Sie sind hier Home » Arkiva » Udhetim ne Dubai, 29 Prill, 8 Dite

Udhetim ne Dubai, 29 Prill, 8 Dite

Letztes Update
Udhetim ne Dubai, Prill 8 Dite
Udhetim ne Dubai, Prill 8 Dite

Dubai 8 Dite, 29 Prill - 6 Maj, Tur ne grup me guide, Fluturim Direkt

Pakete e plote, VIZA dhe EKSKURSIONET E PERFSHIRA
Datat: 29 Prill - 6 Maj 2021, 8 Dite
Cmimi 849 Eur, Akomodim 7 Nete.
Hotel 4*, mengjesi i perfshire.
Fluturim Direkt nga Tirana, bagazhe te plota, ushqimi ne avion i perfshire
Udhetim ne grup me guide dhe shoqerues nga agjensia.

Disponibiliteti

Tur i konfirmuar, vende te vlefshme: 10+


Oraret e fluturimit:


Tirana - Dubai: 29 Apr: 14:30 - 21:55
Dubai - Tirana: 06 Maj: 09:35 - 13:30

Dita 1. 29 Prill

Nisja nga Tirana me avion ne 14:30 dhe mberritja ne Dubai 21:55. Fluturim direkt. Bagazhet e plota te perfshira ne cmim dhe ushqimi ne avion. Transferta ne Hotel. Akomodimi ne hotel. 

Dita 2. 30 Prill

Mengjesi ne Hotel. Pas mengjesit do te vazhdojme turin Dubai i Ri me autobus dhe guide lokale 5 ore, duke do të ndaluar ne objektin me te larte ne bote (per te bere foto) te ndertuar nga dora e njeriut, "korniza". Ne Ishujt Palm - mrekullia e tetë e botës ku do te ndalojme per foto në Atlantis. Ndërsa vazhdojme përgjatë vijës bregdetare per te ndaluar në Plazhin Jumeirah per te bere foto të Burj Al Arab - hoteli i vetëm me 7 yje në botë me Gjirin e Arabisë në  sfond. Me tutje do te vizitojme  "Xhaminë Blu" të Jumeirah (vizita brenda përfshihet falas nëse lejohet nga autoritetet - normalisht ditët zakonisht eshte pa kufizime). Një ndalese per foto tek xhamia Jumeirah. Shijoni pamjet e bukura të Dubait modern ndërsa udhëtoni përgjatë Marina Dubai dhe Kullat e liqenit Jumeirah. Duke udhetuar pergjate detit blu, do te shikojme Syrin e Dubait, - Ain Dubai. Vizite në qendër të qytetit, ku kulla më e lartë në botë. Me tej do te vahdojme, Tur ne Dubai Vjeter nje jep pasqyrë te plote në qytetin e vjetër të Dubai, jeta e arabëve para epokës se naftës dhe zhvillimet moderne të qytetit Dubai. Historia, tradita dhe kultura janë të gjalla ndërsa ecni nëpër rrugët e ngushta të Al Fahidi. Muzeu i Dubait i vendosur në fortesën Fahidi tregon artefaktet, poçeri, antike, varre dhe armë. Ju do të eksploroni atmosferën e tregjeve dhe shtëpive tradicionale - Me tej ne Bastakiya, do te vizitojme kullat e erës që dikur ishte sistemi antik i ftohjes për shtëpitë lokale. Do te ecim ne fshatin zhytës, ajo qe ka mbetur nga fshati i Beduinëve, lagjia Shindaga - lagjia me e vjeter e Beduineve. Do te ecim nëpër tregun e tekstileve të quajtur Meena Bazaar dhe Souk Al Kabeer të cilat ende duken si tregje te shekullit te 19-të. Një shëtitje e hollësishme përmes Jewel of Arabia, një nga fshatrat më të bukura dhe tradicionale arabe, dyqane, restorante të vendosura në portin e Dubait. Ambienti dhe pamja janë kaq tradicionale sa qe mund te merrni një udhëtim në varka tradicionale Abra përtej portit të Dubait, këto varka ishin një mënyrë e rëndësishme transporti në të kaluarën. Do te ecim përmes tregut te floririt, vendi më i mirë për të blerë arin, dhe shikoni shfaqjet e gurëve të çmuar, perlat, diamantin, argjendin, dhe arin. Aroma në pazarin e erëzave të Dubait ju tërheq që të blini erëza, parfume, çokollatë deve, etj. Shumëllojshmëria e suvenireve është një kënaqësi për sytë tuaj. Me tej do te vazhdome pergjate pallatit të sundimtarit të Dubait - Zabeel Palace. Mbasdite kthimi ne Hotel. Darka e lire.

Dita 3. 1 Maj

Pas mengjesit : Vizitë në "Kopshtin e Mrekullive". Vizitoni kopshtin më të bukur në botë - Kopshti Dubai Miracle.
Duke parë kopshtin në lulëzim të plotë me 150 milion lulet e tij të rregulluara në harqe shumëngjyrëshe, modelet, dhe format e panumërta që ato formojnë, janë me të vërtetë madhështore.

Dita 4. 2 Maj

Safari ne Shkretetire , Desert Safari . Ne cmim perfshihet: Marrja dhe kthimi nga hoteli + BBQ darke. Duke udhetuar rreth 75 km ne veri te vendit do ti afrohemi dunave te Dubait. Duke perdorur makinat 4x4 ne dunat e reres do te beheni pjese e kesaj aventure. Pasi ti ngjitemi dunave me rere ngjyre floriri, do te arrijme ne mes te shkretetires ne te vetmin Kamp ne shkretetire 5* Majlis. Snaks dhe pije te ndryshme do tju afrohen ju duke shijuar perendimin e diellit. Me tej do te vazhdoje darka me BBQ, me spektakel live, zjarre, belly dancer etj.
Ne darke transferta per ne hotel.

Dita 5. 3 Maj

Pas mengjesit, vizite me autobus: Ngjitje në Ndërtesën më të lartë ne bote: Burj Khalifa, kati 124, Ketu do te shijoni pamjet e mrekullueshme te Dubait. Prane Brurj Kalifes mund te vizitohen: Akuarjumi dhe Zoologjik, shoping ne Dubai Mall.

Dita 6. 4 Maj

Pas mengjesit ekskursioni: Korniza e Dubait, nje ekspozite e pajisur me multimedia, ku pershkruhet gjithe historia dhe fazat e Dubait nga nje fshat peshkataresh ne nje metropol modern. Ky eshte nje nga atraksionet e ndertuar se fundmi ne Dubai. Muzeu pervec pamjeve te mrekullueshme ofron 3 Galery: Dubai i Vjeter, Dubai i Tanishem dhe Dubai i ardhshem.

Ne darke program:  Darkë ne anijen Dhow + transferta vajtje-ardhje. Një tur emocionues dhe i paharrueshëm dhe nje nga atraksionet kryesore në Dubai - Anija Creek Dhow me darkë është një kënaqësi e shkëlqyeshme, një mënyrë për të shijuar një darkë ekskluzive orientale e tipit bufe në një anije prej druri. I ndërtuar ashtu si një restorant standard me 5 yje ju do te shijoni nje darke pergjate lundrimit në Dubai. Ndërsa udhëtoni përgjatë brigjeve, do te shikoni arkitekturen antike te ruajtur mirë në njërën anë të kanaleve. Ana tjetër permban  disa nga kryeveprat më moderne të arkitekturës. Rreth ores 22,45 Transferimi për në hotel.

Dita 7. 5 Maj

Pas mengjesit dite e lire per plazh ose shoping. Zona me e bukur per plazhe, jane plazhet e Jumeira-s.

Dita 8. 6 Maj

Ne mengjes reth ores 06.30 do te nisemi per ne aeroport.
Fluturimi Dubai - Tirane  09:35 - 13:30

Ne pakete perfshihen:

  • Bileta vajtje-ardhje Fluturimi direkt, Tiranë - Dubai.
  • Transferim Aeroporti - Hotel - Aeroport
  • Hotel 4* mengjesi i perfshire
  • Viza turistike
  • Dubai City Tour me autobus + Guide lokale
  • Turi i Safarit me BBQ
  • Turi i Dhow Cruise me darke ne anije.
  • Burj khalifa Tur ne katin 124
  • Bagazhet dhe ushqimi ne avion i perfshire ne cmim.
  • Siguracioni shendetit per COVID-19
  • Taksat Turistike ne hotel

Ne pakete nuk perfshihen:

  • PCR Covid Test (Negativ) 72 oret e fundit (nga 6000 lek)
  • Shpenzimet personale, drekat dhe darkat.
  • Ekskursionet opsionale
Wurde 2281 mal gelesen

Kommentare

  • Es gibt keine Kommentare zu diesem Artikel.
 
Bitte warten ...

Sie haben keine Berechtigung Kommentare zu schreiben. Bitte anmelden.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike