Sie sind hier Home » Arkiva » MAROK, Qytetet Perandorake 2-8 Mars 2020

MAROK, Qytetet Perandorake 2-8 Mars 2020

Letztes Update
MAROK 2-8 Mars 2020
MAROK 2-8 Mars 2020

Cmimi 799 Euro, fluturim me avion, guide e plote e Qyteteve Kasablanka, Marakesh, Fes, Rabat, Meknes

Vizitohen: Cazablanka - Rabat - Meknes - Fes - Marakesh
Datat: 02 – 08 Mars 2020. 6 Nete/7 Dite (te plota). 
Cmimi – 799 euro/person.
Ne cmim perfshihet vetem 1 bagazh kabine: Me permasa: 55x45x20cm (duke perfshire dorezen dhe rotat) Pesha 10 kg. Lengjet lejohen ne paketime deri 100ml

Disponibiliteti

Ezauruar...Tur i ardhshem 23-29 Maj, I hapur per rezervime.

Info per Vizat

Per te nxjerre vizen Marokene do te angazhohet agjensia jone ne baze te informacioneve dhe dokumentave te dhena nga klientet. Dokumentat qe duhen plotesuar jane: 1- Levizjet e Bankes 3 muajt e fundit. 2- Vertetim pune ose Libreze pensioni. 3- 2 foto dokumenti 4x3 cm. 4- Pagesa e vizes 50 Eur/personi. Ky informacion duhet ti ofrohet agjensise brenda dates 27 Nentor.
Per kete udhetim pasaportat do te dergohen me DHL ne ambasaden Marokene ne Rome. Pasaportat do te dergohen ne Daten 2 Dhjetor 2019. Pasaportat do te bllokohen per nje periudhe 2-3 jave nga momenti i dorezimit.


Programi i detajuar

02 Mars 2020  : Aeroport / MARRAKESH

Nisja nga Tirana ne oren 06.30 dhe mberritja ne Kasablanka ne 19.50. Pritja nga Partneret tane, dhe transferta per ne Hotel, marrja e dhomave. Darka ne hotel.

03 Mars 2020 : Marrakesh / Beni Mellal / Ifrane / Fes

Pas mengjesit nisja ne drejtim te qytetit te FES, duke kaluar permes fshatrave Berbere  Immouzer du Kandar dhe Ifrane. Nje udhetim gjate te cilit do te shikoni fshatrat tipike marokene, fushore dhe fshatrat piktoreseke Malore ku ndodhet dhe shtepia e pushimit te Mbretit. Dreka dhe nje moment relaksi ne Beni Mellal, nje nga qendrat e agricultures se Marokut.
Mberritja ne Fes pasdite.

Akomodim ne hotel ne Fes dhe darka.

04 Mars 2020 : Fes

Mengjesi ne hotel dhe gjithe dita do ti kushtohet qytetit te Fes-it

FEZ – Nje nga qytetet me te medha mesjetar te Marok-ut, i cili ka ndryshuar shume pak ne 1000 vjet ekzistence, sot eshte ende aty per te treguar historine e tij te gjate perms portave monumentale, lagjeve te tij piktoreske, rrugicave te ngushta legjendare dhe ndertesave te tij historike.
E gjithe paraditja do ti kushtohet vizites ne qytetin e Fez-it. Qyteti I vjeter ku ndodhen dhe Medresete e Attarine dhe Bou Anania, shatervani Nejjarine, Mausoleumi I Moulay Idriss, dhe Xhamia Karaouine.
Nje dreke me ushqim Maroken ne nje nga restorantet tradicional ne Medina (qyteti I vjeter)- Suplementare.
Padite vizite ne medinen e vjeter ku do tem und te vizitoni dyqanet e mjeshtrave tradicionale.
Darka dhe fjetje ne hotel ne Fes

marok map

05 Mars 2020 : Fes / Meknes / Volubilis / Rabat / Kasablanka

Pas mengjesit nisja per ne Meknes, qyteti i trete Perandorak i ndertuar nga Mulai Ismail. Ishte endrra e tij qe ky qytet te rrezatonte shkelqimin e gjithe Perandorise, e cila u be realitet brenda 50 vjeteve. Sot qendron i qete Brenda mureve rrethues legjendare dhe  ruan magjine e tij e cila do te shpaloset para jush sapo te kaloni portat e tij madheshtore.

