Sie sind hierHome »
Arkiva »
Krishtlindjet ne Rome 24 - 27 Dhjetor
Krishtlindjet ne Rome 24 - 27 Dhjetor
Letztes Update
Krishtlindjet ne Rome me avion, guide e plote, Vizite e plote e qytetit, Vatikan
24 - 27 Dhjetor, 2017, 3 Nete (4 dite te plota). Mberritja ne Rome dt. 24 Dhjetor 08.20 (mengjes) Kthimi nga Roma: dt 27 Dhjetor 19.00 (pasdite) Cmimi: 349 Eur Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane.
Guide e plote dhe Shooping.
Vlefshmeria / Disponibiliteti
Vende te vlefshme: 4
Pershkrimi i programit
Dita 1.
Nisja nga Tirana ne oren 06.45. Mberritja ne Rome ne oren 08.20. Transferta me autobus nga aeroporti ne qender. Vizite ne lagjen Trastevere, nje lagje mesjetare me labirintet e rrugicave dhe mozaiket eshte nje nga bukurite e fshehura te Romes.
Rugicat gjarperuese me kafene, lokale, dyqane te vogla suveniresh te cojne ne sheshin kryesor Shen Maria. Vizite ne Basiliken e Shen Marise, dhe kohe e lire.
13.00 Transferta per ne hotel. Marrja e dhomave. pushim per dreke.
Pasdite mund te dalim ne qender te qytetit per te shijuar atmosferen festive te Vigjiljes se Krishtlindjeve.
Mbremje e lire
Dita 2.
Pas mengjesit do te fillojme turin: Roma e Lashte. (Me autobus)
Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per te perfunduar ne Piazza del Popolo .
Kthimi ne hotel ne mbremje. (Me autobus)
Dita 3.
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte. (Me autobus)
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit.
Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes.
Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te Romes por te gjithe Europes, Fontana di Trevi, Piazza Spagna, Trinita dei Monti etj.
Pasdite e lire, kthim ne hotel ne mbremje. (Me autobus)
Dita 4.
Pas mengjesit kohe e lire ose vizite me kembe ne zonen afer hotelit: Kisha Santa Croce ne Jeruzalem, San Giovani in Laterano, Scala Santa, Piazza Vittorio Emanuele II. Kohe e lire per Shopping
16.00 Nisja (Me autobus) per ne aeroport per fluturimin e kthimit. Avioni drejt Tiranes niset ne 19.00.
Cfare Perfshihen
Fluturimi me avion vajtje-ardhje
3 nete akomodim me mengjes ne hotel
Transfertat aeroport / hotel / aeroport
Guida me autobus dhe kembe sipas programit
Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
Taksa e hotelit ne Rome, Total 12 Eur/personi. (Pagohet ne Recepsion diten e fundit kur merret pasaporta)
Drekat dhe darkat, Hyrjet ne muzeume.
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 45 Euro.
Shenim: Bagazhi i lejuar per kete udhetim eshte: 1 Bagazh deri ne 20 kg ne bagazh te avionit + 1 bagazh 10 kg ne dore.
Ne cmim nuk perfshihet: Taksa e hotelit ne Rome, Total 12 Eur/personi. (Pagohet ne Recepsion diten e fundit kur merret pasaporta).