Ju jeni ketu Home » Arkiva » 3 Kryeqytetet e Skandinavise 7-11 Shtator 2019

3 Kryeqytetet e Skandinavise 7-11 Shtator 2019

Modifikimi i fundit
Skandinavia 7-11 Shtator 2019
Skandinavia 7-11 Shtator 2019

CMIMI 780 Euro, Fluturim me avion Tirane-Stokolm dhe Kopenhagen-Tirane

Stockholm - Oslo - Kopenhagen
Datat: 7-11 Shtator 2019
Cmimi: 780 Eur.
Fluturim me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane ( Me tranzit ne Beograd)
Udhetim me Tren Stockholm - Oslo.
Udhetim gjate nates me Krociere: Oslo-Kopenhagen.

Vlefshmeria / Disponibiliteti

Ky tur eshte i konfimruar. Vende te lira: Ezauruar..

Pershkrimi i Programit

Dita 1, 7 Shtator

Nisja nga Tirana me avion 04.20. Mberitja ne Stockholm ne 09.25.
Direkt nga aeroporti nisje me autobuz per te vizituar qytetin. Do te vizitojme fillimisht Ishullin Djurgarden. Ky ishull eshte nje vend i admiruar si nga vendasit ashtu dhe nga turistet. deri ne shekullin e 15 ka qene nje kopesht mbreteror. ne kete ishull ndodhen disa nga muzete me te njohur te Stokolmit: Museu Vasa, Museu i ABBA-ve, Museu i hapur ne natyre Skansen etj. Ne do te vizitojme nga brenda museum Vasa, ku ndodhet e ekspozuar anija mbreterore e mbytur ne shekullin e 17 dhe e nxjerre nga deti ne shekullin e 20, si dhe museun Skansen. Ndersa museu i ABBA-ve eshte i lire, mund ta vizitoje secili sipas deshires. Kohe e lire per dreke ne ishullin Djugarden. Mbas drekes do te largohemi nga ishullim duke marre anijet e linjave te rregullta per te dale ne bregun perballe, ne qytetin e vjeter "Gamla Stan". Pjesa me e bukur e qytetit te Stokolmit, rrugicat e ngushta te qytetit mesjetar, dyqanet e vogla, restorantet, baret dhe kafenete. Dota perfundojme guiden tone tek sheshi i katedrales, pasi te kemi vizituar katedralen e Stokolmit.
17.00 Transferta ne hotel. Marrja e dhomave. Darka e lire ose dalje ne qender te qyteti me metro te shoqeruar nga guida.

Dita 2, 8 Shtator

Pas mengjesit dorezimi i dhomave. 08.30 do te nisemi drejt Bashkise se qytetit per te vizituar Bashkine e Stokolmit, dhe vizite ne pjesen e re te qytetit. Ne oren 12.30  mund te beheni pjese e ceremonise se nderrimit te rojeve ne pallatin mbreteror. Pak kohe e lire per te vizituar pjesen e re te qytetit, rrugen tregtare dhe pedonalen. Nisja me trenin ne 15.29. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 21.24 Akomodimi ne hotel.
Marrja e dhomave, darka e lire. Mbas darkes, shetitje ne kembe te shoqeruar nga guida. Hoteli i pozicionuar ne qender te Oslo-s.

Dita 3, 9 Shtator

Pas mengjesit 08.30 Vizite e plote e qytetit me autobuz: ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Me tej do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi. Fare prane eshte dhe muzeumi FRAM, i cili mban emrin e anijes qe eksploroi polin e veriut, Antarktiden gjate viteve 1893 deri 1913. Vete anija FRAM eshte e ekspozuar ne mes te muzeumit ku turisttet mund te hypin ne anije, te vizitojne dhomat e saj, madje te provojne dhe veten ne disa dhoma te stimuluara me temperatura deri -20 grade.
16.30 Do te nisemi me Anije per ne Kopenhagen. Ky udhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, muzike live, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.

Dita 4, 10 Shtator

Mengjesi bufe i perfshire ne anije. Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45.
10.00 Nga Terminali i krocerave do te hypim ne nje autobuz per te vizituar per reth 4 ore qytetin ku mund te permendim Pallatin mbreteror Amelienborg (nga jashte), rruget pedonale Strogen Ostergate, Nygate, 1 ore shetitje me anije ne kanalet e Kopenhagenit (bileta 12 Eur). Vizite ne Parkun e argetimit Tivoli (bileta e hyrjes 12 eur) qe jo vetem per te rinjte por per te gjitha moshat ka dicka per te ofruar.  Mbasdite kthimi ne hotel. Marrja e dhomave. Darka e lire.

Dita 5, 11 Shtator

Pas mengjesit mund te vizitojme, keshtjellen Rosenberg, pallati veror i mbreterve te Danimarkes (bileta e hyrjes 13 eur), shetitje apo shoping ne rruget e bukura kembesore: Strogen Ostergate, Nygate, Kopshti botanik ( hyrja falas) etj.
Nisja per ne aeroport 18.00. Fluturimi me avion nga Kopenhageni ne 21.00. Mberritja ne Tirane ne 01.30.

Cfare perfshihen
  • Fluturimi me avion Tirane-Stockholm dhe Kopenhagen-Tirane (Bagazhet e perfshira ne cmim)
  • 4 Nete Akomodimet ne hotele me 3* (1 Nate Stokolm, 1 Nate Oslo, 1 Nate ne Anije, 1 Nate ne Kopenhagen)
  • Udhetimi gjate nates me anije, ne dhoma 2-she.
  • Te gjitha mengjeset Bufe ne Hotele dhe Anije.
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Bileta e trenit Malmo aeroport Kopenhagen
  • Guidad dhe shetitjet me autobus sipas programit
  • Shoqeruesi shqiptar gjate gjithe guides.

Ne cmim nuk perfshihen:

Drekat dhe Darkat
Biletat e hyrjeve ne monumente dhe Muzeume
Biletat e transportit publik per  (metro, tram, bus)
Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen


Foto nga grupet e meparshme

Eshte lezuar 12076 here

Komente

  • Nuk ka komente per kete produkt.
 
Please wait...

Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.

Copyright © MTI TRAVEL - Udhetime, Paketa, Oferta Turistike