Nisja per ne Rabat, Kryeqyteti i Marokut
Ne sfondin e kalter te qiellit dhe detit shtrihet ky qytet i bardhe i rrethuar me muret e tij ngjyre oker. Historia e tij fillon qe ne shek VII dhe shtrihet deri ne ditet e sotme, si qyteti rezidencial i Mbretit. Per tu vizituar: 
Pallati Mbreteror (Mechouar), Keshtjella Oudaya, Mausoleumi Muhamed V, Kulla Hasan.
Kohe e lire per dreke, dhe nisja per ne Kasablanka.Akomodimi ne hotel dhe darka.

06 Mars 2020 : Kasablanka / Marrakesh

Pas mengjesit vizite ne kryeqytetin ekonomik te Marokut, Kasablanka ku do te mund te vizitoni monumentet dhe bulevardet kryesore si:
Sheshi United Nations, Sheshi Mohamed V dhe parku Arab Ligue.
Lagjen Habous me tregun e artizanatit maroken.
Xhamia Hassan II, Bulevardi Corniche, Anfa etj.
Pas drekes nisja per ne Marakesh.MARAKESH – Kryeqyteti i Almoraideve i cili id ha emrin Marok-ut ne te kaluaren dhe mbart magjine e tij ne ditet e sotme. Nje Oaz ne kufijte e shkretetires dhe ne kembet e maleve Atlas, ai konsiderohet si  kryeqyteti vezullues i Marok-ut te jugut. Pasdite vizite ne sheshin e famshem Djemaa El Fna. Muzikante, kercimtare, fallxhore, stervites gjarprinjsh, pikturues duarsh, karroca qe shesin leng te ffresket portokalli apo arra te pjekura, te mbledhur te gjithe ne nje spektakel shumengjyresh. Do te vizitoni rrugicat e tij rrethore me dyqanet e vogla qe shesin gjithfarelloj produktesh artizanale. 
Ne mbremje nisja per ne restorantin Chez Ali (chez-ali.com) ku do te serviret darka me gatimet tradicionale marokene nen atmosferen e nje shfaqie fantastike "Fantazia Show"  qe do tu kujtoje perrallat e 1001 nete.Pas darkes kthimi ne hotel. Fjetja ne Marrakech.

07 Mars 2020  :  Marrakech / Nisja ne aeroport
Pas mengjesit nisja per ne Aeroport per te marre fluturimi Marrakesh – Milano. Mberritja ne Milano 14.10. Akomodim ne hotel. Pasdite e lire ne Milano.

08 Mars 2020 : Milano / Tirane

Vizite e qytetit te Milanos , Shopping (Pagese extra 20 euro/person qe perfshin transfertat hotel – qender –  Aeroport )Nisja per ne aeroport ne 16.00. Mberritja ne Tirane ne Darke

Perfshihen ne cmim :

  • Bileta e avionit vajtje – ardhje nga Tirana – Milano - Marrakesh 
  • 5 nete qendrim ne hotel me 4* (Mengjes+Darke)
  • 1 nate ne Milano me mengjes
  • Darka dhe Spektakli ne: "Fantasia Show" ne Marakesh (chez-ali.com)
  • Hyrjet ne monumente dhe muze sipas programit.
  • Transfertat ne aeroport, udhetimi me makine gjate turit dhe guida
  • Transporti I bagazheve ne hotele dhe aeroport


    Ne cmim nuk perfshihen:

  • Pije te ndryshme gjate udhetimeve
  • Shpenzime personale
  • Viza Marokene (proceduren e nxjerrjes se vizes e merr persiper agjensia, 50 Eur)

  • Shtesa te tjera :

    Shtesa per akomodim ne dhome teke – 125 euro
    Shtesa per drekat(4 dreka jashte hoteleve) – 60 euro
    Vizite e brendshme ne Xhamine Hassan II ne Kasablanka – 14 Euro/person

Hotelet qe do te perdoren:

    • Atlas Volubilis 4* FES. (1N Men+Dark)
    • Palm Menara 4*  MARAKESH. (3N Men+Dark)
    • Odysse Center 4* KAZABLANKA. (1N Men+Dark)
    • Milano 4*  (1N. Mengjes vetem)

    Shenim i rendesishem:
    Pasaportat duhet te jene te vlefshme 6 muaj nga data e kthimit pra, 8 Mars.
    Afati perfundimtar per marrjen e vizave eshte 1,5 muaj perpara dates se nisjes, pra 17 Janar 2020.

    Bagazhi i dores ka permasa te kufizuara: 55x45x20 cm (duke perfshire dorezen dhe rotat) Pesha 10 kg

Wurde 8345 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike