit te Gurit Filozofik, Barit Cudiberes te Rinise dhe ne kete rast Alkimise, transformimit te metaleve ne Ar. Mendohet qe banoret e kesaj rruge merreshim me eksperimente magjike per te transformuar cdo metal ne Ar dhe per kete ekzistojne shume legjenda dhe histori.

Nje object tjeter I rendesishem eshte Loreto, nje imitim I Shtepise se Shenjte te Virgjereshes Mari qe ndodhet ne Loreto te Italise, e cila eshte nje monument I rendesishem peligrinazhi. Shume I njohure eshte muzeu I thesarit te kesaj kishe per objektin e quajtur “Dielli I Prages” te zbukuruar me 6222 diamante.

Do te vazhdojme me Basiliken e Shen Nikolles, dhe me pas me Pallatin Wallenstein, nje pallat I mrekullueshem I stilit Barok I ndertuar ne shek 17, (1623 – 1630) nga Albrecht von Wallenstein, Duke I Meklenburg, si residence per familjen e tij, dhe qe aktualisht sherben si Pallati I Senatit. Vizite ne Kopshtet e Pallatit. Do te kalojme mbi Uren e famshme te Karlit, nje ure me shume vlera historike dhe arkitekturore, e cila eshte ndertuar ne vitin 1357 me nismen e Mbretit Cek Karl IV. Thuhet qe per te rritur qendrueshmerine e kesaj ure jane perzier te verdha veze me betonin. Statujat e mrekullueshme jane vendosur pergjate gjithe gjatesise se ures, gjithsej 30, duke I dhene asaj nje pamje madheshtore. Nje numer I madh artistesh, piktoresh dhe shites suveniresh I japin kesaj ure nje pamje interesante, shumengjyreshe dhe te ngrohte.

Kthim ne hotel me metro ose me kembe.

Pas darkes opsionale:  Tur “Fantazmat dhe Legjendat e Qytetit te Vjeter”

Per ata qe kane kuriozitet per misteret dhe legjendat e qytetit mesjetar, ngjarjet, personazhet  dhe gojedhenat e pashkruara ne librat e historise ofrohet ky tur qe do tu shetise neper rrugicat e qytetit te vjeter ne mbremje nen nje atmosphere intriguese. (12 euro/person)

Dita 4: 14 Tetor

Pas mengjesit " Ekskursion ne Karlovy Vary" -OPSIONALE 25 EURO/PERSON. (Distanca 127 km. Udhetimi zgjat rreth 1 ore e 50 minuta)

Gjate ketij ekskursioni do te vizitojme nje nga qytetet me te bukura te Cekise, Karlovy Vary i mirenjohur ne te gjithe Europen per burimet e shumta te ujrave termale dhe banjat kurative. Kthim ne Prage rreth ores 18.00. Transferta per ne Aeroport. Nisja nga Praga ne 20.55. Mberritja ne Tirane 01.35

Ne pakete perfshihen:

  • 3 nete fjetje ne hotel me mengjes ne qender te Prages.
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Programi me guide ne shqip
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia

Ne pakete NUK perfshihen:

Drekat dhe darkat
Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume.
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »

Wurde 16209 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike