Fluturim me avion tranzit Stamboll, 3 dite per te eksploruar Kapadokian
Datat: 2-4 Prill, 2022
Cmimi: 370 Eur. Mengjes+Darke
2 Nete/3 Dite, Fluturim me Pegasus Airline, me tranzit nga Stambolli.
Mengjes+Darke, Guide e plote e Kapadokias.
Akomodimi: Hotel 5*. Bagazhet e Perfshira.
Oraret e Fluturimit:02/04/2022 Tirane - Kapadokia 02:40-05:15 dhe 07:35-08:55
04/04/2022 Kapadokia - Tirane 18:05-19:30 dhe 00:05-00:55
Dita 1: Nisja nga Tirana në 02.40, Mbërritja në Kayseri në 08.55. Transfertë me Autobus për në Kapadokia (reth 1 ore rruge). Do fillojme direkt me viziten: Goreme Open Air Museum. Ne kete muze te hapur ne natyre do te afrohemi afer vendbanimeve te hershme ne shpella te germuara ne shkembinjte e fshatit Goreme, dhe me me vlere jane kishat e ndertuara brenda ne shpella ku ruajne dhe sot afresket me ngjyrat reale qe nga koha e Bizantit. Dreka ne nje nga restorantet me te mire ne Goreme. Pasdite vizite Passabagi, Devrent Deresi.
Dita 2: 05.00 Nisja drejt Balonave fluturuese. Cmimi 100 Eur. Fluturimi zgjat 1 ore. Kthimi ne hotel 09.30. Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit dite e plote vizite e qytetit, Vizite ne shkembinjte e Uchisar dhe lendina e Pellubave. Me tej do te vazhdojme me viziten ne qytetin nentokesor Derinkuyu. Germimet e hershme per te jetuar te mbrojtur shkojne deri ne 8 kate nentoke. Eshte nje eksperience unike ne bote dhe e paharrueshme per cdo kend. Dreka ne nje nga restorantet e zones. Reth ores 18.00 do te shkojme ne "Lendinen e Kuqe", ku do te shikojme perendimin e diellit duke e vrojtuar nga maja e kodres duke shijuar nje gote caj apo vere. Fjetje dhe Darkë në hotel.
Dita 3: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit vizite ne qytetin Avanos pergjate lumit te kuq, i njohur per prodhimet e poceve te baltes, dekorimeve me qeramike, kohe e lire per shoping ne dyqanet e suvenireve. dreka ne Avanos. 14.00 Transfertë me autobus për në Aeroport.
18.05 Fluturimi për në Tiranë. tranzi stambolli. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 00.55
Në Cmim përfshihen:
- Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll – Kayseri -Stamboll – Tiranë.
- Fjetje në Hotel 5 yje në Cappadocia.
- Ushqimi: MENGJES+DARKE
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
- Shoqërues dhe guide për të gjithë ditët e qëndrimit
Në pagesë nuk përfshihen:
- Fluturimi me Balone 100-150 eur/person
- Siguracioni në Udhëtim
- Testi i Covid-19
- Pijet gjatë Darkes
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume