Vizitohen: Firenze-San Gimignano-Siena-Chianti-Piza. Fluturimi Tirane-Firence dhe Piza-Tirane.
Datat: 9-12 Tetor 2020 - 3 Nete/4 Dite (te plota).
Cmimi: 460 Euro
Fluturimi Tirane-Firence (nisja 07.00) / Pisa - Tirane (nisja 19.40)
Tur i plote i Toskanes, vizite ne Firence, San Gimignano, Siena, Chianti, Piza.
Programi
Dita 1: E Premte. Tirane-Firence
Nisja nga
Tirana me avion ne 07:00. Mberritja ne aeroportin e Firences ne 08:40, dhe nisja per
ne Piazzale Michelangelo. Me pas, me autobus do te transferohemi ne qender dhe
nga aty vizita vazhdon me kembe. Qyteti I Firences terheq miliona turiste cdo
vit, dhe UNESCO e deklaroi Qendren Historike te Firenzes nje trashegimi
boterore ne vitin 1982. Ky qytet njihet per kulturen e tij, artin dhe arkitekturen e Rilindjes, dhe
monumetet. Qyteti gjithashtu ka nje numer te madh muzeumesh dhe galerish, si
psh. The Uffizi Gallery dhe Palazzo Pitti, dhe ende ushtron nje ndikim te madh
ne fushat e artit, kultures dhe politikes. Per shkak te trashegimise artistike
dhe arkitekturore te Firenzes, eshte njohur si nje nga qytet me te bukura ne
bote.
Rreth ores
18:00-19:00 do te bejme transferimin ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.
Dita 2: E Shtune. San Giminiano - Chianti - Siena
Pas mengjesit ne hotel, ne oren 08:30 do te behet nisja me autobus per ne San Gimignano, Qyteti i Kullave te bukura ndodhet ne Toskana, 56km ne jug te Firences. Ai sherbeu si pike lidhje e rendesishme per pelegrinet qe udhetonin drejt ose nga Roma ne rrugen Francigena. Familjet patriciane qe kontrollonin qytetin ndertuan afro 72 shtepi-kulla (disa te larta deri ne 50m) si simbole te pasurise dhe fuqise se tyre. Edhe pse vetem 14 kane mbijetuar, San gimigniano ka ruajtur atmosferen dhe pamjen e tij Feudale. Qyteti gjithashtu ka disa kryevepra te artit Italian te shekullit 14-15. Brenda mureve te qytetit ndertesat e ruajtura mire perfshijne shembuj te arkitektures romake dhe asaj gotike, me ndertesat mbreslenese laike dhe kishat. Ky qytet eshte gjithashtu I njohur per shafranin, Proshuten e Arte, dhe veren e tij te bardhe, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji I vjeter I rrushit Vernaccia I cili rritet ne kodrinat ranore te zones.
Pas vizites ne qytetin e San Gimignanos do te jene rreth
dy ore te lira per kafe ose per te ngrene.
Me pas do te vizitojme zonen e Chiantit, e cila eshte nje nga me te bukurat ne
te gjithe Toskanen, gjithashtu edhe me e njohura dhe e vleresuara nga vizitoret
nga e gjithe bota. Peisazhet e Chiantit jane kaq te bukura dhe te vecanta sa
frymezojne shume fotografe te cilet i kthejne ne kartolina apo kalendare.
Megjithate Chianti nuk eshte thjesht nje rajon i bukur dhe i njohur i Toskanes,
por ai eshte gjithashtu nje lloj vere shume e mire. Shijimi i kesaj vere eshte
dicka qe duhet ta provoni patjeter ne Chianti. Ka shume lloje vererash qe prodhohen
ne kete vend, secila me shijen e vet te vecante.
- 6 tipe vererash te zones (Vere e bardhe, e kuqe, dhe me gas)
- Sallam toskane, Dhjath dhie te zones, brusketa me vaj ullirri extra vergine, acceto Balsamiko te Modenas, dhe vaj tartufi
- Embelsire: Cantucci dhe Vinsanto (Biskota me bajame dhe shurup vinsanto)
- Raki Grapa.
Pas dreke do te vizitojme Sienen. Qendra historike e Sienes eshte deklaruar nje trashegimi boterore nga UNESCO, dhe eshte nje nga vendet turistike me te vizituara. Siena eshte e njohur per kuzhinen e saj, artin, muzete, peisazhet mesjetare te qytetit dhe Palio-n, nje gare me kuaj qe behet dy here ne vit.
Nje nga vendet per tu pare ne Siena eshte dhe Palazzo Pubblico, i cili eshte nje pallat qe daton ne vitin 1287 dhe u ndertua si nje shtepi per qeverine republikane te qytetit.
Nje tjeter atraksion turistik eshte Piazza del Campo, nje nga sheshet mesjetare me te bukura te Europes, ne formen e nje guacke i cili ka shume monumente qe e rrethojne. Midis tyre eshte edhe Torra del Mangia, e cila ishte nje nga kullat laike me te gjata ne Italine mesjetare.
Mbasdite do te behet kthimi me autobus ne hotel.
Akomodimi ne Firenze.
Dita 3: E Diele. FirenceDo te ndjekim procesionin qe organizohet te Dielen e pashkes ne sheshin e Duomos "Shperthimi i karroces".
“Shperthimi I Karroces” eshte procesioni tradicional qe zhvillohet ne qytetin e Firences te Djelen e Pashkes qe prej 350 vjetesh. Nje Karroce 9 meter e larte , e ndertuar qe ne 1622 , e terhequr nga dema te bardhe te zbukuruar me lule dhe e pasuar nga muzikante, kalores dhe figura te tjera me kostume historike mesjetare shetisin neper rruget e qytetit deri tek Katedralja S. Maria Del Fiore ku ne oren 11.00 perfundon ne nje shperthim spektakolar fishekzjarresh.
Historia e ketij rituali fillon qe nga viti 1099 me tre guret e strallit te sjelle nga Izraeli, por per te mesuar me shume duhet te merrni pjese ne procesion.
Dhe... nese rituali i shperthimit te karroces shkon shume mire, dhe te gjitha fishekzjarret ndizen, ateher nje vit i mbare dhe i begate ju pret perpara...
Dita 4: E Hene. Piza - Shoping - Aerorport
Ne oren 10:00 do te behet nisja per ne Piza bashke me bagazhet. Para se te arrijme ne Pisa do
te keni 3 ore te lira per te bere shopping, dhe me pas do te vazhdojme me
viziten. Pisa eshte kryeqyteti I provinces se Pises. Megjithese Pisa eshte I
njohur per kullen e saj qe anohet, ky qytet perfshin me shume se 20 kisha te
tjera, disa vende mesjetare, dhe ura te ndryshme. Ne kete qytet
ndodhet gjithashtu dhe Universiteti i Pises, i cili ka nje histori qe prej
shek. 12 dhe Scuola Normale Superiore di Pisa, e themeluar nga Napoleoni ne
1810.
Ne oren 17:00 do te behet nisja nga Pisa per ne areoport. Fluturimi nga
Firenze ne Tirane ne 19:40 dhe mberritja ne Tirane ne 21:20.
- Fluturimi me avion vajtje-ardhje.
- 3 nete akomodim me mengjes ne hotel ne Firence
- Transfertat aeroport / hotel / aeroport
- Shetitjet me autobus sipas programit.
- Guida sipas programit
- Shoqerues dhe asistence nga agjensia
- Hyrjet ne muzeume.
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”.
- Bakshish per shoferin e autobuzit 5 Eur/personi.
- Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 59 Euro.
Ne pakete perfshihen:
Ne pakete nuk perfshihen:
Rezervo
Oferta te ngjashme
- Prage - Karlovy Vary, 29 Tetor-1 Nentor 2020
- Izrael 6 dite 5-10 Nentor 2020
- MAROK, Qytetet Perandorake 26 Nentor - 2 Dhjetor
- Paris 17-20 Tetor 2020
- MTI TRAVEL COVID-19
- Andaluzia, guide e plote, Nentor 2020
Komente
Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.